E premte, 31 tetor, 2014

Lajme / Bota

Egjipt: Ushtria mobilizon tanket

Tensionet duket se u zbutën pak sot pas përplasjeve të djeshme mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Presidentit Morsi

x

Ushtria egjiptiane vendosi tanket jashtë pallatit presidencial në Kajro dhe u kërkoi protestuesve të largohen. Megjithatë, tensionet duket se u zbutën pak sot pas përplasjeve të djeshme mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Presidentit Mohamed Morsi, në të cilat u vranë pesë persona.

Ushtria ka mobilizuar tanke dhe mjete të blinduara përpara kompleksit presidencial.Pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 350 janë plagosur në kryeqytetin egjiptian gjatë dy ditëve të fundit të dhunës.

Asnjëra praj palëve nuk duket e gatshme të tërhiqet. Një mbështetës i zotit Morsi akuzoi kundërshtarët e presidentit se po organizojnë grusht shteti kundër legjitimitetit të tij.

"Presidenti po ndërmerr hapa të fortë dhe po na udhëheq për të dalë nga ky tunel i errët”, thotë Said Ashour.

Situata sot duket edhe më e tensionuar, për shkak të vrasjeve dhe plagosjeve të djeshme. Luftimet kanë krijuar vështirësi në jetën e përditshme të banorëve.

Dhuna filloi dje kur mbështetësit islamikë të zotit Morsi sulmuan demonstruesit e opozitës, të zemëruar nga një dekret i nxjerrë nga presidenti muajin e kaluar. Mandati i ri i jep Presidentit fuqi të mëdha që e venë mbi sistemin e drejtësisë.

Përplasjet jashtë pallatit presidencial shënojnë herën e parë që rivalët politikë në Egjipt ndeshen me njëri-tjetrin që nga protestat e vitit të kaluar të cilat rrëzuan ish presidentin autoritar të vendit Hosni Mubarak.

Dje, protestat u përhapën edhe në qytete të tjera egjiptiane. Në Ismailia dhe Suez, zyrave të Vëllazërisë Myslimane të zotit Morsi iu vu zjarri.

Protestuesit e opozitës kërkojnë që zoti Morsi ta anulojë dekretin, të cilin ata e shikojnë si uzurpim të pushtetit. Ata janë gjithashtu kundër një projekt kushtetute që sipas tyre është hartuar nga islamistët pa marrë parasysh sugjerimet e laikëve dhe liberalëve.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
07.12.2012 09:27
PRESIDENTI I EGJYPTIT MUHAMED MORSI KERKON TA KTHEJE EGJYPTIN NE FASHIZEM ISLAMIK RADIKAL TE SULLTANEVE TE PERENDORISE OTOMANE DUKE MARE MESIME NGA RADIKALI ISLAMIK ERDOGAN.POR EGJYPTI PO FUTET NE NJE LUFTE CIVILE TE PASHMEGSHME KU DO TE KETE GJAKDERJE TE TMERSHME.ERDOGANI DUHET TI BEJE THIRJE MIKUT TE TIJ MORSI TE HEQE DORE NGA KJO AVENTURE E REZIKSHME PER EGJYPTIN DHE GJITHE VENDET ARABE..


nga: Petrit
07.12.2012 01:21
Ngjarjet ne Egjypt jane pjese e padukshme e politikave allakomunistesh islamike te llojit Erdogan qe kerkojne me c'do cmim te krijoje perandorine islame te sulltaneve.Nj ender e kahareshme per sundim komunisto-islamik ne lindjen e mesme dhe kete e vertetojne levizjet dhe deklaratat e njepasnjeshme te llojit e sojit Erdogan-Mors,etj.
Bashekesia nderkombetare duhet t'i thote NDAL skenareve te tille politiko-ekstremisto-islamik qe mbjellein vetem dhunim e viktima nga pas.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Ebola dhe karantina për punonjësit e shëndetësisë

Organizata “Doktorët Pa Kufij” shprehet se vendosja nën karantinë e punonjësve të shëndetësisë ka efekte negative
Më tepër

E drejta e votës në Teksas

Gjykata e Lartë amerikane kohët e fundit la në fuqi një ligj që u kërkon votuesve në Teksas të tregojnë një dokument identifikimi para se të votojnë
Më tepër

Shtëpia e fantazmave që ngjall ulërima në Virxhinia

Këtë të premte, 31 tetor, është Halloween
Më tepër

Rusia do të rifillojë furnizimin e Ukrainës me gaz

Marrëveshje Ukrainë-Rusi me ndërmjetësimin e BE
Më tepër

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli diskuton në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli diskuton në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Yeoman Warder walks through ceramic poppies that form part of the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" at the Tower of London in London Oct. 29, 2014. Each poppy represents a soldier killed during the WWI.
  • With the crowd of supporters reflected in the windows behind her, Kentucky Democratic senatorial candidate Alison Lundergan Grimes, right, speaks as former President Bill Clinton looks on during a rally in Louisville, Ky.
  • Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a press conference with Chile's President Michelle Bachelet at the Moncloa Palace in Madrid, Spain. Bachelet is on an official visit to Spain.
  • Military helicopters operate during a Greek joint military exercise ''Pyrpolitis'' at the Saronic Gulf, south of Athens.
  • An elderly man walks past a cartoon character painted on a school wall in Suruc, near the Turkey-Syria border, across from the Syrian town of Kobani, Oct. 29, 2014.
  • A worker paints one of the tombs at a cemetery in Manila ahead of the traditional All Souls' day on November 1. Millions across the Philippines will visit cemeteries to pay their respects to their dead.
  • A Hindu devotee pushes the foam away to make space for other devotees to worship the Sun god Surya in the polluted waters of the river Yamuna during the Hindu religious festival of Chatt Puja in New Delhi.
  • Picture taken on Oct. 29, 2014 with low speed exposure shows the class 40 monohulls by night in Saint Malo, western France, before the 10th edition of the Route du Rhum sailing race to start on Nov. 2, 2014.
  • The San Francisco Giants celebrate after Game 7 of baseball's World Series against the Kansas City Royals, Oct. 29, 2014, in Kansas City, Mo. The Giants won 3-2 to win the series.
  • Burlesque dancer Karis Wilde performs with a hoop during the Lucha VaVoom "Night of the Vampire" performance in Los Angeles, California, Oct. 29, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.