E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Inaugurimet e presidentëve, një festë patriotizmi

x
Madhësia e gërmave - +
Carolyn Presuti
Presidenti Barak Obama bëri dje publikisht betimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që qindra mijë njerëz u mblodhën në lëndinën qëndrore të kryeqytetit për të ndjekur ceremoninë. Njerëzit valëvitnin flamuj dhe brohoritnin për presidentin e 44 të vendit. Le t'i hedhim një sy festimeve të djeshme me rastin e inaugurimit, i 57-i në Shtetet e Bashkuara.
 
Inaugurimi i presidentit është një ditë kur shumica e amerikanëve lënë mënjanë politikat partiake dhe i përkushtohen patriotizmit.
 
Është dita kur Presidenti bën betimin.
 
 “I Barack Hussein Obama, do solemnly swear. . .”
 
Dhe përpara qindra mijë amerikanëve premton se do të zbatojë Kushtetutën.
 
Në fjalimin me rastin e betimit, Presidenti Obama foli mbi përgjegjësitë globale të Amerikës. 
 
 “Ne do të mbështesim demokracinë nga Azia në Afrikë, nga Kontinenti Amerikan në Lindjen e Mesme, sepse interesat tona dhe vetëdija jonë na detyron të veprojmë në emër të atyre që e dëshirojnë lirinë.”
 
Ai foli gjithashtu për sukseset e mandatit të tij të parë.
 
“Një dekadë lufte po mbaron dhe ka filluar rimëkëmbja ekonomike.”
 
Ai bëri thirrje për veprim të përbashkët për zgjidhjen e problemeve të vendit, duke iu referuar mospajtimeve të tanishme në Kongres.
 
"Ju dhe unë, si qytetarë, kemi detyrimin për t'u dhënë formë debateve të kohës sonë, jo vetëm me votat që ne hedhim por me zërin që ngremë në mbrojtje të vlerave tona më të çmuara dhe idealeve më të pavdekshme." 
 
Shumë njerëz që dëgjonin fjalimin i përshëndesnin fjalët e presidentit. 
 
"Shpresa ime është se vendi do të bashkojë energjitë. Ne kemi nevojë për dy partitë politike. Kjo ka shumë rëndësi për mua.”
 
“We love you!” 

 
Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, kryesuan paradën tradicionale.  Në paradë morën pjesë rreth 9,000 njerëz dhe makina me zbukurime nga të 50 shtetet, që lëviznin ngadalë nga Kapitoli drejt Shtëpisë së Bardhë.   
 
Njerëzit qëndronin në të dy anët e bulevardit me shpresën se do të shikonin Presidentin dhe Zonjën e Parë të zbrisnin nga makina dhe ta bënin një pjesë të rrugës më këmbë.
 
Presidenti nuk i zhgënjeu. Së bashku me Zonjën e Parë ai doli dy herë nga makina për t'u përshëndetur me njerëzit.  
 
Numri i të pranishmëve ishte më i vogël se katër vjet më parë, dhe, ashtu siç ndodh me mandatet e dyta presidenciale, jehona e ceremonive mund të mos zgjasë shumë. Këtë javë, presidenti do të përballet përsëri me një kongres të polarizuar pikërisht në atë ndërtesë ku ai sapo bëri thirrje për unitet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive