Lidhje

Protesta në Hungari kundër korrupsionit


Mijëra hungarezë protestuan kundër korrupsionit në organin tatimor të vendit dhe kërkuan më shumë liri demokratike. Protesta, që u zhvillua dje në mbrëmje, ishte e fundit e një serie protestash të mëdha që kanë tronditur jetën politike të Hungarisë kohët e fundit.

Protestuesit kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit dhe kërkuan shkarkimin e drejtoreshës së agjencisë së taksave Ildiko Vida e cila pranoi kohët e fundit se asaj, ashtu si disa zyrtarëve të tjerë, Shtetet e Bashkuara nuk u japin vizë, për shkak të akuzave për korrupsion. Ajo mohon të ketë bërë ndonjë shkelje. Sot kryeministri Viktor Orban tha se do ta mbështesë zonjën Vida dhe do të ndërmarrë veprime ligjore kundër akuzave për korrupsion.

Kryeministri Orban ka shkaktuar shqetësim mes partnerëve perëndimorë me politikat që ndëshkojnë bizneset e mëdha, kufizojnë të drejtave demokratike dhe që, siç shprehen kritikët, e ka çuar Hungarinë më pranë orbitës së Kremlinit.

Ai është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për atë që ato e shohin si dobësim të demokracisë dhe sulme ndaj organizatave jo-qeveritare.

XS
SM
MD
LG