Lidhje

Filipinet nën kërcënimin e cunameve pas tërmetit


Tërmeti me magnitude 7.6 e kishte epiqëndrën në lindje të Filipineve, rreth 96 kilometra nga qyteti i Sulanganit

Një tërmet i madh goditi nën det në afërsi të Filipineve sot, duke shkaktuar për pak kohë paralajmërime për cunam.

Qendra Gjeologjike Amerikane thotë se tërmeti me magnitude 7.6 e kishte epiqëndrën në lindje të Filipineve, rreth 96 kilometra nga qyteti i Sulanganit. Qendra tha fillimisht se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.9.

Qendra për Paralajmërimin e Cunamëve në Paqësor lëshoi një paralajmërim për Filipinet, Indonezinë, Japoninë, Tajvani ndhe Palauan, por e anuloi paralajmërimin pasi kaloi kërcënimi.

Zyrtarët në Filipine thane se njerëzit që jetojnë në rajonin e Samarës lindore u evakuuan për në zona më të larta. Ata thanë se tërmeti ka shkaktuar disa ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të strukturave.

Në mars të vitit 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 shkaktoi një cunam që goditi Japoninë verilindore. Më shumë se 15 mijë njerëz gjetën vdekjen.
XS
SM
MD
LG