E hënë, 20 prill, 2015

Lajme / SHBA

Kaliforni - Shqetësimet për greminën fiskale

Bisedimet po vënë në ankth kalifornezët, që mund të përballen me rrijen e taksave dhe shkurtimin e programeve qeveritare

x
Mike O'Sullivan
Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit republikanë në Kongres janë të angazhuar në bisedime për të shmangur atë që quhet "greminë fiskale", shkurtimet e shpenzimeve dhe rritja e lartë e taksave që do të hyjë në fuqi në janar, nëse nuk arrihet deri në fund të vitit një marrëveshje për uljen e shpenzimeve të qeverisë dhe shtimin e taksave.

Ndikimi do të ndihet në të gjithë vendin, sidomos në një numër të vogël shtetesh që përfshin edhe Kaliforninë.

Robbie Reynolds mbështetet tek një klinikë komuniteti për kujdesin shëndetësor.

“Nuk e di në se do të mbijetoja dot pa ata. Gjatë gjithë këtyre viteve kam ardhur këtu pasi ka patur raste kur më është dashur nevojë urgjente.”

Kjo qendër shëndetësore mbështetet pjesërisht në financimet qeveritare dhe presidenti i klinikës Rise Phillips thotë se fati i saj është në pikëpyetje.

“Jam i shqetësuar për greminën fiskale, pasi do të shkurtohen 167 milionë dollarë që mund të ndikojnë në klinika si kjo e imja.”

Në Kaliforni ka shumë qendra kërkimore qeveritare, si një laborator i Nasës, Laboratori Kombëtar Lawrence Livermore dhe 10 kampuse të sistemit të Universitetit të Kalifornisë. Ky shtet do të humbiste më shumë se 11 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm në se shkurtimet buxhetore hyjnë në fuqi dhe nuk arrihet një marrëveshje për të shmangur greminën fiskale. Humbja e vendeve të punës do të ndikojë gjithashtu në ekonominë e shtetit.

Në zyrat e grupit jo-fitimprurës Operation Hope që promovon edukimin financiar,  të papunët mund të shohin për punë ose të marrin ndihmë për të filluar një biznes.  Leonardo Cablayan thotë se njerëzit kanë ankth.

“Ata duan të dinë si do t’u ndikojë kjo në sigurimin shëndetësor, si do të ndikojë kjo në përfitimet e tjera që ata marrin. . .”

. . . si asistenca e papunësisë nga qeveria federale, por që pritet të skadojë.  
Ata që punojnë janë të shqetësuar për mundësinë e ndryshimeve në kodin e taksave ndërsa pronarët e bizneseve janë të shqetësuar se konsumatorët do të shkurtojnë shpenzimet.

Lee Ohanian, ekonomist në Universitetin e Kalifornisë, dëshiron që niveli i taksave të jetë aq i ulët sa të nxisë rritjen ekonomike. Ai thotë se pa një marrëveshje për të mënjanuar greminën fiskale, niveli i taksave për shtresën e pasur në Kaliforni, kombinuar me taksat shtetërore dhe lokale, do të arrijë në 60 përqind.

“Ne kemi problemin e vendeve të punës në ekonominë tonë. Ai do të përkeqësohet në se kongresi miraton politika të gabuara ose në se ndodh katastrofa fiskale. ”

Të tjerë janë të shqetësuar rreth financimit të programeve sociale.  Howard Kahn është drejtor ekzekutiv me LA Care, një sistem publik i kujdesit shëndetësor që mbulon më shumë se një milion njerëz. Ai thotë se kujdesi shëndetësor po kalon ndryshime për shkak të Aktit të Presidentit Obama për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm.(

“Jemi shumë të ngarkuar për t’i kushtuar kohën e duhur. Këtë e bëjmë në kohën e lirë gjatë mbrëmjeve”.

Ekonomistët shpresojnë se kongresi dhe presidenti do të arrijnë të paktën një marrëveshje të pjesshme për të mënjanuar greminën fiskale dhe më pas të zgjidhin detajet për reduktimit e borxhit gjatë muajve të ardhshëm.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
19.04.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Bisedimet Evropë-SHBA për tregtinë

Rifillojnë të hënën negociatat mbi marrëveshjen e debatueshme
Më tepër

Mjeshtri italian Piero di Cosimo në Galerinë e Uashingtonit

Ai njihet si një ndër artistët më absurdë, por edhe më intrigues të periudhës më të ndritur të Rilindjes Italiane
Më tepër

Ballshi dhe ndotja nga industria e naftës

Drejtuesit vendorë thonë se sektori i naftës ka shkaktuar mjaft probleme për shëndetin e banorëve
Më tepër

FMN kërkon reforma për fuqinë votuese

Përpjekjeje për të kapërcyer ato që perceptohen si zvarritje të reformave nga Shtetet e Bashkuara
Më tepër

Udhëheqësi Suprem i Iranit kritikon Amerikën

Akuzon për trillimin e “mitit” të kërcënimit nga armët bërthamore
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A child from Zimbabwe waits for a bus to depart for Harare, from a camp for those affected by anti-immigrant violence in Chatsworth, north of Durban, South Africa. The unrest, which began in the port city Durban two weeks ago and spread to Johannesburg, appeared to have died down as police patrolled trouble spots.
  • A Pakistani police officer walks past billboards showing pictures of Chinese President Xi Jinping, center, with Pakistan's President Mamnoon Hussain, left, and Prime Minister Nawaz Sharif welcoming Xi Jingping to Islamabad.
  • An owner poses with her Maine Coon cat in front of a mirror during a cat exhibition in Bishkek, Kyrgyzstan.
  • North Korean leader Kim Jong Un greets Korean People's Army pilots during a visit to the summit of Mt. Paektu in this photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA).
  • A Sri Lankan boy ducks into a wave on the beach in Colombo.
  • The Field of Empty Chairs is seen during the 20th Remembrance Ceremony, the anniversary ceremony for victims of the 1995 Oklahoma City bombing, at the Oklahoma City National Memorial and Museum, Oklahoma, USA.
  • Participants pass an egg using their mouths during a religious ritual during the Popo (Mask) Carnival of Bonoua in the east of Abidjan, Ivory Coast, April 18, 2015.
  • Jason Brown of the U.S. performs during the exhibition program at the ISU World Team Trophy in Figure Skating in Tokyo, Japan.
  • Flowers float in a lake at the former Nazi concentration camp Ravensbrueck in Fuerstenberg, northeastern Germany, to commemorate the 70th anniversary of the liberation of the camp by the Red Army on April 30, 1945.
  • Snowboarders and skiers take part in a "downhill ski and snowboard descent in swimwear" event on Mount Zelyonaya (The Green Mount), at a ski resort near the town of Sheregesh in the Siberian Kemerovo region. Organizers said that more than 1,600 snowboarders and skiers turned up for the event, in an attempt to update a Guiness World Record, as part of the annual "Grelka" ski festival.
  • Two-month-old white tiger cubs play on the ground at the Tobu Zoo in Miyashiro, in Saitama prefecture, north of Tokyo, Japan.
  • People participate in the "Color Run 2015" in Paris, France.
  • An elephant "kisses" a visitor during a show at an elephant training school in Xishuangbanna, Yunnan province, April 18, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.