E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Koalicioni i fitores së Presidentit Obama

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama fitoi një mandat të dytë katër vjeçar, kryesisht, falë  pjesëmarrjes së lartë në votime të të njëjtave grupe që e ndihmuan të zgjidhej katër vjet më parë - gratë, pakicat dhe të rinjtë. Sipas analistëve Partia Republikane duhet të ndryshojë strategjinë e saj politike, duke iu përshtatur ndryshimeve demografike të vendit.
 
Mbështetësit e Presidentit Obama festuan një mandat të dytë në rrugët e Uashingtonit.
Koalicioni i larmishëm dhe rinor i votesve që mbështetën presidentin Obama dukej qartë tek të pranishmit që ndoqën natën e zgjedhjeve në këtë lokal të kryeqytetit.

Presidenti përfitoi mjaft nga një pjesëmarrje e gjerë e grave, afrikano-amerikanëve, hispanikëve dhe votuesve të rinj, thotë historiani Allan Lichtman.

"Gratë dhe pakicat vunë Barak Obamën në krye, dhe kjo për republikanët duhet të jetë një shenjë paralajmëruese e madhe, me shkronja të kuqe gjigante, që ata nuk mund të fitojnë vetëm me bazën e tyre të përbërë nga të bardhët protestantë. Jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë një komb jo i bardhë."

Njerëzit në një grupim elektoral pro zotit Romney në Uashington ishin kryesisht të bardhë dhe të gjithë të zhgënjyer. Zoti Romney fitoi shumicën e votuesve të bardhë në zgjedhje, por pati më pak mbështetje nga gratë, të rinjtë dhe votuesit e pakicave.
Këshilltari republikan Ford O'Connell thotë se kjo duhet të ndryshojë.

"Mendoj se republikanët duhet të pranojnë se duhet të krijojnë rrugë komunikimi me grupet e tjera, për shkak se disa grupe pakicash kanë shumë paragjykime rreth tyre dhe u takon republikanëve t’u drejtohen këtyre grupeve për të ndryshuar perceptimet."

Kur Ronald Reagan fitoi presidencën në vitin 1980, votuesit e bardhë përbënin 85 për qind të elektoratit. Këtë vit ata ishin vetëm 72 përqind e tij.

Përveç votuesve të pakicave, republikanët përballen me një sfidë të madhe në rritjen e mbështetjes nga votuesit e rinj, thotë anketuesi Scott Rasmussen.

"Ka një hendek të madh brezash në politikën amerikane. Njerëzit mbi 40 vjeç preferojnë gjerësisht guvernatorin Romney. Njerëzit nën moshën 40 vjeçare preferojnë fuqishëm Presidentin Obama."

Republikanët ose duhet t’u përshtaten ndryshimeve të demografisë së SHBA-së ose duhet të përgatiten për humbje të tjera, thotë analisti Thomas Mann i Institutit Brookings.

"E ashtuquajtura votë e të rinjve që mendohej se do të pakësohej, sipas vlerësimeve fillestare, përbënte këtë rradhë një përqindje më të lartë të elektoratit se në vitin 2008, ndërsa afrikano-amerikanët qëndruan në nivelin 13 për qind. Kjo është një strategji afatgjatë humbjeje, prandaj do të ketë diskutime lidhur më këtë çështje."

Nëse Partia Republikane nuk zgjeron mbështetjen ndaj saj përtej votuesve të bardhë e në moshë, festimet demokrate e të larmishme si këto mund të bëhen rutinë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive