E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Vazhdojnë hetimet për sulmin me armë në Kënektikat

x
Madhësia e gërmave - +
Autoritetet amerikane ende nuk kanë konfirmuar motivet e autorit të masakrës në një shkollë fillore dje në Konektikat. Policia tha se autori i sulmit ka hyrë me forcë në mjediset e shkollës, para se të shtinte me armë zjarri në drejtim të nxënësve. Incidenti me armë zjarri në një shkollë fillore në qytetin Newtown la të vrarë 26 vetë, ndër të cilët 20 fëmijë. Qindra vetë u mblodhën dje në një kishë në qytet për të nderuar kujtimin e të vrarëve, ndërkohë që mbarë vendi është tronditur nga ngjarja. Presidenti Obama u shpreh në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se çdo prind në Amerikë ka sot një zemër të rënduar nga dhimbja. Ai bëri thirrje për masa reale për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Hollësitë mbi incidentin në shkollën fillore Sandy Hook në Njutaun të Kënektikatit vashdojnë të dalin. Policia po vazhdon të identifikojë viktimat dhe po heton motivet e krimit. Policia tha se autori i krimit është 20 vjeçari Adam Lanza i cili ishte veshur me një jelek anti-plumb dhe ishte i armatosur me tre armë gjysmë-automatike përfshirë një pushkë kur hyri në shkollë dhe vrau 26 persona, 20 prej të cilëve ishin fëmijë.

“Të gjithë ishin të frikësuar, qanin dhe në fakt unë isha e tronditur”, tha 8 vjeçarja Alexis Wasik.

Brenda 10 minutave ekipet e para të forcave speciale SWAT arritën në vendin e ngjarjes. Policia ndihmoi mësuesit e shkollës t’i nxjerrin qindra fëmijë nga shkolla dhe t’i strehojnë ata në një stacion të zjarrëfiksave aty pranë.

“Policët na thanë t’i mbyllnim sytë dhe të vraponim”, tha 9 vjeçari Ben Paley.

Pas njoftimeve për incidentin, presidenti Obama u njoftua mbi ngjarjen ndërkohë që policia kishte zbuluar skenën e dytë të krimit. Nëna e autorit të krimit Nancy Lanza, e cila besohet se ka punuar në shkollën Sandy Point, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.
Policia tha se Adam Lanza ka vrarë nënën e tij para se të shkonte në shkollën fillore Sandy Point ku vrau 26 persona, shumica prej tyre fëmijë. Më pas ai vrau veten.
Pak kohë pas ngjarjes, presidenti Obama iu drejtua vendit me një fjalim.

“E di që nuk ka asnjë prind në Amerikë që nuk ndjen të njëjtin pikëllim që ndjejë edhe unë. Shumica e atyre që kanë humbur jetën janë fëmijë të bukur nga mosha 5 deri 10 vjeçare”, tha presidenti Obama.

Ky është sulmi i dytë në shkollat amerikan që ka shkaktuar numër të madh viktimash. Gjatë një sulmi me armë në vitin  2007 në Universitetin Teknik të Virxhinias u vranë 32 persona.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Faqja e komenteve nga 2
    Tjetra 
nga: ADIL KALOSHI nga: NY
15.12.2012 23:49
Ngushellime familjareve te viktimave,ngushellime popullit Amerikan per kete tragjedi te rende.
Femijte engjell kane qene te pafajshem,gjithashtu dhe viktimat zoti u past hapur dyert e xhenetit.


nga: Anonim
15.12.2012 17:11
Ngushellime te sinqerta familjareve te femijeve amerikane per femijet e vrare ne nje shkolle nga nje moster i neveritesh,o zot mbro femijet sepse jane engjellt e botes,u prefshin ne paqe me endrat e tyre...


nga: armend nga: peja kosova
15.12.2012 16:41
ngushellime familjeve qe kane humbur te dashurit e tyre te pafajshemit femije ,ngushellime shteteve te bashkuara , keso gjerash po ndodhin shpesh ne shtetin tuaj duhet gjetur shkaktari e qe une mendoj se duhet me u shqyrtu ligji per divorcet sepse mendoj se shkaktari me i madh per shkatrimin e xheneratave te reja femijve eshte pikerisht ky ligj qe grave po ju mundeson me jetu nji jete me te mire te divorcuara ,dhe vuajtesit me te medhenj po jane femijet sepse po riten te pa kontrolluar nga prindet dhe zakonisht po behen skenarist te ketyre ngjarjeve te tmershme


nga: qerim nga: shkup
15.12.2012 13:52
Kesaj teme zdi si tia nis.Ngushellime prinderve,familjeve,te afermve,Zoti ju dhashte durim.Kjo eshte dhimbje,qe na ka trondit ne ndjenja,......


nga: besnik nga: albania
15.12.2012 10:48
Jami teper te shokuar per ngjarjen e ndodhur,ne moment zemra mu drith ,sinqerisht jetoj me hidherimin e te gjith familjareve dhe se i dergoj ngushullime familjarisht duke shtuar dhe ato te mbeses tone 6 vjecare qe jeton ne SH.B.A. Zoti i prehte ne parajse ato engjej te vegjel..Me lote ne sy dhe dhe dhimbje ne shpirt ne prehemi per ta.................................


nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA TIRANA
15.12.2012 09:17
SI QYTETAR NE EMER TE TE GJITHE FAMILJES SIME SHPREH KEQARDHJE TE THELLE NGA ZEMRA IME.ZOTI I BEKOFTE TE GJITHE FAMILJET QE HUMBEN FEMIJET E TYRE TE DASHUR NE KETE TRAGJEDI TE RENDE.KONTROLL TE RREPTE TE GJITHE TRAFIQEVETE ARMEVE.ME PERLOTJE TOGETHER WITH ALL PEOPLE IN THIS CITY AND COUNTRY IN ALL USA NATION,IN ALL WORLD.


nga: Petrit
15.12.2012 00:23
Ngushullime familjeve te viktimave.Zoti i prehte ne parajes keto engjej qe nuk arriten te gezojne jeten e tyre.Amen


nga: Denis nga: Tetova Maqedonis
15.12.2012 00:05
allah yardimci olur sizlere allah saber diler insallah Ngushllime ju pershendes te gjithve


nga: Shkupi nga: Paris
14.12.2012 23:30
Ngushllime Familjes se viktimave vertet nje dhimbje jo vetem per popullin Amerikan por per gjith te vriten femi eshte nje akt i dhunshem qe nuk respekton asnje drejt njerzore
Populli Amerikan duhet te zgjohet ne kemb qe te parandalohen Legalizimet e Armeve qe behen ne Amerik dhe trafiku i Armeve te renda
Zoti ju dhashte durimin inshallah te gjith familjareve


nga: astrit caku nga: rocky river,OH
14.12.2012 23:16
jam teper i shokuar per cfare ka ndodhur sot. Si prind, si qytetar ndihem shume keq. Jetoj me te gjithe ato prind dhe te aferm te viktimave, dhe jam me ate qe duhet te behet dicka nga te gjithe ne dhe sigurisht nga forcat e rendit qe kjo ngjarje e shemtuar te mos ndodhe me dhe sigurisht qe kjo sduhet te ndodhe me.

Faqja e komenteve nga 2
    Tjetra 

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive