E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Gjykatat Administrative dhe KLD

KLD vendosi të hapë konkurset për Gjykatat Administrative, në vazhdën e reformave në sistemin e drejtësisë

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Keshilli i Larte i Drejtesise ne Tirane vendosi te hape konkurset per gjykatat administrative, ne vazhden e reformimit te sistemit te drejtesise. Presidenti Bujar Nishani tha se ne qender te vemendjes te ketyre strukturave te reja do te jene profesionalizmi dhe ndershmeria.  Zoti Nishani beri te ditur nje dite me pare se ka gati kandidaturen e prokurorit te ri te pergjithshem, nderkohe qe mandati i zonjes Ina Rama ka mbaruar ne 22 nentor. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot të hapë konkurset për gjyqtarë të gjykatave administrative të shkallës së parë dhe apelit, pas vonesave në mbledhjen e tyre, ndërsa dekretet presidenciale kanë dalë tashmë. Presidenti Bujar Nishani drejtoi mbledhjen e sotme të KLD ku u vendosën rregullat dhe kriteret e konkurseve ku janë ftuar gjyqtarët e Shqipërisë në fund të janarit, mbi bazën e një numri pyetjesh profesionale, që po i harton vetë KLD-ja. President Nishani tha se profesionalizmi dhe ndershmëria janë në themel të përpjekjeve për të reformuar sistemin e drejtësisë.
 
Presidenti Nishani shtyu për pas një jave shqyrtimin e kërkesës së ministrit të drejtësisë për të masa disiplinore ndaj një gjyqtari në durrës, i cili shkaktoi lirimin e një të dënuari me burg, që vrau me armë me armë zjarri një komandt policie pak ditë më pas. Ai tha se KLD është e angazhuar për reformimin e drejtësisë. Presidenti i Shqipërisë foli dje edhe për prokurorinë, duke theksuar se do të ndëshkojë çdo punonjës prokurorie në çdo qytet që shkel ligjet apo që ndikohet nga politika, sepse qytetarët kërkojnë drejtësi.
Bujar Nishani, deklaroi mbrëmë se prokurores së përgjithshme i ka mbaruar mandati prej në jave dhe pas disa ditësh ai do të publikojë kandidatin e ri për këtë post. Presidenti Nishani tha se ka zhvilluar konsultime me partitë politike edhe lidhur me kërkesat që ata kanë lidhur me prokurorinë shqiptare, si e mendojnë ata që mund të përmirësohet puna e këtij institucioni.
 
Pak kohë më parë në radhët e juristëve u zhvillua një debat lidhur me kohëzgjatjen e detyrës së prokurores së përgjithshme. Disa prej tyre mendojnë se mandati i prokurores përfundon në pranverë, ndërsa të tjerë mendojnë se afati i fundit është ky muaj nëntor. Ky debat mund të jetë shpejt temë kryesore e debateve politike. Pothuaj gjithë prokurorët e përgjithshëm në kohë të ndryshme janë hequr nga detyra me debate të ashpra mes partive politike. Prokurorja e përgjithshme Ina Rama mblodhi gjithë kritikat e partive për vonesa dhe njëanshmëri në hetimin e disa ngjarjeve të rëndësishme që tronditën Shqipërinë, qysh nga shpërthimi i materialeve ushtareke në Gërdec, vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe deri tek demonstrata socialiste e 21 janarit.
 
 
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petro Jashari nga: U S A
01.12.2012 12:33
Ceshtja e Gerdecit, ceshtja e vrasjes te Fatmir Xhindit si dhe vrasjet diten me djelle te 21 Janarit nuk kane per tu mbyllur kurre pa u dhene drejtesija. Zoti Nishani ne qofte se e ndjen vehten te pa perlyer me keto krime duhet te distancohet sa me shpejt, ne te kundert do te fajsohet si bashkepuntor ne krime.


nga: Anonim
01.12.2012 08:32
Z NISHANI VENDOSNI SA ME SHPEJT FUKSIONIN E GJYKATES ADMINISTRATIVE,FORCONI SISTEMIN E DREJTESISE DHE VECANRISHT PROKURORINE PER TE LUFTUAR KRIMIN E ORGANIZUARE SEPSE PO MBAN PENG TE GJITHE SHQIPETARET PER TU FUTUR NE BE.AKOMA NUK ESHTE VENE DREJTESI PER 4 MINISTRA TE KORUPTUARE DHE GJYKATESI QE LIROI ILIE XHAKJA NUK I ESHTE HEQUR MANDATI SI GJYKATES..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive