E mërkurë, 01 tetor, 2014

Lajme / Ekonomi

Ekonomia e Spanjës

x
Al Pessin
Spanja thotë se recesioni ekonomik i vendit po thellohet. Banka Qendrore e vendit tha sot se ekonomia vendit është tkurrur gjatë periudhës korrik-shtator, për tre-mujorin e pestë radhazi. Po ashtu numri i të papunëve në Spanjë është rritur, duke arritur shifrën e 25 për qind të popullsisë së aftë për punë. Analistët thonë se raporti më i fundit ekonomik mund të përbëjë një presion të ri për kryeministrin Mariano Rajoy, që ai të kërkojë ndihmën ndërkombëtare, duke ju bashkuar Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, që kërkojnë paketa ndihmash nga fqinjët e tyre evropianë.

Banka Qendrore Evropiane thotë se do të blejë një sasi të pakufizuar stoqesh, për t’i ardhur në ndihmë vendeve të prekura më rëndë nga borxhi në bllokun prej 17 vendesh. Deri tani, kryeminsitri spanjoll i ka rezistuar ndihmës nga jashtë.

Ndërkohë, kryeministri grek Antonis Samaras u takua me aleatët e koalicionit qeveritar, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mbi masat e ashpëra ekonomike, që i kanë kërkuar vendit udhëheqësit  ndërkombëtarë, para se të bien dakord të japin segmentin e dytë të ndihmës për vendin. Greqia është takuar me huadhënësit që nga korriku, por bisedimet kanë ngecur për shkak të kushteve të huadhënies.

Ekonomia e Spanjës është ka rënë ndjeshëm, duke u kthyer nga një prej vendeve më të begata të Evropës, në një prej vendeve më të dëshpëruara. Kur korporatat dhe individët nuk mund të paguanin borxhet e mëdha të marra gjatë viteve të begatisë, qeverisë iu desh të ndërhynte për të ndihmuar, por tani, vetë qeveria mund të ketë nevojë për ndihma nga Evropa.

Në një mëngjes kohët e fundit në një zyrë papunësie në Madrid, radha shtrihej përreth ndërtesës. Këta janë disa prej 25 për qind  të papunëve spanjollëve.  

“Kohën, që unë e kaloja me fëmijët, tani duhet t’ia kushtoj gjetjes së punës, veçanërisht në teknologjinë e informacionit. Për mua kjo është një botë e re dhe kam nevojë t’i kushtoj shumë kohë”.

“Për një grua 47 vjeçare të divorcuar është e pamundur të paguajë këstin e shtëpisë dhe të paguajë për shpenzimet e fëmijëve”.

“Do të desha të krijoja familjen time, por situata nuk më lejon ta bëj këtë”.

Tek zyra e papunësisë, njerzit presin të mbushin formularët për të vazhduar përfitimet nga papunësia dhe për të gjetur punë. Por vendet e punës janë të pakta në Spanjë, ku industria e ndërtimit është bllokuar, madje edhe bizneset e pasura nuk mund të marrin kredi që të zgjerohen.

Në sindikatën më të madhe të Spanjës, zyrtari i lartë Manuel Bonmati thotë se rradhët e të papunëve ka të ngjarë të mbeten të gjata.


“Përkeqësimi i gjendjes nuk është mundësi, por një realitet që do të ndodhë.  Perspektivat e zhvillimit ekonomik në Bashkimin Evropian janë paralizuar”.

Në disa pjesë të Madridit, është vështirë të vësh re se vendi përballet me krizë ekonomike, megjithatë spanjollët po shpenzojnë më pak dhe shumë prej tyre kanë humbur punën ose u është ulur roga.

Udhëheqësit e Spanjës po kundërshtojnë një paketë ndihmash nga Bashkimi Evropian për të ulur koston e huamarrjes dhe për të ndihmuar rikthimin e zhvillimit ekonomik sepse një gjë e tillë do të kufizonte opsionet e tyre politike. Por disa ekspertë thonë se udhëheqësit spanjollë nuk duhet të presin shumë gjatë. Guntram Wolff, është me organizatën evropiane Bruegel në Bruksel.

“Ata nuk duhet ta humbasin shansin për të vepruar. Dhe ky moment mund të jetë tani, sepse tani udhëheqësit spanjollë mund të kalojnë nga një pikë e fuqisë relative dhe të përcaktojnë më së miri se çfarë duhet të bëjnë”.

Kjo është diçka e lehtë për t’u thënë, por politikisht më vështirë për t’u bërë, si për udhëheqësit spanjollë ashtu edhe për homologët e tyre në ekonomitë më të fuqishme evropiane.
Por profesori i ekonomisë, Federico Steinberg beson se ata do të bien dakord.

“Eurozona pa Spanjën nuk besoj se mund të mbijetojë. Dhe në fund të fundit, ata do të arrijnë një mënyrë për të shpëtuar euron dhe kjo kërkon që të shpëtohet edhe Spanja”.
Dhe kjo nuk mund të bëhet shpejt sa duhet për miliona të papunë të Spanjës, shumë prej të cilëve janë pa punë për vite.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Presidenti Obama takohet me kryeministrin e Indisë

Presidenti Barak Obama dhe Kryeministri i Indisë Narendra Modi thonë se ata kanë rënë dakord për "të thelluar" dhe "zgjeruar" partneritetin mes dy vendeve të tyre.
Më tepër

Diagnostikohet rasti i parë i Ebolës në SHBA

Kreu i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Dr. Tom Frieden, konfirmoi të martën se virusi që mund të jetë vdekjeprurës u gjet në një burrë i cili ishte infektuar në Liberi.
Më tepër

Problemet me Shërbimin Sekret amerikan

Shefja e Shërbimit Sekret amerikan tha se shkelja e fundit e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është e papranueshme
Më tepër

Shqipëria dhe Bashkimi Europian

Rumbold: "Shqipëria ka nevojë të dyfishojë përpjekjet për të shtuar rezultatet e, po ashtu, duhet të rivendoset dialogu politik në parlament.
Më tepër

Kosovë: Vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje të ngërçit

Të enjten parlamenti pritet të mblidhet për të vazhduar seancën e cila është ndërprerë dy herë radhazi për shkak të dështimit për të zgjedhur kryetarin e tij
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Vehicles drive by as a display of Aurora Borealis (Northern Lights) is seen north of the Arctic Circle, over the village of Mestervik in northern Norway.
  • Visitors walk under the umbrellas on display over Cheonggye stream during a campaign to raise money to help underprivileged children in Seoul, South Korea.
  • An injured boy sits next to another near a site hit by what activists said was a barrel bomb dropped by forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad in Sheikh Khodr area in Aleppo.
  • Pro-democracy demonstrators gather for the third night in Hong Kong to demand full universal suffrage after Beijing said it would allow elections for the semi-autonomous city's next leader in 2017 but would vet the candidates.
  • Independent humanitarian medical group Medecins Sans Frontieres (MSF) personnel carry a man suspected of having the deadly Ebola virus inside MSF's Ebola isolation and treatment center in Monrovia, Liberia.
  • Syrian Kurds get into a truck after crossing the border between Syria and Turkey. Several mortar rounds hit both side of the southeastern town of Suruc, in the Sanliurfa province.
  • German fashion designer Karl Lagerfeld (C) acknowledges the public as Brazilian model Gisele Bundchen (back-C) speaks through a megaphone while she and other models fake a demonstration as they present creations for Chanel 2015 Spring/Summer ready-to-wear collection fashion show at the Grand Palais in Paris, France.
  • China's Gao Xinglong competes in the men's long jump final at the 17th Asian Games in Incheon, South Korea.
  • Aerial view of a river in Peru's Amazon region of Loreto
  • An Indian electrician arranges loudspeakers during a Dusshera festival loudspeaker competition ahead of the forthcoming Dusshera festival in Allahabad.
  • Firefighters take part in a training at an underground gas storage depot in the village Opari, some 70 kms south-west from Lviv, Ukraine.
  • A school of fish swim in a fish tank during the inauguration of the aquarium of Sevilla, Spain.
  • This long exposure picture shows vehicles on roads during rush hour on the eve of the National Day holidays in Shanghai, China.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.