E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Evropë

Eurozona në recesion e dytë në tre vjet

Ekonomia u tkurr me 0,1 % në periudhën korrik-shtator, duke pasuar një rënie prej 0,2 % në tremujorin e mëparshëm, duke përmbushur përkufizimin e recesionit – ulje e rritjes ekonomike për dy tremurojë radhaz

x
Madhësia e gërmave - +

Blloku i vendeve të Eurozonës thotë se ka rënë në recesion e dytë në tre vjet.

17 vendet thanë sot se ekonomia u tkurr me zero prej 1 përqind në periudhën korrik-shtator, duke pasuar një rënie prej zero presje 2 përqind në tremujorin e mëparshëm. Kjo përmbush përkufizimin e recesionit – ulje e rritjes ekonomike për dy tremurojë radhaz.

Recesioni i mëparshëm i Eurozonës në vitin 2008 dhe 2009 u shkaktua kryesisht nga rënia e Lehman Brothers, banka amerikane e investimeve që falimentoi.

Por recesioni aktual ka qenë i përqëndruar tek vetë Evropa. Ai është shkaktuar nga përgjigjet e ndryshme të vendeve të bllokut ndaj krizës së borxhit gjatë tre vjetëve të fundit, papunësia dhe paketat rekord të shpëtimit për qeveritë në Greqi, Irlandë dhe Portugali.

Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të eurozonës, paten një fare rritje tremujorin e tretë, të dyja vendet shënuan rritjen e zero presje 2 përqind. Por ekonomitë e Itanisë, Spanjës dhe Hollandës u tkurrën.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Tom
16.11.2012 00:08
Socializmi deshtoi ne Lindjen e Europes. Tani po deshton ne Perendimin e saj. Nuk rregullohet ekonomia duke taksuar eliten e pasur qe krijon vendet e punes. Nga protestat pame qe kanceri i komunizmit eshte gjalle ne Europen perendimore. Globi eshte 7 miliard. Nese duan socializem te pasurit e Europes do ti investojne parate diku tjeter.


nga: Anonim
15.11.2012 18:12
Eurozona eshte ne nje recesion te dyte ku ka pase nje renie ekonomike prej 0.2% dhe vazhdon te bjere ne recesionin e pare ja vune ne 2008 dhe 2009 ja vune falimentimit te Bankes te Investimeve Amerikane,por sot e ka vehte eurozona me paketat e ndihmes per Greqine,Irlanden dhe Portogaline,ndersa ekonomite Gjermane dhe Franceze nje ritje te paperfillshme 0.2 % dhe parashikohet nje renie drastike,ndersa Italia.spanja dhe Hollanda kane ngalesim ne ekonomi.Eurozona eshte ne shperberje dhe dalje euros nga qarkullimi e cila zhyti ekonomite ne krize por Greqia i dha goditje eurozones dhe infektoj te gjithe eurozonen..eurozona duhet qe te gjallerohet duke bere bashkimin sipas modelit Amerikan sepse keshtu sic jane nuk e mer vesh i pari te dytin ,duke aplikuar metoda ekonomike per interesa personale,kete krize ekonomike po shtrijne ne Ballkanin perendimor,po del profesia angleze se euro duhet te dale nga qarkullimi dhe ne BE ,jane mbledhur nje tufe burokratesh qe marin roga te majme dhe shpenzime per darka dhe dreka dhe Greqia po i bie qylit nga BE...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive