E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Tirana reagon për lirimin e zotit Haradinaj

“Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim tek drejtësia dhe tek pafajësia e zotit Haradinaj” tha Kryeministri Berisha

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Tirana zyrtare dhe politike mirëpriti sot shpalljen të pafajshëm dhe lirimin nga Gjykata e Hagës të kryetarit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se vendimi i Gjykatës së Hagës për të çliruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn është një fitore e rëndësishme e drejtësisë dhe shprehje e shkëlqyer e paanësisë së kësaj Gjykate.

"Ky vendim ka një dimension human për familjarët dhe të afërmit, është i një dimensioni kombëtar për shqiptarët që mbështetën me përpjekje të pandërprera çlirimin e Kosovës, për të rënët që bënë sakrificën sublime, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rolin dhe imazhin e saj në betejat për të mbrojtur qenien shqiptare nga një makineri shfarosëse dhe për të fituar lirinë" - thuhet në deklaratën e presidentit, të shpërndarë enkas për këtë ngjarje. Presidenti Nishani thekson se popujt e rajonit duhet të shikojnë nga e ardhmja e përbashkët duke lënë pas të shkuarën, por pa e harruar atë. 

 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se “ky ishte lajmi më i gëzueshëm që më erdhi mua e të gjithë shqiptarëve”. Zoti Berisha tha se pafajësia e Ramush Haradinajt është triumf i drejtësisë ndërkombëtare e i ligjit ndërkombëtar, dhe se përpjekjet për të simetrizuar gjërat josimetrike kanë marrë përgjigjen e merituar nga Gjykata Ndërkombëtare.
 
“Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim tek drejtësia dhe tek pafajësia e zotit Haradinaj” - tha zoti Berisha, duke vlerësuar zotin Haradinaj si ish kryeministër i Kosovës e “komandant legjendar i njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mbrojtën me qindra e qindra civilë nga barbaritë”.  Kryeministri Berisha e ftoi zotin Haradinaj në Shqipëri, të festojnë së bashku këtë ditë të madhe dhe 100 vjetorin e pavarësisë, duke theksuar se një ditë më parë uroi gjeneralit Gotovina, “hero kombëtar i popullit mik kroat”, për pafajësinë që mori nga Gjykata Ndërkombëtare.
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Ramush Haradinaj është “heroi i gjallë i UÇK-së”. Ai ka fituar për herë të dytë pafajësinë dhe “lirimi i tij nga Tribunali i Hagës i ka dhënë edhe një herë të gjithë legjitimitetin dhe krenarinë kësaj lufte të drejtë që bëri populli shqiptar në Kosovë” - tha zoti Meta.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
29.11.2012 16:32
RAMUSH HARADINAJ MORI PAFAQESINE NGA TRIBUNALI I HAGES DUKE TREGUAR INTEGRITET DHE BURE SHTETI DUKE JU NENSHTRUAR GJYKIMIT NGA HAGA DHE NUK U MBROJT SE ISHTE DREJTUES UCK .TE LUMTE Z HARADINAJ SHERBEI KOMBIT PER TE PLOTESUAR AMANETIN E TE RENEVE LUFTETAREVE TE UCK PER BASHKIMIN E KOSOVES ME SHQIPERINE ME REFERENDUM MBAREPOPULLOR.TANI KARLA DEL PONTE MORI NJE MESIM SE NUK BLIHEN DESHMITARET ME EURO ME AKUZA FALLSO.POR DO TE MARE MESIM DHE BERISHA QE MINISTRAT E TIJ MEDIU,BASHA,META DHE PRIFTI NUK JU NENSHTRUAN GJYKATAVE SEPSE ISHIN MINISTRA DHE DEPUTETE..VEPRO TANI.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive