E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Evropë

Eurozona shqyrton ndihmën për Greqinë

x
Madhësia e gërmave - +
Huadhënësit ndërkombëtar të Greqisë kanë hartuar një raport të favorshëm për përpjekjet që po bën vendi për të kontrolluar shpenzimet dhe borxhin, një hap i rëndësishëm drejt lëvrimit të fondeve të tjera të shpëtimit.

Kreu i ministrave të financave në Eurozonë, kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncer tha sot se Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftuan se Greqia ka përmbushur premtimet për shkurtimin e shpenzimeve dhe reformat financiare. Ministrat e financave nga 17 vendet e Eurozonës takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi Greqinë.
 
Takimi vjen ndërsa deputetët grekë miratuan buxhetin shtrëngues të vitit 2013, një hap i rëndësishëm për të bindur kreditorët ndërkombëtarë të vendit për të lëvruar këstin jetik të ndihmave, pa të cilin vendi do të falimentonte.  Buxheti i vitit të ardhshëm u miratua me 167 vota pro dhe 128 kundër në parlamentin me 300 anëtarë.  
 
Ndërsa atletët që konkuronin për garën e 10 kilometrave hynë në rrugët e Athinës dje, shenjat e ekonomisë së dobët greke ishin të dukshme.
 
Disa qytetarë përgjatë rrugës mbanin pankarta përmes të cilave protestonin krizën që po përkeqësohet.
 
E përballur me një mal me borxhe dhe një defiçit të lartë buxhetor, Greqia është mbështetur tek huatë e shpëtimit nga vendet e tjera të eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga maji i vitit 2010.
 
Pas miratimit të buxhetit sot, takimi i ministrave të financave në Bruksel pritet të çbllokojë raundin e huave që do ta ndihmojnë Greqinë në rrugën e shpëtimit.
 
Është një hap i madh për vendin e zhytur në borxhe dhe mund të nënkuptojë një të ardhme më të mire për grekë si Pavlos Diakoumakos, i cili u detyrua të shpallte falimentimin pasi dyqani i tij i argjendarisë u vodh. 
 
Diakoumakos është përpjekur ta shohë incidentin traumatik si një bekim për të parë për mundësi të reja. 
 
"Ju e dini se situata është e vështirë për të gjithë, por ne jemi këtu. Po përballemi me të, po e luftojmë.  Po përpiqemi të krijojmë diçka të re, diçka të mirë për të gjithë ".
 
Kohët e vështira që po kalon vendi e frymëzuan atë për të drejtuar një organizatë bamirësie që ndihmon fëmijët me kancer. 
 
Përkrah dhjetra atletëve, Diakoumakos mori pjesë në garën e 10 kilometrave dje, një garë e ngjshme me Matatonën Klasike të Athinës.
 
Grekët po vrapojnë në maratonë në më shumë se një mënyrë, thotë Theodore Krintas, një analist financiar në Athinë.
 
"Ka një të mirë që duket se e kuptojnë shumica e njerëzve - që kjo do të jetë një maratonë," - thotë ai, duke aluduar se nuk ka për të pasur përmirësime të menjëhershme për problemet e vendit.
 
Krintas thotë se ndër të parët ka të ngjarë të preken punëtorët e sektorit publik.
 
Një prej tyre, Christos Efthimiou, rrezikon të humbasë punën, një tension tjetër për të. Tani ai merr gjysmën e rrogës dhe gruaja e tij ka tre muaj që është pushuar nga puna.
 
"Nuk mund të përballoj ilaçet, apo sigurimin shëndetësor për spitalin”, thotë Efthimiou, i cili puon si elektriçist në bashkinë e Athinës.
 
Miratimi i buxhetit të Greqisë erdhi disa ditë, pasi një projekt-ligj i veçantë për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave për dy vitet e ardhshme u miratua me një shumicë të ngushtë votash në Parlament, pas mosmarrëveshjeve të ashpra midis tre partive në koalicionin qeverisës.
Athina thotë se me lëvrimin e dy kësteve të ardhshme kredia me vlerën e 31.5 miliardë eurove (rreth 40 miliardë dollarë amerikanë), duhet t’i kalojë qeverisë greke.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
11.11.2012 19:36
GREQIA ESHTE ZHYTUR NE NJE KRIZE TE THELLE FINANCIARE KU BORXHI PUBLIK SHKON MBI 400 MILIARD DHE ESHTE NE FALIMENTIM TE PLOTE POR EUROZONA ESHTE NE KRIZE SIC JANE SPANJA,PORTOGALIA.ITALIA.FRANCA DHE TANI ESHTE ZHYTUR NE KRIZE FINANCIARE DHE GJERMANIA..BUROKRATET E BE BEJNE SHPENZIME KOLOSALE NEPER HOTELE LUKSOZE DHE DREKA DHE DARKA ME SHPENZIME MARAMENDESE.ME TE DREJTE E KRITIKON BRITANIA E MADHE PER KETO SHPENZIME..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive