E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Përshkallëzohet konflikti izraelito-palestinez

x
Madhësia e gërmave - +
Ushtria izraelite bllokoi rrugët kryesore rreth Rripit të Gazës, gjë që tregon se është gati për fillimin e një ofensive tokësore ndaj rajonit të banuar me palestinezë, ku konflikti po përshkallëzohet drejt rrezikut të një lufte. Sot sulmet ajrore izarelite shkatërruan zyrat e kabinetit Qeveritar të Hamasit. Ky sulm pason shkëmbimin e goditjeve me raketa dje mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gazë:

Kryeministri Ismail Haniyeh nuk ishte në ndërtesë në kohën e sulmit. Ushtria izraelite tha se bombardoi Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi  me gati 200 sulme ajrore sot në mëngjes, duke zgjeruar sulmet kundër operacioneve me raketa të militantëve për të përfshirë jo vetëm ndërtesën e kryeministrisë por edhe një stacion policie dhe një rrjet të gjerë tunelesh, që përdoren nga kontrabandistët.

Sulmet e fundit pasuan një sulm me raketa kundër qytetit të shenjtë të Jeruzalemit, që shtuan rreziqet e konfrontimit të dhunshëm të Izraelit me militantët palestinezë dhe zgjeruan ndjeshëm fushën e betejës.

Zyrtatët e shëndetësisë në Gaza thane se 9 veta, përfshirë 8 militantë, u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga sulme të ndryshme sot në mëngjes.

Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Rafik Abdessalem dënoi ashpër sulmet izraelite kundër Gazës, pasi vizitoi sot palestinezë të plagosur rëndë në spitalin më të madh të territorit, Shifa.

Ai tha se vendi i tij po bën të gjitha përpjekjet për arritjen e një armëpushimi, madje ai shtoi se qeveria e tij do të kërkojë një takim të ministrave të jashtëm të vendeve arabe për të dalë me një qëndrim të përbashkët që t’i jepet fund asaj që ai e quajti "rrethim i Gazës".

"Është e qartë se ajo që po ndodh sot është agresion izraelit dhe nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Ne pamë fëmijë dhe gra të plagosura, diçka e papranueshme", tha ministri Abdessalem.

Ai mbërriti në Gaza sot në mëngjes në krye të një delegacioni, më pak se 24 orë pas një vizite të ngjashme të kryeministrit të Egjiptit.

39 palestinezë, mes tyre 13 civilë, si dhe 3 civilë izraelitë janë vrarë që prej fillimit të operacioneve të Izraelit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Shkupi nga: Paris
18.11.2012 14:29
NESE NUK PUBLIKOHET PUBLIKIMI IM DOTE MAR MASA PER BLLOKUAR FAQEN E JUAJ JU GARANTOJ SE 3 HER NUK PUBLIKONI FJALET E MIA JU PARALAJMROJ SE DOJU SULMOJ BLLOKIMIN E FAQES SE JUAJ


nga: Shkupi nga: Paris
18.11.2012 14:28
une dote doja te kometoja ne lidhje me luften Qifute ndaj popullit palestinez perse shteti hebre nuk mer hapa per te sulmuar ndonje her shtetin gjerman i cili vrau me mirja hebre por popullin palestinez qe kur gjermania filloj spastrim etnik te tyre nga europa e duke u shperngulur ne izrail palestinzet dhe arabet ishin ata qe ju ndimuan nga genocidi gjerman e sod sulmoni ata vrisni femi 6 muajsh kjo eshte lufta e juaj qe mendoni se dote fitoni asnjeher deri sa lufton me femi e me popullat civile luftoni me ushtaret e jo me femit 6 muajshe


nga: Jakov nga: Israel
18.11.2012 06:44
Eshte shume e kjarte perse vendet arabe nuk e marrin ne konsiderate faktin qe gjithe bota e di se para se ne te filonim mesymjen ishin ata qe hodhen ne Israel118 raketa te prodhimit Put-.ne , korenanoverior dhe tip Ahmadinaxhad.Ja kush jane ata derra qe duan te ndezin boten zjarre Te faleminderit komentues per qendrimin tend konsekuent .Ata qe duan te flasin pastaj sipas muzikes arabe me tundje vithjesh.le ta vazhdojne llapjen e njeaneshme .Ne jemi nga ata qe dijme te japim edhe pergjigje atyre qe na pyesin .Nje gje qe nuk e dini :Radiot arabe njoftoni popullsine ne gaza se :kemi arritur suksese te rendesishme kunder ushtrise israelite dhe e kemi shkateruar ate --por genjeshtrat e tyre bota nuk i ha sepse ushtaret tane u kthyen shendosh e mire ne shtepite e tyre me disa te plagosur lehte dhe tre te vdekur nga popullsia ne qytetin e Kiriat Malahit mbasi nuk kishin hyre ne strehim .Njoftimi qe po lexoje sot nha ju eshte jo aktual mbasi thuhet qe luftimet mbaruan , por me ta nuk i dihet sepse pabesia e tyre eshte e paprecedente , si e qenit qe te kafshon kur ti i ke kthyer shpinen .Me qe ne kemi eksperience ne trajtimin e qeneve , jemi vigjilente deri ne momentine fundit , por mbreme dhe deri sot ne mengjez nuk kam degjuar asnje goditje .Mos harroni jetoje ne qytetin qe u godit me shume ne Beer -Sheva .Nga mbi 650 reketa qe u hodhen qe andej vetem 28 raketa rane ne token tone spse ishin Kosher , te tjerat nuk ishin Kosher dhe i dogjem ne ajer sic djegim prodhime gruri para dites se Kipurit dhe qe quhen Hamec, jo hamas , mos u ngateroni Ju pershendes me korrektese !!!!


nga: Anonim
17.11.2012 17:22
Qeveria palestineze e Hamasit is e vetmja qeveri qe kritikoi ashper Ameriken per vrasjen e terroristit Bin Laden. Nuk besoj qe mund te vendoset paqe midis Izraelit a Palestinezeve pa eliminimin e Hamasit nga skena politike. Izraeli ka plotesisht te drejte te mbrohet nga raketat qe terroristet e Hamasit hedhin mbi Izrael.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive