E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Edhe katër ditë deri në katastrofën financiare

Deri tani, demokratët dhe republikanët kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barack Obama u kthye sot në Uashington, duke ndërprerë pushimet në Havai për t’u marrë me negociatat për parandalimin e të ashtuquajturës katastrofë financiare, e cila do të shkaktohej nga rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve që do të hynin në fuqi automatikisht më 1 janar.

Deri tani, demokratët dhe republikanët kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje. Kreu i demokratëve në Senat, Harry Reid tha se duket që Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt katastrofës fiskale.  Zoti Reid kritikoi ashpër sot në një seancë në senat, kreun republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, duke e akuzuar se po shqetësohet më shumë për të ruajtur postin, se sa për të arritur një marrëveshje. Presidenti Obama foli me të katër përfaqësuesit e dy partive në dhomat e kongresit amerikan të mërkurën përpara nisjes nga Havai.

Shumë ekonomistë kanë frikë se rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve në një shifër  të përgjithshme prej 500 miliardë dollarësh mund ta shtyjnë ekonominë e brishtë amerikane në një recesion të dytë.

Zoti Boehner publikoi një deklaratë dje ku nxiste demokratët që kontrollojnë senatin, që të miratojnë një paketë për zvogëlimin e deficitit e cila sipas tij do të parandalojë çuarjen e vendit në katastrofën fiskale.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive