E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

India vazhdon zinë për vajzën e përdhunuar

x
Madhësia e gërmave - +
India vazhdon të jetë në zi edhe sot, dy ditë mbas vdekjes së një vajze 23 vjeçare e cila vdiq mbas dëmtimeve në tru dhe dëmtieve të rënda në organe të tjera jetësore, si pasjë e dhunës mizore  që u ushtrua ndaj saj nga një grup njerëzish.

6 burra janë arrestuar dhe janë akzuar për vrasje në lidhje me sulmin e kryer në 16 dhjetor në Nju Dehli. Policia thotë se nëse ata shpallen fajtorë, përballen me dënimin me vdekje.
Ceremoni me qirinj të ndezur u zhvilluan në kryeqytetin e Indisë dhe qytete të tjera që nga dita që ndodhi sulmi.

Si shenjë respekti për viktimën, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ushtria indiane anulloi festimet për Vitin e Ri. Edhe Sonia Gandhi, kryetarja e partisë së Kongresit që është në pushtet bëri të njëjtën gjë.

Vdekja e 23 vjeçares ka ndezur debatin për  atë që India ka nevojë të bëjë për të mbrojtur gratë.

Protestues e politikanë kanë bërë thirrje për ligje më të ashpra kundër përdhunimeve, reforma të mëdha në polici dhe një transformim në mënyrën se si ky vend e trajton pozicionin e gruas.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive