Lidhje

Indi, aktivitet për vlerat e jogës


Qindra studentë në qytetin Chennai në jug të Indisë, morën pjesë në një aktivitet të quajtur “jogatonë” për të rritur ndërgjegjësimin për këtë praktikë të lashtë.

Organizatorët thanë se aktiviteti po mbahej në gjithë vendin, veçanërisht në shkolla dhe universitete për të ndërgjegjësuar njerëzit për vlerat e jogës.

Sesioni iu përkushtua veçanërisht ushtrimeve të quajtura “Përshëndetja e Diellit”, që përfshijnë 12 pozicione joge dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular.

Kombet e Bashkuara e shpallën këtë muaj 21 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Jogës.

XS
SM
MD
LG