E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

Greqia, përpjekje për të pakësuar borxhin

x
Madhësia e gërmave - +
Greqia po ofron të shpenzojë 13 miliardë dollarë për të riblerë bonot e thesarit nga kreditorët privatë, me shpresën për të pakësuar borxhin e madh që ka vendi.

Qeveria e Athinës tha sot se do të përpiqet të riblejë 39 miliardë dollarë nga borxhi, pasi investitorët t’i shesin letrat e tyre me një vlerë pak më tepër se çmimi i tyre aktual në tregjet financiare ndërkombëtare, por shumë më pak se sa vlera që ato do të kishin, në se do t’i kishin mbajtur letrat me vlerë deri sa ato të maturoheshin.

Greqia i dha afat deri të premten kreditorëve, që të vendosin në se duan të  arrijnë një marrëveshje. Aktualisht, bonot e thesarit të Greqisë shiten me rreth çerekun e vlerës dhe investitorët mund të marrin deri në 40 për qind të vlerës së tyre në se e pranojnë ofertën e Greqisë.

Athina thotë se shpreson ta pakësojë borxhin me 26 miliardë dollarë nga shitja e bonove të thesarit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive