E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA, Shpenzimet në imigracion

x
Madhësia e gërmave - +
Jeff Seldin
Gjatë dy dekadave, shtimi i i fondeve ka vënë në dispozicion më shumë personel, pajisje dhe ka sjellë përmirësimin e aftësisë për mbrojtjen e kufijve amerikanë. Një raport i kohëve të fundit i organizatës së pavarur Instituti i Politikave të Imigracionit thotë se vitin e kaluar fondet për agjencitë e zbatimit të ligjeve të imigracionit arriti në rreth 18 miliardë dollarë, 3 miliardë dollarë më shumë se buxhetet e agjencive të tjera kryesore të zbatimit të ligjit të marra së bashku.
 
Si shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, Claudia Hernandez zgjohet çdo ditë, shkon në punë dhe kthehet në shtëpi për t'u kujdesur për fëmijët.
Por zonja Hernandez nuk është shtetase amerikane.

"Kam ardhur në SHBA kur isha 13 vjeç. Ishim në Kaliforni. Natyrisht, nuk kisha dokumente. Jetova në Kaliforni për rreth 20 vjet dhe më pas, dhjetë vjet më parë, erdha në Maryland."

Dhe pas dekadash pune dhe jete në SHBA, ligji e vuri përballë mundësisë së dëbimit nga vendi.

"Po të më dëbojnë, kush do të kujdesej për fëmijët e mi? Kush do të sigurohej që vajza ime të shkonte në shkollë çdo ditë, që të gëzonte shëndet, që të ushqehej? Ku do të jetonte ajo?"

Sipas Qendrës së Politikave të Imigracionit, një organizatë kërkimore jopartiake, me rritjen e fondeve për zbatimin e ligjeve të imigracionit, dëbimet janë shtuar më shumë se dyfish, gjatë dekadës së kaluar.

Grupet që ndihmojnë imigrantët të sistemohen në Shtetet e Bashkuara thonë se pasojat janë të rënda. Jaime Farrant punon me shoqatën Ayuda, e cila ofron shërbime ligjore për imigrantët.

"Zbatimi më i rreptë i ligjit luan rol, dhe ky rol është fakti që imigrantët u drejtohen kontrabandistëve dhe krimit të organizuar për të kërkuar ndihmë për kalimin e kufirit."

Përgjatë kufirit me Meksikën, dhuna e kohëve të fundit ka ringjallur shqetësime.
Vullnetarët e grupit Minuteman Project, i zotit Jim Gilchrist, ndihmonin në patrullimin e kufirit, deri sa kjo u bë diçka shumë e rrezikshme. Ai thotë se fondet prej 18 miliardë dollarësh të shpenzuara vitin e kaluar nuk janë aspak të mjaftueshme.

"Shihet ende një trafik i shfrenuar automjetesh ose njerëzish në këmbë që sjellin drogë ose imigrantë të paligjshëm."

Politikat e imigracionit janë një çështje mjaft delikate në Shtetet e Bashkuara dhe shumë përpjekje të mëparshme për reforma nuk kanë patur sukses. Por duket se në Kongres ka konsensus në rritje se kjo mund të jetë koha e përshtatshme për të vepruar sërish.
Profesori David Hart, i universitetit George Mason shpreson që kjo të ndodhë.

"Duhet gjithashtu të flasim për numrin e njerëzve që vijnë në vend apo çfarë njerëzish duam që të imigrojnë këtu. Nuk kemi qenë në gjendje t’i zhvillojmë këto diskutime, sepse jemi përqëndruar vetëm tek çështjet e kufirit."

Zonja Claudia Hernandez e konsideron veten me fat. Ajo fitoi betejën ndaj urdhërit të dëbimit dhe tani është imigrante e ligjshme.

"Unë kam qenë këtu më shumë se gjysmën e jetës sime, dhe natyrisht që i respektoj Shtetet e Bashkuara. Ky është vendi im."

Ajo shpreson që një ditë të bëhet shtetase amerikane.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bruksel: Takim për energjinë

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy tha se Evropa rrezikon të bëhet kontinenti i vetëm që varet tek energjia e importuar
Më tepër

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive