E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

Hagel, Brennan, kandidatura për Pentagon dhe CIA

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barack Obama emëroi ish senatorin republikan nga Nebraska, Chuck Hagel për në postin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe këshilltarin e tij kundër terrorizmit, John Brennan si drejtor të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.  Presidenti i njoftoi këto dy emërime në prani të Sekretarit të tanishëm të Mbrojtjes, Leon Panetta dhe drejtorit në detyrë të CIA-s, Mike Morell.
 
Roli udhëheqës i Chuck Hagelit në ushtrinë tonë do të jetë historik. Ai do të jetë personi i parë me grada të larta ushtarake, që bëhet Sekretar i Mbrojtjes, njëri prej pak sekretarëve të plagosur në luftë dhe veterani i parë i Vietnamit në krye të Departamentit të Mbrojtjes”.

Zoti Hagel, i cili ka qënë senator për dy mandate, ka mbështetje të madhe si në qarqet zyrtare edhe ato jo-zyrtare.

Por disa republikanë dhe kritikë e kundërshtojnë emërimin  për shkak të qëndrimeve të tij, që sipas tyre, tregojnë ndjenja armiqësie ndaj Izraelit dhe dobësi ndaj Iranit.

“Nëse konfirmohet në këtë post, zoti Hagel do të jetë Sekretari i Mbrojtjes më armiqsor ndaj shtetit të Izraelit në historinë e vendit tonë”.

Zoti Hagel i është referuar një herë të ashtuquajturit "lobi hebre" si frikësues.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney e mbrojti zotin Hagel.

“Gjatë gjithë karierës së tij, senatori Hagel ka qënë një përkrahës i palëkundur i Izraelit, i marrëdhënieve amerikano-izraelite dhe i mbështetjes amerikane për sigurinë e Izraelit”.

Alan Elsner është nënpresident i lobit pro-Izraelit dhe pro-Lindjes së Mesme, J Street, lob ky që mbështet zotin Hagel.

“Emri i tij po njolloset dhe personalisht e dënoj një qëndrim i tillë. Babai im është i mbjetuar i Holokaustit dhe jam mëse i vetëdijshëm se në botë ekzistojnë ndjenja anti-semite, por kur shikoj Chuck Hagelin mendoj se akuza të tilla janë fare qesharake”.

Nëse konfirmohet nga Senati, John Brennan do të zëvëndësojë gjeneralin David Petraeus, i cili dha dorëheqjen si drejtor i CIA-s vitin e kaluar pas njoftimeve për marrëdhënie jashtëmartesore.

“Misioni im do të jetë të garantoj se CIA ka mjetet e duhura për të ruajtur sigurinë e vendit dhe se puna e kësaj agjencie pasqyron gjithnjë liritë dhe vlerat, që ne i çmojmë aq shumë”.

Mbrojtja nga ana e zotit Brennan për vrasjen e terroristëve të dyshuar nëpër botë si një hap i ligjshëm dhe etik pritet të nxisë pyetje të ashpra nga ana e senatorëve.

Presidenti Obama tha se zoti Brennan dhe ish-senatori Hagel e kuptojnë se siguria kombëtare varet tek burrat dhe gratë, që shërbejnë në ushtri dhe në agjencinë e zbulimit.

“Ata e kuptojnë se ne jemi të suksesshëm si rrjedhojë e përkushtimit të personelit të këtyre dy institucioneve”.

Presidenti Obama i bëri thirrje Senatit që të veprojë me shpejtësi për konfirmimin e këtyre dy emërimeve dhe të emërimit të senatorit demokrat, John Kerry për në postin e Sekretarit të Shtetit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
08.01.2013 23:11
Nga këto emërime duhet të marrin shembull dhe vende të tjera demokratike. Emërohet sekretar i mbrojtjes nga kampi kundërshtar. Kjo realizohet vetëm në një vend demokratik për të ruajtur Amerikën dhe demokracinë në këtë vend. I besohet një ish ushtaraku me grada i plagosur në luftë një detyrë aq e lartë nga President demokrat. Këto veprime pothuajse i ka aplikuar çdo President i Amerikës kur ajo ka kaluar situata të vështira. Kjo duhet dhe në Shqipëri ku forcat politike duhet të gjejnë gjuhen e përbashkët për çështjen kombëtare. Besoj se do e dënojë historia opozitën për mosvotimin e tre ligjeve të cilat u bene shkak për marrjen e statusit e vendit kandidat për në BE. Duhet të dihet se shqiptaret janë evropian edhe sikur Komuniteti Evropian të mos i pranojë. Në nuk kemi cirilike, kemi gjuhen tonë të cilën e kemi shpëtuar mrekullisht nga pushtimi 500 vjeçar otoman. Edhe për këtë ka përgjegjësi Evropa. Përgjegjësia tjetër erdhi sa na lanë në kampin komunist. Nuk e meritojnë shqiptaret të lihen jashtë Evropës për shkak të këtyre kokave të “nxehta” që kanë okupuar drejtimin e partisë më të madhe opozitare. Këto mundohen çdo kusht të rikthejnë komunizmin. I takon dhe Amerikës të kontribuojë për Shqipërinë për faktin e vetëm se shqiptaret janë dhe proatlantik.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive