E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Shëndetësi

Zyrtarët amerikanë të shqetësuar nga përhapja e gripit

Në 44 shtete amerikane ka njoftime për grip me përhapje të gjerë; Bostoni ka shpallur emergjencë shëndetësore

x
Madhësia e gërmave - +

Në disa qytete amerikane, njerëzit po u drejtohen klinikave me simptoma të rënda gripi. Në 44 shtete amerikane ka njoftime për grip me përhapje të gjerë. Bostoni ka shpallur emergjencë shëndetësore dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht gripin e tanishëm.

Një numër gjithnjë e më i madh zyrtarësh sot në mëngjes u bënë thirrje njerëzve të mbrohen nga gripi që po përhapet - një ndër epidemitë më të mëdha në dekadën e fundit.

Kryebashkiaku i Bostonit, Tom Menino, thotë se qyteti është nën bllokadë dhe gjendja po keqësohet çdo ditë.

“E theksoj: ju lutem të gjithëve shkoni nëpër qendrat shëndetësore për të bërë vaksinën e gripit,” thotë Tom Menino – Kryetar i Bashkisë së Bostonit.

Që nga muaji tetor, në Boston janë raportuar rreth 700 raste me grip, ose 10 herë më shumë se sa gjatë stinës së gripit vitin e kaluar.

Por shpërthimi i gripit nuk ka prekur vetëm Bostonin. Në Hjuston të Teksasit, disa klinika trajtojnë 20 deri në 25 persona në ditë. Sipas zyrtarëve, në të gjithë vendin, deri tani kanë vdekur 18 fëmijë. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi nisi të përhapet një muaj më përpara se sa zakonisht dhe lloji mbizotërues i tij, H3N2 është i njohur për simptomat e rënda, sidomos tek të moshuarit.

Epidemia ende nuk e ka arritur kulmin dhe zyrtarët po bëjnë thirrje për vaksinimin e çdo personi duke filluar nga mosha 6 muajsh. Por ata paralajmërojnë se as kjo nuk është e mjaftueshme për t’u ruajtur nga virusi.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive