E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Të drejtat njerëzore dhe shkeljet në Shqipëri

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Avokati i popullit, Igli Totozani, festoi sot ditën ndërkombëtare të të drejtave njerëzore më nje grup fëmijësh të mbyllur prej frikës së gjakmarrjes, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj kësaj dukurie të dhunshme. Disa shoqata që i ndihmojnë këta fëmijë që të vazhdojnë mësimin, dhe jetesën me nevojat më të domosdoshme u bashkuan me avokatin e popullit në këto festime dhe dhurata. Zoti Totozani thotë se “shoqëria është bërë më e ndjeshme dhe më e ndërgjegjshme ndaj të drejtave njerëzore”.
 


Një vit më parë, avokati i popullit i mbushi zyrat e institucionit të tij me disa familje rome që i gjeti në qiell të hapur në mes të dimrit, por edhe sot qendra që iu caktua në Sharrë është e pabanueshme. “Ky grup dhe pakicat e tjera - thotë zoti Totozani - vuajnë shkelje të rënda të të drejtave njerëzore”.
 
Në ditën ndërkombëtare të të drejtave njerëzore avokati i popullit thotë se ka përmirësime në kushtet e burgjeve dhe në paraburgimet e policisë. Megjithatë problemet janq aq të shumta në jetën e përditshme jashtë qelive. Zoti Totozani thotë se “janë pakësuar ose janë zhdukur fare subvencionet ndaj të sëmurëve dhe personave me aftësi të kufizuar, duke i lënë ta pambrojtur përballë çmimeve të energjisë, transportit, telefonisë”.
 
“Një tjetër shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore - thotë zoti Totozani - është dhuna ndaj grave, për të cilën parlamenti dhe policia nuk po reagojnë”. Avokati i popullit mendon se të drejtat e njeriut janë një fushë ku duhet punuar përditë në teren, dhe jo thjeshte të trajtohen nëpër konferenca teorike brenda zyrave dhe hoteleve luksoze. Sipas tij, moria e shkeljeve të të drejtave njerëzore në Shqipëri meriton më tepër përkushtim dhe vëmendje nga të gjithë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Visar nga: usa
10.12.2012 21:55
Te drejtat e njeriut ne Shqiperi u dhunuan ne menyren me monstruoze qe diten qe Sali Berisha zuri postin e keyeministrit. Sali Berisha me Nanon, te udhehequr nga Ramiz Alia, rrembyen pronat e pronareve te ligjshem shqiptare. 22 vite pronart enden ne dyert e gjykatave per te kerkuar te drejten e prones, por pa asnje rezultat. Perse Amerika dhe BE-ja nuk nderhyjne, dhe t'i kerkojne Berishes kthimin e prones, respektimin e te drejtes themelore te njeriut, respektimin e Kushtetutes demokratike?. Si mundet Shqiperia te quhet shtet demokratik, dhe te behet jese e BE-se pa kthyer pronat e ligjshme?! Tani kerkojne Camet pronat e tyre nga Greqia, por a do te mundet Berisha te ngreje zerin per pronat came, kur ai vete ka rrebyer pronat e shqiptareve ne Shqiperi?
Shqiperia nuk eshte shtet demokratik, sepse ne nje shtet demokratik respektohen ligjet demokratike..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive