E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Evropë

Greqia përgatitet për një raund të ri reformash

Paketa e re e shkurtimeve është pritur me protesta masive nga popullata

x
Madhësia e gërmave - +
Ministri grek i Financave Janis Sturnaras zhvilloi sot takime me kredi-dhënësit ndërkombëtarë të vendit. Takimi i trojkës së kredi-dhënësve, ku përfshihen Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvillohet ndërkohë që Greqia përgatitet të vërë në zbatim një paketë të re masash shtrënguese. Reformat janë pasuar me revolta të reja popullore:

Raundi i fundit i reformave u pasua dje me protesta në të gjithë Greqinë, përfshirë demonstrata nga pjesëtarë të forcave të rendit, zjarrfikës dhe anëtarë të sindikatave në Selanik.
                
“Shteti grek, qeveria greke i kanë çuar policët në anë të greminës. Është e paimagjinueshme për ne ta përballojmë jetesën me 800-1000 dollarë në muaj në këto kushte”.

Qeveria greke ka miratuar shkurtimet buxhetore për të ulur deficitin prej 14.7 miliardë dollarësh dhe thotë se këto janë masat e fundit shtrënguese, por kjo nuk i ngushëllon shumë grekët:

“Presim që qeveria të ndryshojë strategji, të ndërrojë kursin”.

“Masat e reja do t’i ulin më tej rrogat dhe pensionet. Nuk mund ta lejojmë më këtë situatë, jemi gati të hapim luftë”.

Paketa e re e masave shtrënguese pritet të finalizohet javën e ardhshme, pasi të miratohet nga parlamenti. Shkurtimet e reja do të hyjnë në zbatim në vitin 2013.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
10.09.2012 08:55
Ekonomia greke do te regullohet,nese pergjegjesit dhe ndimesit e tyre, ne kete krize te pa ndalshme financiare do te vendosen para drejtesise dhe sekuestruar pasurite e vena me fuqin e pushteteve ne kundershtim flagrant e demostrativ me ligjet.
C'do levizje politike ku fajtoret mbeten ne pushtete per te pasqyruar drejtesi njerezore,nuk eshte as me pak dhe as me shume por nje perdhosje e grabitje ne nje bashkepunim qe populli do t'i ndeshkoje.


nga: Anonim
09.09.2012 20:54
Reformat fillojne duke arrestuar, duke sekuestruar, duke denuar te gjithe ato politikan dhe pushtetar qe kane vjedhur, grabitur fondet e shtetit grek Qe i kane pervetsuar duke i derguar neper banka jashte vendet. Ne kete forme jane 600 miliard evro te zhdukura. S'ka kuptim njeri vjedh dhe shumica te shtrengoje rripin. Me keto lloj politikanesh dhe pushtetearesh duhet lufte pa kompromis deri ne shkaterrimin e kesaj kaste mafioze, kjo eshte reforma.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive