E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Evropë

Bashkimi bankar i BE-së, a mund të funksionojë?

x
Madhësia e gërmave - +
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të krijojnë një organizëm të vetëm për mbikëqyrjen e bankave më të mëdha të eurozonës. Ky shihet si hap i parë drejt një bashkimi të plotë bankar të të gjithë eurozonës për të parandaluar një krizë tjetër borxhi. Shefat e financave ranë gjithashtu dakord për t'i dhënë Greqisë një tjetër këst nga paketa e shpëtimit. Por shumë ekonomistë paralajmërojnë se kriza është larg zgjidhjes.

Bankat evropiane në vështirësi u kanë shkaktuar dëme buxheteve të vendeve që përdorin euron dhe udhëheqësit e BE-së prej muajsh po debatonin rreth një bashkimi bankar.

Dje, ata bënë një hap që i afroi drejt këtij qëllimi, duke nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një organizmi i cili do të mbikqyrë 200 bankat më të mëdha të eurozonës, për të mos lejuar një përsëritje të krizës financiare të 2008-s.

"Marrëveshja e sotme ishte një sukses; ne mendojmë se ky është një përparim i vërtetë, që hap mundësinë për përmirësime në të ardhmen," thotë Pierre Moskovici, ministër francez i financave.

Të 17 vendet që përdorin euron janë duke ecur drejt një bashkimi të plotë bankar, por që ka ndikime më të gjera, thotë Spiros Economides i Shkollës Ekonomike të Londrës.

"Një bashkim bankar është hapi i parë drejt integrimit fiskal, i cili është hapi i parë drejt një autoriteti politik qendror. Të tjerë mund të thonë jo, mund të thonë se duan një bashkim më elastik, të modeluar ndoshta në atë që ne kemi tani, që është e bazuar te tregu."

Sipas marrëveshjes, duke filluar nga viti 2014 Banka Qendrore Evropiane do të mbikëqyrë bankat me asete prej më shumë se 39 miliard dollarësh. Banka Qendrore do të ndërhyjë edhe në bankat e vogla sapo të duken shenja se ato kanë probleme. Kjo është të heqësh dorë nga autoriteti kombëtar, thotë Economides.

"Unë mendoj se ka një debat të madh në lidhje me atë se çfarë lloj Europe duam të shohim në të ardhmen. Nuk ka lidhje thjesht me këtë krizë, por lidhet me ekzistencën e një lloji të caktuar Evrope."

Për të gjallëruar më tej euron, ministrat e financave autorizuan një këst prej 44 miliard dollarësh nga paketa e shpëtimit për Greqinë.

Por kjo nuk do të zgjidhë krizën e borxhit grek, thotë Sony Kapoor, drejtor i institut Re-Define për politikat evropiane.

"Nuk duhet të harrojmë se këtë plagë e kemi shkaktuar ne vetë dhe për fat të keq ky cikël do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm."

Zoti Kapoor thotë Bashkimi Evropian humbi një mundësi për të shëruar bankat e sëmura.

"Kur dolën problemet me bankat spanjolle ne bisedonim në mënyrë abstrakte për të thyer lidhjen mes bankave dhe shteteve, ndërkohë që bankat e dobëta po shkaktonin falimentimin e buxheteve dhe anasjelltas. Ne dështuam plotësisht në këtë aspekt."

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shpresojnë se bashkimi bankar ose mekanizmi mbikëqyrës do të themelohet pa nënshkrimin e traktateve të reja. Por analistët politikë paralajmërojnë se në vitin 2013 do të ketë negociata më të ndërlikuara.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.12.2012 17:52
IDE TEPER E ZGJUAR E BE PER KRIJIMIN E NJE ORGANIZMI PER MBIKQYRJEN E BANKAVE TE EUROZONES.UNIFIKIMI I TE I TE GJITHE ALLKAVE TE QEVERISJES TE EUROZONES KJO DO TA BEJE EUROZONEN KREDIBEL ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive