E shtunë, 29 gusht, 2015

Lajme / SHBA

Qyteza Hoboken nën pasojat e stuhisë Sandy

x
Greg Flakus
Një prej komuniteteve më të prekura nga stuhia Sandy ishte qyteti i vogël Hoboken, në buzë të lumit Hudson.  Banorët e këtij qyteti punojnë në anën tjetër të lumit në Nju Jork dhe jetojnë në këtë qytezë duke shijuar qetësinë e saj. Por gjatë stuhisë Sandy, shumica e qyteti është nën ujë. Përmbytjet nuk kursyen as hekurudhën që lidhte Hobokenin me Nju Jorkun. Qyteti i vogël tashmë po ndihmohet si nga qeveria edhe nga sektori privat, por duket se do të duhen muaj që të mëkëmbet sërish.
 
Zhurma e gjeneratorëve me benzinë për prodhimin e energjisë elektrike dhe era e rëndë e grumbujve të plehërave në cep të rrugëve, kjo është e përditshmja e re e qytetit Hoboken.

Në rrugët kryesore, ku ka ardhur energjia elektrike, janë hapur disa prej dyqaneve e restoranteve, por pamja e qiellgërvishtësve të Nju Jorkut që ndodhet përtej lumit Hudson, tërheq ata që punojnë në të por që ende nuk mund të shkojnë dot atje.
Kryetarja e bashkisë së qytetit Hoboken Dawn Zimmer siguroi një grumbull njerëzish përpara bashkisë së qytetit se Agjencia Qeveritare për Menaxhimin e Situatave, e njohur si FEMA, po ndihmon për rivënien në punë të shërbimeve, si energjia elektrike .

“FEMA është pjesë e e arsyes se përse ne ishim në gjendje që të vinim në punë nënstacionet më shpejt se zakonisht. Fema ka qenë pjesë e bashkëpunimit mes sektorit publik e privat”.

Punonjësit e FEMA-s, të ndihmuar nga vullnetarë të rinj nga i gjithë vendi, janë në H
Hoboken për të ndihmuar njerëzit për ta kaluar këtë situatë.

Davidi është tregtar; ai kërkon ndihmë për të mbushur formularët e kërkesave. Davidi zotëron një kompani ushqimore e cila humbi të gjithë inventarin kur u pre energjia elektrike.

“Dritat erdhën, por unë kisha shumë artikuj në frigorifer që u prishën”.

Përfaqësuesja e FEMA-s, Maryanne Ludwig, thotë se kjo është pjesë e punës që agjencia po kryen këtu.

“Ne quhemi Ndihma për Individin, pasi ne ndihmojmë individët. Kemi edhe ekipe për ndihmën publike që po punojnë nëpër qytet”.

Firmat private gjithashtu janë të përfshira, mes tyre edhe firmat vendase PSE dhe G, të cilat kanë ngritur një tendë në qendrën e Hobokenit dhe ofrojnë kafe, pika për karikimin e baterive të celuarëve si dhe ndihmë për çështjet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

Por banorët vetë po punojnë më së shumti këtu, duke pastruar shtëpitë dhe ndërtesat e përmbytura. Banorët e Nju Xhërsit kanë një qëndrim të mirë në këtë situatë, sipas Sofia Efrenovit, vullnetare me organizatën Americorps:

“Janë njerëz me energji pozitive. Mund ta ndjesh moton që thuhet për ta “Xhërsi i fortë”.

Megjithë ndihmën e qeverisë dhe sektorit privat, banorëve të Hobokenit do t’u duhen muaj përpara se të rimëkëmbin krejtësisht qytetin e tyre.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Manovra ushtarake SHBA - K. e Jugut

Manovrat pasojnë disa ditë tensionesh mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Më tepër

Studentët dhe debati mbi imigracionin

Thirrjet për deportimin e emigrantëve të paligjshëm janë shqetësuese për studentët pa dokumente
Më tepër

Mustafa: marrëveshjet me Serbinë, të nevojshme

Katër marrëveshje, mes tyre edhe ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe, kanë nxitur kundërshtimin e partive opozitare.
Më tepër

Ekonomia e Nju Orlinsit 10 vjet pas uraganit

Gjendja e ekonomisë në qytetin Nju Orlinsnjë dekadë pas përmbytjes shkatërrues
Më tepër

Bashkitë, sfida e mbetjeve urbane

Ekspertët thonë se kërkohet unifikim i shërbimeve për mbetjet urbane dhe më shumë mbështeje nga qeveria qendrore
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Migrants wait for Macedonian police to allow them to cross at the border line between Greece and Macedonia near the town of Gevgelija.
  • South Korean army's Surion helicopter fires flare shells during the South Korea-U.S. joint military live-fire drills at Seungjin Fire Training Field in Pocheon, near the border with North Korea.
  • Stairs are all that remain of a house that once stood before Hurricane Katrina struck 10 years ago, Waveland, Mississippi.
  • An Indian Army soldier faints during a ceremony to commemorate the 50th anniversary of a war between India and Pakistan, at the India Gate war memorial in New Delhi.
  • A masked Kurdish boy sits in front of a barricade that blocks a road in Van, eastern Turkey, Aug.27, 2015.
  • A dog stands on a street covered with ash from the Cotopaxi volcano in Mulalo, south of Quito, Ecuador, Aug. 27, 2015.
  • A Naga sadhu, or a Hindu holy man, rubs ash onto his body before a procession during Kumbh Mela or the Pitcher Festival in Trimbakeshwar, India, Aug. 27, 2015.
  • A group of hikers are silhouetted against the moon in Tijuana, Mexico, Aug. 27, 2015.
  • Malaysian armed services personnel take part in rehearsals for upcoming National Day celebrations at the Independence Square in Kuala Lumpur.
  • A two-year-old orangutan hugs its mother, who is recovering after a health examination at Kao Pratubchang Conservation Center in Ratchaburi, Thailand, Aug. 27, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.