E martë, 03 maj, 2016

    Lajme / Ballkani

    Gordon: SHBA mbështet Ballkanin, por udhëheqësit duhet të zbatojnë reforma

    Gordon: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja për tërë rajoninGordon: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja për tërë rajonin
    x
    Gordon: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja për tërë rajonin
    Gordon: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja për tërë rajonin
    Keida Kostreci
    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Gordon tha se megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë sfida globale në gjithë botën, ato nuk e kanë ndalur kurrë interesin për Ballkanin ku Shtetet e Bashkuara kanë investuar aq shumë.  Siç njofton kolegia Keida Kostreci Zoti Gordon foli të martën në një diskutim në organizatën e Atlantikut të Veriut, ku i bëri një përmbledhje edhe vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në rajon. 

    Dilplomati i lartë amerikan rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të Ballkanit dhe një Evropë të bashkuar, si edhe për përparimin e demokracisë. Zoti Gordon tha se  Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian nuk kanë konkurrencë me njëri-tjetrin në rajon.

    “Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë të suksesshme pa Evropën dhe Evropa nuk mund të jetë e sukseshme pa ne”, tha ai.

    Zoti Gordon tha se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i ka bërë vendet të forcojnë ekonominë, të çojnë demokracinë përpara dhe të vendosin paqe me fqinjët.
    Ai e pranoi se reformat politike në rajon janë penguar nga  kriza ekonomike në Evropë. Po ai shtoi se ngadalësimi ekonomik në Evropë mund të kishte qenë një shans për udhëheqësit e Ballkanit që të përqendroheshin tek sfidat e brendshme, por tha ai ka çuar në një intensifikim shqetësues të retorikës nacionaliste dhe rilindjen e shovinizmit si mënyrë për të tërhequr mbështetës.

    “Investitorët e huaj, do të vazhdojnë t’i anashkalojnë vendet që janë të pllakosura nga korrupsioni, nepotizmi, struktura të dobëta shtetërore dhe paqëndrueshmëria politike”.

    Ai tha Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për zgjidhjen e problemeve të mbetura në Ballkan, por:

    “Udhëheqësve politikë të vendeve të rajonit duhet të lënë mënjanë përçarjet etnike dhe interesat personale dhe të përqendrohen tek zbatimi i reformave që kërkojnë qytetarët e tyre”.

    Duke iu referuar vizitës së Sekretares Clinton në Shqipëri, zoti Gordon tha se ajo erdhi në një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, 100 vjetorit të pavarësisë.

    “Për shumë vjet Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Evropës, nën një diktaturë shtypëse. Gjatë dy dekadave të fundit ka punuar për të forcuar demokracinë dhe reformojë ekonominë”.
     
    Po diplomati amerikan i bëri jehonë këshillës së zonjës Clinton.

    “Zonja Clinton e bëri të qartë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik, ndërsa e vuri theksin tek nevoja për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në zgjedhjet e vitit 2013”.
     
    Ai theksoi se ajo gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të bashkëpunojnë pavarësisht nga përkatësia partiake dhe të marrin hapa të shpejtë për të miratuar reforma e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

    “Veçanërisht, tha ai udhëheqësit e Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugën e konsolidimit të arritjeve të deritanishme duke miratuar reforma në drejtësi dhe administratë dhe të rishikojnë rregullat procedurale të parlamentit. Qeveria tha ai duhet gjithashtu të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

    Zoti Gordon vlerësoi faktin që Kosova dhe Serbia po mbajnë bisedime të nivelit të lartë. Por ai tha se për sa kohë Serbia dhe Kosova nuk i kanë zgjidhur çështjet e tyre, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të shqetësuara.

    “Vizita e Sekretares Clinton dhe zonjës Ashton në Prishtinë vë në pah unitetin e qëndrimit mes Shteteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndërsa ato u bëjnë thirrje të dyja vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të marrin hapa konkrete për të tejkaluar bllokimin që ka të bëjë me Veriun e Kosovës”.

    Zoti Gordon tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

    “ As ne, as Bashkimi Evropian nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën për momentin, por Serbisë do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet me një Kosovë demokratike, sovrane, të pavarur dhe shumëetnike brenda kufijve aktualë. Ndarja nuk është alternativë”.

    Ai tha se Beogradi duhet të heqë strukturat paralele në veri, por se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të përparimit dhe demokracisë dhe të ndërtojë shoqëri shumëetnike, me mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Zoti Gordon tha se Kosova duhet të vazhdojë reformat.

    Zyrtari amerikan reagoi ndaj një pyetjeje që linte të kuptohej se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë një qëndrim të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi ato favorizojnë Kosovën. Pyetja mori shkas nga qëndrimet e shprehura nga Sekretarja Clinton në Prishtinë. Zoti Gordon tha se nuk është për t’u habitur që zonja Clinton ka një lidhje të veçantë me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e tyre në lindjen e shtetit të Kosovës. Por kjo tha ai nuk do të thotë se Uashingtoni nuk po mban qëndrim të balancuar.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Anonim
    13.11.2012 23:10
    AMERIKA KA INVESTUAR NE BALLKAN DHE KA DHENE FRUTAT E SAJ NGA NJE BALLKAN FUCI BARUTI DHE UREJTJE ESHTE KTHYER NE PAQE DHE BASHKEPUNIM POR KA REMINISHENCA TE VOGLA UREJTJE ,KJO VJEN SEPSE EVROPA NUK ESHTE NE UNISON ME BALLKANIN DHE KOSOVEN KUR NE BE NUK E KANE NJOHUR 5 SHTETE TE BE..EVROPA DHE AMERIKA DUHET TI VENE KUSHTE SERBISE PER TA NJOHUR KOSOVEN DHE MOS PYESEN LIDERET SERBE NJA 10 NACIONALISTE TE SEMURE SERBE TE CILET JANE ME KRIMIN E ORGANIZUARE DHE PO E COJNE SERBINE DREJT FALIMINTIMIT,,EVROPA ESHTE NE KRIZE EKONOMIKE DHE NUK INVESTON NE BALLKAN,,SHQIPERIA DUHET TE KETE PARASYSH TRE MESAZHET E ZONJES HILLARI KLINTON ZGJEDHJET E LIRA DHE TE NDERSHME.LUFTIMI I KORUPSIONIT QE ESHTE KANCER PER SHOQERINE SHQIPETARE QE ZGJEDH LIDERE MEDIOKER DHE PA VLERE DHE PASURIA KOMBETARE ESHTE GRUMBULLUAR NE 55 PASANIKE..DHE BASHKEPUNIMI MIDIS POZITES DHE OPOZITES PER INTERES TE KOMBIT SHQIPETAR..AMERIKA INVESTOI NE BALLKAN DHE SI LIDER BOTEROR DUHET TE BEJE REGULLIMIN ETNIK TE BALLKANIT..VEHTE AMERIKA E BEN KETE PUNE SEPSE EVROPA ESHTE NJE ORKESTER ME 27 VEGLA MUZIKORE PA DIRIGJENT..EVROPES I DUHET MODELI AMERIKAN NE QEVERISJE SIC ESHTE DO TE KETE KRIZE JO VEHTEM 5 VJET POR ME DEKADA...

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    02.05.2016

    LAJME

    Vritet në Irak një ushtar amerikan

    Ishte këshilltar për njësitë kurde peshmerga
    Më tepër

    Arrestohet për rryshfet gjyqtari

    Gjykatësi Gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha u arrestua së bashku me të birin. Morën 6 milion lekë për një vendim. Në pranga dhe një biznesmen dhe një ish punonjës policie
    Më tepër

    Kosova anëtarësohet në UEFA

    Kosova është nga sot anëtarja e 55-të e Federatës Evropiane të Futbollit. Pranimi në UEFA i hap rrugën Kosovës të bëhet anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit pas dhjetë ditësh
    Më tepër

    Leja e lindjes në Shtetet e Bashkuara

    Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj federal për leje të paguar të lindjes, disa shtete po bëjnë përparim në këtë drejtim.
    Më tepër

    Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë

    Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.