E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Armët origjinale të Skënderbeut erdhën në Tiranë

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Armët origjinale të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti - Skënderbej, u ekspozuan sot për herë të parë në Tiranë pas 500 vjetësh. Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova vizituan Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë për të parë nga afër shpatën personale të heroit kombëtar dhe përkrenaren e tij, me kokën e dhisë të stilizuar mbi të.
 


Ato u sollën në muzeun e Tiranës nga muzeu i Vienës në shenjë nderimi për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Muzeu historik i Shqipërisë dhe muzeu historik i Vienës çelën sot bashkarisht në Tiranë ekspozitën “Armët e Skënderbeut në Shqipëri”, dhe kjo është hera e parë pas 5 shekujsh që shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit mbërrijnë në atdhe. Në ceremoninë e rastit  morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga Tirana dhe Viena, historianë, studiues dhe qindra të rinj nga Shqipëria dhe Kosova.
 
Drejtuesit e muzeut që përgatitën ekspozitën e vlerësuan si ngjarje historike kthimin e armëve të heroit kombëtar pas afro 5 shekujsh në atdheun, ku të gjithë krenohen me veprën e tij të bashkimit të shqiptarëve në luftën për liri.
 
Kryeministri Sali Berisha tha se “shqiptarët e kanë bazuar identitetin e tyre tek gjuha dhe historia, ndaj Skënderbeu është shtylla kryesore e identitetit të tyre kombëtar dhe përfaqësuesi i shpirtit të tyre perëndimor. Duke respektuar fenë e njëri-tjetrit, në historinë e tyre shqiptarët besuan tek Zoti dhe tek Skënderbeu” - tha ai.
 
Shpata dhe përkrenarja e heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeut ruhen prej dekadash në muzeun e Vienës ku edhe atje janë vizituar nga mijëra shqiptarë dhe studiues. Sjellja e shpatës dhe përkrenares së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu nga muzeu i Vienës për disa javë në Shqipëri është rezultat i bashkëpunimit kulturor midis të dy vendeve dhe shenjë e nderimit të përbashkët për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Z nga: Italia
23.11.2012 13:06
Populli shqiptar besonte tek Krishti. Mbas periudhes otomane e komuniste e humbi fene. Rikthehemi tek rrenjet.


nga: Anonim
23.11.2012 08:47
Ishte nje kenaqesi e madhe kur ne stacionet televizive shqiptare shikova perkrenaren dhe dy shpatat e heroit te madh te popullit dhe kombit shqiptar GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEUT qe preheshin pas 500-te vjetesh ne kryeqytetin e Shqiperise ne Tirane. Ne ditet ne vazhdim do ti shikoj edhe ne Muzeun Historik Kombetar ku jane te vendosura.
Dicka nuk shkon qe ne kete ceremoni mori pjese Sali Berisha, me detyren e kryeministrit te qeverise te Shqiperise, i cili nga bemat e tij nuk e ka shokun me ngaterresat dhe intrigat e tij nuk kane fund. Eshte turp qe ne kete ceremoni merr pjese ky fare personi kanibal qe kerkon te theren diten e 100-te vjetorit te pavaresise te Shqiperise me 28 nentor 2012 mbi njemije keca dhe qingja dhe gjaku i tyre lume do te perhapet neper sheshin "Nene Tereza". Pra, kjo feste te kremtohet nepermjet blegrimave te keqija te ketyre gjalleseva. Gjithashtu ne kete pervjetor ai ka perdhosur edhe flamurin kombetar te shtetit dhe kombit shqiptar ku ne menyre te vecante koka e shqiponjes eshte transformuar.
Sqepi i poshtem eshte zgjatur tej mase si gjuhe dhe gjuha eshte zhdukur fare dhe ky flamur eshte i vendosur ne te gjitha istitucionet dhe zyrat zyrtare te shtetit shqiptar. Megjithese kjo vrejtje ka indinjuar te gjithe shqiptaret e vertete, ky person si i papergjegjeshem qe eshte nuk merr asnje mase, por si i paftyre qe eshte del dhe hape ceremonine e armeve te Skenderbeut, ne nje kohe qe ka denigruar flamurin e tij. Ku jane deputet e tij qe nuk ndihen. Ky eshte nje turp dhe nje skandal i papare.
Falenderojme Austrine qe na ka ruajtur keto relike te cmuara te Skenderbeut, sepse Shqiperia nuk eshte ne gjendje ti ruaj, sepse me keto pusht-etar qe ka keto relike do kishin ikur ne "drejtim te paditur" ose do ishin shitur per skrap si gjithe armatimi shqiptar.
Me Sali Berishen nuk behet as shtet dhe as qeveri sepse ka mendesi fshatari dhe nuk eshte shqiponje mali por eshte sorre mali. Shqiperine e bukur nga natyra po e shkel me kembe dhe po e shkaterron njeriu i ri i Enver Hoxhes, Sali Berisha me mafien e tij.


nga: Anonim
22.11.2012 22:16
FALIMINDERIT AUSTRISE E CILA SOLLI ARMET ORIGJINALE TE SKENDERBEUT SHPATEN DHE PERKRENAREN E GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT,,PERIUDHA E SKENDERBEUT ESHTE E LAVDISHME PER KOMBIN SHQIPETAR ISHTE ATLETI KRISHTERIMIT,,MBAS VDEKJES TE SKENDERBEUT PER KOMBIN SHQIPETAR ESHTE PERIUDHA ME KEQE E PUSHTIMIT OTOMAN..NE SHQIPETARET DUHET TE DALIN NE INDENTITETIN E TE PAREVE TONE NE KOHEN E SKENDERBEUT DHE TE FLAKIM ME NEVERI PERIUDHEN OTOMANE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive