E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Znj. Klinton - trajtim me hollues gjaku

Në një deklaratë të hënën vonë, mjekët thanë se shëndeti i sekretares Klinton është duke bërë përparim të shkëlqyer

x
Madhësia e gërmave - +
Mjekët që po trajtojnë sekretaren e shtetit Hillary Clinton thonë se ajo ka një pllakëz gjaku të mpiksur në hapësirën mes trurit dhe kafkës, por nuk ka pasuar hemoragji në tru apo ndonjë tjetër dëmtim neurologjik.

Pllakëza e mpiksur e gjakut u zbulua gjatë një analize mjekësore që ajo kreu mbas një tronditjeje që pati në mes të muajit dhjetor, kur humbi ndjenjat si pasojë e një virusi të stomakut.

Zonja Clinton u shtrua në një spital të Nju Jorkut ditën e djelë dhe po mjekohet me barna kundër mpiksjes së gjakut.

Mjekët publikuan dje një njoftim ku thuhej se ajo po bën “përparim të dukshëm” dhe shprehën besim se shëndeti i zonjës Clinton do të përmirësohet plotësisht.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
02.01.2013 11:16
Lajm shumei gezueshem,permiresimi dhe sherimi zonjes se hekurt por me shpirtin e nenes Tereze-Zojnes se nderuar Klinton.!
Gezohem me shpirt per kete zonje te madhe qe i ben nder popullit amerikan,por edhe popullit shqiptar.Respekt per familien Klinton.
Ing. Ahmeti


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
01.01.2013 12:13
Lajm shume i gezueshem njoftimi ekipit mjeksor per permiresimin e shendetit te zonjes se nderuar Hillary Klinton. Familja saj, amerikanet dhe te gjithe qytetaret qe aspirojne per liri e demokraci ne Bote luten per sherimin sa me te shpejte te zonjes Klinton. Urime dhe gezuar zonja Klinton viti 2013


nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
01.01.2013 10:05
Mikes se madhe te shqiptareve znj. Hilari Clinton, i urojme sherim te shpejte. Gjithashtu i urojme vitin e ri 2013, te kete shendet dhe suksese kudo.
Zoti e bekofte


nga: Cimi nga: USA
31.12.2012 15:12
Z. Klinton i uroj sherim te shpejte. Cifti Klinton jane te nderuar per te gjithe Shqiptaret kudo qe ndodhen.


nga: Petrit
31.12.2012 10:35
Skretares se Shtetit Zonjes Hillari Klinton i uroj sherim te shpejte, jete te gjate dhe gjithe te mirat prane familjes, miqeve. Zonjes Klinton i uroj dhe suksese te metejshme ne poltikat qeverisese,si dhe gezuar vitin e Ri 2013 familjarisht dhe nepermjet Saj te gjithe amerikaneve.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive