E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Evropë

Greqi, Grevë 48-orëshe e punonjësve publikë

x
Madhësia e gërmave - +
Në Greqi ka nisur një grevë 48-orëshe e punonjësve publikë, ndërkohë që ligjvënësit diskutojnë për një raund të ri masash shtrënguese, të nevojshme për një tjetër këst fondesh ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Policia dhe trupat anti-trazirave  ishin sot të shpërndarë në të gjithë Athinën, ndërsa më shumë se 35 mijë njerëz marshuan përmes kryeqytetit grek në dy demonstrata të veçanta,  të organizuara nga sindikatat.

Prej grevës u anuluan fluturime për brenda dhe për jashtë vendit për disa orë me radhë, si dhe u ndërprenë shërbimet e trenave dhe të trageteve. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë të mbyllura dhe spitalet janë duke punuar vetëm me stafin e emergjencës. Greva, e cila vazhdon deri nesër, është e treta grevë masive në dy muaj.

Ligjvënësit filluan sot të diskutojnë për projekt-ligjin mbi masat shtrënguese, i cili parashikon 17 miliardë dollarë shkurtime të shpenzimeve, të përfitimeve sociale dhe pensioneve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive