E shtunë, 31 janar, 2015

Lajme / Shëndetësi

Të reja nga trajtimi i sëmundjeve të zemrës

Një grup shkencëtarësh në Britani kanë filluar ndërtimin e indeve që mund të përdoren për shërimin e zemrës

x
Thuhet se zemra e thyer nuk mund të ngjitet, por një ekip bioinxhinierësh në Britani po përpiqet të bëjë pikërisht këtë. Ata po ndërtojnë inde duke përdorur qeliza që mund të injektohen në zemrën e sëmurë.

Përfytyroni mundësinë e injektimit të një zemre të sëmurë me një shtresë të re qelizash të shëndetshme.

Qelizat do të nguleshin në një ind apo allçi, që do të zëvendësonte qelizat e vdekura dhe do të ripërtërinte zonat e dëmtuara të zemrës.

Këtë synon të bëjë Dr. Suwan Jayasinghe në laboratorin e tij të bioinxhinierisë në University College të Londrës. Studimi po financohet nga Fondacioni Britanik i Zemrës.

Gjatë një sulmi në zemër, mpiksja në një arterie zbraz oksigjenin dhe dëmton qelizat që aktivizojnë rrahjen e zemrës duke ndalur funksionimin e saj.

Dr. Jayasinghe dhe kolegët e tij kanë gjetur një mënyrë për përdorimin e një zorre mikroskopike që funksionon me energji elektrike, e cila është në gjendje të vendosë me saktësi një shtresë qelizash në muskujt e zemrës.

“Qelizat vendosen në një lëng dhe aktivizohen përmes një shiringe elektrike. Pastaj, kur shiringa i transporton qelizat ato prodhojnë një formë spërkatjeje të ngjashme me atë të kollës”.

Ky nuk është një proces aq i lehtë. Secila qelizë duhet të jetë në sinkronizim të përkryer me një rrjet kapilarësh për të marrë energjinë e duhur.

Pastaj së bashku këto qeliza dhe enët e gjakut duhet të vendosen me preçizion brenda një rrjeti proteinash.

Shkencëtarët e realizojnë këtë përmes një procesi të quajtur elektrospërkatje.

Elektrospërkatja nuk është metodë e re, por përshtatja e saj për këtë përdorim një ditë mund të realizojë trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve të zemrës.

Tani kurimi i sëmundjeve të zemrës bëhet shpesh me operacion, por Dr. Jayasinghe beson se do të vijë koha kur operacionet nuk do të jenë më të nevojshme.

Qelizat kardiovaskulare kultivohen në një inkubator për më pak se një javë.

Brenda këtij mikroprocesori ka një shtresë qelizash të zemrës dhe kapilarësh të vendosur mbi një rrjetë proteinash të cilat mund të mbahen të aktivizuara për orë të tëra.

Studiuesi Vassiliss Georgiadis është në gjendje të aktivizojë këtë pajisje të sofistikuar për të mundësuar monitorimin e të gjitha qelizave të zemrës brenda mikroprocesorit. Ai mund të realizojë edhe monitorimin e secilës qelizë veç e veç.

Dr. Anastasis Stephanou është drejtues i Fondacionit Britanik të Zemrës.

Për 18 vjet ai ka studiuar dëmet që shkaktojnë sëmundjet e zemrës.

Ambicia e tij është transformimi i kësaj shtrese të hollë në një strukturë të trashë tre dimensionale e cila do të eliminonte nevojën për zëvendësimin e zemrës.

Është ende e pamundur të parashikohet ndërtimi i një zemre të tërë, por ai shpreson se ekipi i tij do të jetë në gjendje të përdorë metodën e elektrospërkatjes të zbuluar nga Dr. Jayasinghe për riparimin e zemrave të dëmtuara.

“Problemi më i madh është se duhet pritur gjatë për të parë nëse organi i donatorit përputhet me atë të pacientit. Si rezultat, këta pacientë duhet të mbahen gjallë me ilaçe të cilat nuk funksionojnë gjithmonë dhe në raste të tilla zemra nuk funksionon më duke shkaktuar vdekjen e pacientëve. Pra, në këto rrethana puna jonë është me vlerë pasi studimi merret me ndërtimin e indeve kardiovaskulare që  kirurgët mund t’i përdorin për zëvendësimin e indeve në pjesët e dëmtuara të zemrës”.

Deri tani studimi ka kushtuar miliona dollarë dhe Fondacioni Britanik i Zemrës po përpiqet të mbledhë fonde për të arritur deri te faza themelore e testimeve.

Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, 750 mijë njerëz në Britani vuajnë nga probleme kardiavaskulare.

Ekipi në University College të Londrës shpreson që një ditë fushata “Riparimi i Zemrave të Dëmtuara” të ndihmojë në trajtimin e suksesshëm të këtyre problemeve kardiovaskulare.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatbardh nga: New York
28.02.2013 04:58
Shume mire qe behen studime shkencore.
Sa me shume studime e kerkime aqe me mire.
Por ky studimi i qelizave munde te jap rezultat e munde te mos jap ne saje te mosperputhjse biologjike dh pershtatshmerise te organizmit te cdo njeriut.
Ka veprime e kunderveprime te me vonshme

nuk esht puna se do ndikojn vetem ne zemer por ndikimi munde te jete ne tru,melci,pankrease,mushkrei., sistemin intestinal etj.
Ketu duhe pas parasyshe qe organizamat e nje njeriu ne kushte te njeta me tjetrin reagojn ndryshe
P.sh.Guret ne vashka tek nje person formohen cdo 6 muaje ne kushte te njeta ushqimi,perdorim uji, e banimi vllaj me vlla ose me moter me moter burr e grua etj etj
Njeri formon gure tjetri jo.
Pra reagimi esht i ndryshem
Tjeter gastritin tek nje person nuk ka efekt ranitidina,apo omoprazore ,zantaci etj
Marim rastin e fibrillation ,-hollimin e gjakut
Persona qe perdorin Comodin ose warfarin ne doaz barabarta rezultati esht i ndryshem njeri permisohet tjeteri jo
kjo varet nga cilsite e vecanta.

po keshtu munde te krasojm,Jeta e Apis melifera-bleta,nje insket fantastike qe cudite biologet,kimistet, arqitektet me te mire e te mdhaj.
Familja e bletes ka pranuar kalimin nga zgjoj primitiv ne zgjoj moderen e me shume kate.Ushqim artificial,luftimin e smundjeve me anribiotike.
Kan mundur te rritin Matka-Mbretresha artificiale.esht mundur te prodhohe nje nga ushimet me me velre QUMSHTI I BLETZERS.
Esht prodhuar edhe peta -fleta e dyllit ku bleta ngre qelizat vendet per vendosjen e mjaltit dhe koservimin.vulosjen.qelizat ku vednosen vezet,dh tafsformohet veza ne lavn ..insekt etj.
Kto lloje hojesh nuk kan mundur ti bejen deri me sote shkencat fiziologjike,biokimike ,inginjerike arkitektet etje.
Ne te artheme ndofta ,por sot per sot bleta nuk ka pranuar nje ndihme te tille.
Me praktike do ishte me mjete moderne qe ka sot Tomografia kompjuterike me percaktuar vendin e grumbullimit te shtresimi te materialeve ne enet e gjakut dhe aty te nderhyhet me mjetet kimike apo rrezatimet.
Studimet munde te behen dhe paralele ska asgje te keqe edhe biologjike dhe farmaceutike.
Kush te japin rezultate me te mira te aplikohet.
Le te shpresojme!
Fatbardh doci S:C:
New York

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Lufta kundër grupit Boko Haram

Bashkimi Afrikan ra dakord mbështesë propozimin për të dërguar 7500 trupa në luftë kundër grupit ekstremist Boko Haram në Afrikën perëndimore.
Më tepër

Shteti Islamik pranon humbjen në Kobani

Luftëtarët e Shtetit Islamik nxorën sot një video ku pohojnë se janë mundur në qytetin sirian Kobani, por betohen se do ta sulmojnë përsëri këtë qytet.
Më tepër

Greva e punonjësve të arsimit në Maqedoni

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës kërkon ngritjen e rrogave për 25 përqind për punonjësit e këtyre fushave, ndërsa Ministria thotë se nuk është në gjendje të bisedojë pa u ndërprerë greva.
Më tepër

Shkollat profesionale në Shkodër

Megjithëse me një traditë të gjatë, një pjesë prej këtyre shkollave profesionale, gjatë 25 viteve të fundit, kanë shkuar drejt degradimit për shkak të mugesës së interesimit dhe investimeve.
Më tepër

Maqedoni, akuza ndaj drejtuesit të opozitës

Prokuroria publike maqedonase ka akuzuar drejtuesin e opozitës maqedonase Zoran Zaev për tentim dhune ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Zoti Zaev dyshohet ta ketë kërcënuar dhe shantazhuar kryeministrin Nikolla Gruevski.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An Ukrainian policeman embraces his wife during a ceremony in Kharkiv, northeastern Ukraine, before his departure to the east of the country where he will take part in an "Anti-Terrorist Operation" (ATO).
  • A general view of Italy's Chambers of Deputies as it begins voting for a new president in Rome. Lawmakers failed to elect a new president in a first round of voting on Thursday, leaving Prime Minister Matteo Renzi hoping to push through his candidate only in a fourth round when the required threshold of votes is lower.
  • Relatives of Islamic State captive Jordanian pilot Muath al-Kasaesbeh place a poster of him in front of their new gathering headquarters in Amman. Japan and Jordan scrambled on Friday to find out what had happened to two of their nationals being held by IS, after a deadline passed for the release of a would-be suicide bomber being held on death row in Amman.
  • Indian Border Security Force (BSF) soldiers participate in a parade in Humhama, on the outskirts of Srinagar. Some 333 trained constable recruits were formally inducted into the BSF after completing 44 weeks of training.
  • Musa, a 25-year-old Kurdish marksman, sits in the rubble of the Syrian town of Kobani, also known as Ain al-Arab. Kurdish forces recaptured the town on the Turkish frontier on January 26, in a symbolic blow to the jihadists who have seized large swaths of territory in their onslaught across Syria and Iraq.
  • The 'Havengore', which carried Winston Churchill's coffin along the Thames, makes the same journey with members of his family onboard to mark the 50th anniversary of his funeral in London.
  • A Palestinian activist, Lema Nazeeh, argues with an Israeli soldier during clashes between security forces and Palestinians from the West Bank village of Bilin, following a march to protest against Israeli settlements, in Bilin, west of Ramallah.
     
  • Georgian army tanks take part in a military exercise near the Vaziani military base close to the Georgian capital Tbilisi. NATO Deputy Secretary-General Alexander Vershbow arrived in Tbilisi for a two-day visit regarding Georgia's prospective integration into the alliance.
  • Rory McIlroy of Northern Ireland plays a shot during the second round of the 2015 Omega Dubai Desert Classic, in Dubai, United Arab Emirates.
  • A man walks by artist Peter Regli's sculpture "Reality Hacking No 320 Snow Monsters" near the Flatiron Building in New York.
  • Indian students of Saint Francis Girls High School form the word "peace" as they participate in a 'Non-violence and Peace' rally in Secunderabad, on the 67th anniversary of Mahatma Gandhi's assassination.
  • A European wildcat hides and sleeps in a hole at the zoo in Duisburg, Germany. Germany currently faces snowfall and temperatures around the freezing point.
  • Supporters of Qatar cheer before the 24th Men's Handball World Championships semi-finals match between Qatar and Poland at the Lusail Multipurpose Hall in Doha.
  • A woman walks through the snowy forest on the Grosser Feldberg mountain in the Taunus region near Frankfurt am Main, western Germany.

Interaktive