E enjte, 23 maj, 2013

Lajme

BE shqyrton afatin për shkurtimin e borxhit grek

x
Madhësia e gërmave - +
Udhëheqësit evropianë duket se do t’i japin afat Greqisë edhe dy vjet, deri në vitin 2016 për të shkurtuar borxhin, ndërkohë që akoma mbeten pikëpyetje për akordimin e një pakete të re shpëtimi për vendin.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian u tha gazetarëve sot në Bruksel se qeverisë së Athinës do t’i jepet më shumë kohë sesa afati i vitit 2014 për të arritur një sufiçit buxhetor në mënyrë që ekonomia të ketë kohë të rritet. Greqia është në vitin e pesë të recesionit dhe mbi një e katërta e punonjësve të saj janë të papunë.

Greqia mund të mbetet pa fonde që të premten e ardhshme por ministri i financave Yannis Stournaras tha se “nuk ka arsye për t’u shqetësuar”. Edhe zyrtari i Bashkimit Evropian konfirmoi se Greqia nuk do të lejohet që të mbetet pa fonde buxhetore.

Në fillim të kësaj jave, parlamenti grek miratoi një raound të ri masash jopopullore, 17 miliardë dollarë shpenzime dhe reforma të tjera. Institucionet kreditore kërkuan një paketë të re masash shtrënguese  parfa se të bien dakord të japin edhe 40 miliardë dollarë të tjerë, si paketë e dytë për vendin.  Ministrat evropianë të financave pritet t’i shqyrtojnë planin e shpëtimit të Greqisë të hënën por nuk duket se do t’i japin paratë pa studiuar detajet e kushteve financiare të vendit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive