E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Bota

Vdes studentja indiane që u përdhunua

Qindra protestues marshuan në heshtje nëpër rrugët e New Delhit, ndërsa policia tha se ka ngritur akuza për vrasje ndaj 6 personave të dyshuar

x
Madhësia e gërmave - +
Policia e Indisë thotë se ka ngritur akuza për vrasje ndaj 6 personave të dyshuar për përdhunimin brutal të një studenteje në New Delhi. Trupi i saj iu kthye sot familjes nga një spital i Singaporit, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar asaj jetën. Në njoftimin e spitalit Mount Elizabeth thuhet se 23 vjeçarja “vdiq në qetësi” sot herët në mëngjes. Ky lajm u prit me protesta në kryeqytetin New Delhi.

Që prej vdekjes së studentes 23 vjeçare, thirrjet për drejtësi të menjëhershme ndaj sulmuesve të saj po intensifikohen, ndërsa udhëheqësit indianë po bëjnë thirrje për qetësi.
Qindra protestues marshuan në heshtje nëpër rrugët e New Delhit për nder të viktimës që gjeti vdekjen për shkakt të përdhunimit në grup.

Një zëdhënës i policisë së kryeqytetit indian tha se 6 të dyshuarit përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë, në një çështje penale që ka shkaktuar protesta në mbarë Indinë me thirrjet për më shumë mbrojtje për gratë nga dhuna seksuale.

“Problemi ka të bëjë me mungesën e efikasitetit të qeverisë për të garantuar sigurinë e grave në New Delhi. Fakti që ajo nuk është me ne nuk do të zbusë protestat tona sepse tani të rinjtë e New Delhi do të protestojnë me më shumë zemërim. Të rinjtë dhe gratë e New Delhit do të rrëzojnë qeverinë, qoftë ajo në New Delhi ose në qendër”, tha aktivistja, Poonam Kaushik.

Gratë përballen çdo ditë me keqtrajtime në mbarë vendin, duke filluar nga abuzimet me fjalë, në prekjet e papërshtatshme deri në përdhunime. Në mbarë kryeqytetin indian janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa zyrtarë të lartë u zotuan se sulmuesit do të nxirren para drejtësisë.

“Dua ta siguroj familjen e studentes se qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar se vrasësit do të marrin dënimin më të ashpër brënda një kohe sa më të shkurtër”, tha ministri i Brendshëm i Indisë, Ratanjit Pratap Narain Singh.

Ishte njoftuar se studentja bashkë me një shok të saj, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i njohur, po udhëtonin me autobus në kryeqytetin indian më 16 dhjetor, kur një grup prej 6 burrash i rrahën që të dy me shufra hekuri, përdhunuan studenten dhe i hodhën të dy nga autobusi.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive