E hënë, 27 prill, 2015

Lajme / Shëndetësi

Lufta kundër epilepsisë në vendet në zhvillim

x
Vendet në zhvillim po shohin shtimin e sëmundjeve të tilla jo-ngjitëse si diabeti, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Por studiuesit thonë se këto vende kanë një numër disproporcional të rasteve të epilepsisë në krahasim me kombet më të pasura. Joe De Capua i Zërit të Amerikës ka përgatitur materialin.
 
Hulumtuesit thonë se pavarësisht se epilepsia është një nga çrregullimet me kostot më efektive për të trajtuar ,  në vendet në zhvillim ajo është një barrë e rëndë. Ata thonë se në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme jetojnë dy herë më shumë njerëz me epilepsy. Zbulimet u paraqitën në revistën mjekësore The Lancet. Profesori i Psiqiatrisë në universitetin e Oksfordit Charles Newton është drejtuesi i studimit. Ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës në Kenia dhe Tanzani me programet Wellcome Trust.

“Epilepsi është një gjendje në të cilën ka një shkarkesë elektrike të tepruar nervore brenda trurit duke bërë që personi i prekur të bëjë lëvizje anormale, të mos jetë i ndërgjegjshëm ose madje në disa të mos ketë ndjenja”.

Epilepsia është një term i përgjithshëm për një sëmundje që mund të ketë  shumë shkaqe dhe mund të ndodh në çdo moshë.

“Ajo mund të trashëgohet. Mund të ketë shkaqe të tjera gjenetike. Mund të shkaktohet nga infeksionet, traumat e lindjes, lëndime në kokë dhe madje edhe gjëra të tilla si goditje dhe tumore të trurit”.

Newton thotë se në Afrikë traumat e lindjes shpesh rezultojnë nga kujdesi i dobët obstetrik. Dhe infeksionet e trurit mund të rezultojnë ndër të tjera, nga sëmundje të tilla si meningjiti bakterial dhe malaria. Sëmundja gjithashtu merr shumë forma.

“Njerëzit e prekur mund të shohin pa lidhje në zbrazëtirë shpesh gjatë ditës. Të tjerë kanë një lloj ndjenje të çuditshme, si halushinacione ose mund të bien pa ndjenja në tokë, të ngurtësohen dhe pastaj të fillojnë të dridhen”.

Njerëzit me epilepsi gjithashtu mund të kenë një normë më të lartë të vdekshmërisë. Për shembull, një person epileptik mund të bëhet i pandërgjegjshëm dhe të jetë më në rrezik ndaj zjarreve apo aksidenteve në punë.

Epilepsi është një problem shëndetësor i moshave të thyera. Mjeku grek Hipokrati shkroi librin e parë në lidhje me këtë sëmundje në vitin 400 para erës së re. Ai u përpoq të shuante mitet, duke e përshkruar atë si një çrregullim të trurit. Megjithë përpjekjet e hershme, të prekurit nga epilepsia përballen me stigmë dhe diskriminim. Newtown thotë se pikërisht stigma dhe diskriminimi u japin njerëzve me epilepsi më pak shanse për të marrë një arsim, një punë apo edhe për tu martuar. Familjet e tyre janë gjithashtu të përjashtuara nga shoqëria. Ai thotë se nuk duhet të jetë kështu.

“Epilepsia është e kontrollueshme me ilaçe relativisht të lira. Pra për pesë deri në dhjetë dollarë amerikanë në vit mund të kontrollohen dridhjet apo të zvogëlohen në rreth 70 për qind të njerëzve me epilepsy”.

Ilaçi më i zakonshëm i përdorur për të trajtuar epilepsinë në Afrikë është fenobarbitali. Ai ka efekte anësore, si skuqja e lëkurës tek fëmijët dhe marrje mendsh tek të rriturit. Newton thotë se vitet e fundit po prodhohen ilaçe të reja.

“Problemi është se ato janë shumë të shtrenjta dhe nuk janë të përballueshme për njerëzit që jetojnë në zonat e varfra. Përpjekja jonë në zonat e varfra është që njerëzit të mund të marrin ilaçe që janë relativisht të lira, dhe që ne i dimë se çfarë efektesh anësore kanë”.

Newtib thotë se nëse përmirësohet kujdesi obstetrik, nëse infeksionet e trurit mund të shmangen nëpërmjet kushteve më të mira sanitare dhe përpjekjeve të tjera, nëse përdoret mbrojtje më e mirë për të shmangur traumat në kokë, mund të parandalohen deri në 50 për qind e rasteve të epilepsisë në disa pjesë të Afrikës. Ai i bën thirrje Kombeve të Bashkuara të përfshijnë epilepsinë në listën e sëmundjeve jo të transmetueshme që kërkojnë më shumë vëmendje.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.04.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Konferenca e integrimit europian në Tiranë

Konferenca theksoi se zvarritjet në antarësimin e vendeve ballkanike mund të thellojnë më tej ndarjet e vendeve të Ballkanit me ato të BE.
Më tepër

Loretta Lynch bën betimin

Lynch bëhet gruaja e parë afrikano-amerikane në postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara
Më tepër

Marreveshja me Iranin

Administrata Obama mori në mbrojtje kushtet e marrëveshjes kornizë të arritur me Iranin për frenimin e programit të tij bërthamor
Më tepër

Observator i ri me rreze Gama

Në Meksikë do të vendoset një observator me rreze gama, përmes të cilit do të merren të dhëna për hapësirën
Më tepër

Hillary Clinton dhe republikanët

Zonja Clinton është shndërruar në epiqendrën e sulmeve të republikanëve në garën presidenciale
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Demonstrators protest in the streets as they march for Freddie Gray to Baltimore's City Hall, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Police attempt to block marchers as they block Pratt Street after a march to City Hall for Freddie Gray, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Police detain a man after a march to City Hall for Freddie Gray, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Demonstrators confront law enforcement officers near Baltimore Police Department Western District to protest against the death of Freddie Gray in police custody, in Baltimore, April 25, 2015.
  • Protesters jump on a police car at a rally to protest the death of Freddie Gray who died following an arrest in Baltimore, April 25, 2015.
  • A man is kicked as he attempts to get up after being knocked down, following a march to City Hall for Freddie Gray, in Baltimore, April 25, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.