E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

150 vjet Proklamatë e Emancipimit

Dokumenti i rrallë që mban firmën e Presidentit Linkoln, u jep lirinë skllevërve të shteteve jugore

x
Madhësia e gërmave - +
Këtë vit Shtetet e Bashkuara shënojnë 150 vjetorin e Proklamatës së Emancipimit, një dokument i nënshkruar nga Presidenti Abraham Linkoln që u jepte lirinë skllevërve të shteteve të Konfederatës. Në atë kohë Konfederata kishte hyrë në luftë me Unionin për t’u shkëputur nga Shtetet e Bashkuara. Proklamata hyri në fuqi më 1 janar 1863.
 
Kohët e fundit Arkivat Kombëtare ekspozuan për publikun një kopie të Proklamatës së Emancipimit. Ky është një dokument tepër i rrallë, pasi është nënshkruar nga Presidenti Linkoln dhe mban gjurmë të vulës presidenciale.

Megjithëse dokumenti nuk arriti të lironte skllevërit në të gjithë vendin, Reginald Washington, një specialist i dokumentave historike në Arkivat Kombëtare, thotë se proklamata hapi rrugën për Amendamentin XIII, i cili e nxori jashtë ligji skllavërinë. Ai foli në një aktivitet për shtyp me rastin e ekspozimit të dokumentit:

 “Proklamata solli ndryshime rrënjësore, thjesht me një lëvizje të penës së Linkolnit, duke e shndërruar në moment luftën për të mënjanuar ndarjen e vendit, në luftë për liri njerëzore. Për afro 4 milionë skllevër në zinxhirë, ajo shërbeu si simbol shprese dhe u dha forcë bindjeve të tyre se për ta lufta ishte beteja për të siguruar lirinë”.

Në rrugëtimin e Shteteve të Bashkuara drejt një bashkimi më të mirë dhe më demokratik shtetesh, proklamata mban një vend me peshë, shpjegon studiuesi Washington:
             
“Proklamata konsiderohet nga shumë historianë dhe studiues si një ndër dokumentat më të rëndësishëm në historinë njerëzore. Disa historianë e rendisin përkrah Deklaratës së Pavarësisë, si një ndër dokumentat më me peshë në historinë e Shteteve të Bashkuara”.


Ekspozimi i dokumentit është një mundësi e rrallë për të apasionuarit e historisë që duan të shohin një relike të Amerikës së shekullit të XIX. Ky dokument rrallë herë shfaqet para syve të publikut. Ndryshe nga Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta, apo Billi i të Drejtave, Proklamata e Emancipimit është shkruar në një letër të cilësisë së dobët dhe ekspozimi ndaj dritave dhe jashtë mjedisit të mbrojtur është shumë i rrezikshëm. Ajo shfaqet çdo vit, por vetëm për pak ditë për publikun, në mënyrë që të shmangen sa të jetë e mundur dëmtimet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive