E premte, 25 korrik, 2014

Lajme

Viezzoli: BERZH do ta ndihmojë Kosovën

Drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Claudio Viezzoli, flet për ndihmën financiare ndaj Kosovës, si një vend anëtar i Bankës

x
Laura Konda
Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Kjo organizatë e ka mbështetur vendin që nga viti 1999 me projekte në sektorin privat dhe do të vazhdojë edhe më tej, tani që Kosova është anëtare e këtij institucioni, thotë Drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Claudio Viezzoli. Në një intervistë nga Londra, zoti Viezzoli thotë se Banka është e gatshme të investojë për disa projekte të rëndësishme në Kosovë, me kusht që procesi i privatizimit të zhvillohet me drejtësi dhe transparencë, sipas standarteve ndërkombëtare:
 

Zëri i Amerikës:  Zoti Viezzoli, Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në dhjetor të vitit të kaluar. Përse me kaq vonesë, nëse kemi parasysh që organizata të tjera, si FMN-ja dhe Banka Botërore e pranuan Kosovën anëtare që në vitin 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë?
 
Claudio Viezzoli:   Do ta vendos pyetjen tuaj në kontekstin e duhur, BERZH e ka kryer vizitën e saj të parë në Kosovë, rreth 10 ditë pas përfundimit të luftës, që në vitin 1999. Ne e nëshkruam projektin tonë të parë në nëntor të vitit 1999 dhe që atëhere ne kemi patur atje zyrën tonë,  me stafin e përhershëm  që filloi menjëherë nga puna. Deri tani kemi krijuar në Kosovë një portofol me vlerë 70 milionë euro, kemi nënshkruar 30 transaksione në sektorin privat dhe kemi mobilizuar transaksione  me vlerë rreth 200 milionë euro nga sektori privat në Kosovë. Për shumë vite BERZH ka qenë banka e vetme me aftësinë për të investuar në Kosovë. Kjo që thoni ju është e vërtetë,  se u desh kohë nga pavarësia e deri në dhjetor të vitit 2012, që Kosova të anëtarësohej në BERZH,  por kjo nuk ishte vetëm në dorën tonë. Siç e dini, BERZH është një institucion i sektorit publik, dhe ishte në dorë të të gjithë anëtarëve, që janë 66 qeveri  të ndryshme dhe entitete shumë palëshe, pra duhej arritur në konsensusin e duhur, që Kosova të bëhej vend anëtar.  Kur kjo u arrit në nëntor të vitit 2012, në fakt u desh më pak se një muaj - një kohë rekord këtu në bankë - që Kosova të anëtarësohej në Bankën Evropiane.  Një pjesë të kësaj arritjeje duhet t’ia atribuojmë autoriteteve të Kosovës, sepse  ata, në fakt përfunduan një proces të komplikuar, por të nevojshëm anëtarësimi, në më pak se një muaj, që është gjithashtu një kohë rekord. Dhe kjo për ne ishte një shenjë se ky vend anëtar do të tregojë kapacitetet e duhura, ishte gjithashtu një shenjë për transaksionet që ata do të kenë me ne në të ardhmen.    



Zëri i Amerikës:  Cilat janë disa nga sfidat ekonomike afatshkurtër dhe afatgjatë me të cilat ndeshet vendi dhe si po e ndihmon BERZH Kosovën që t’i kapërcejë ato?
 
Claudio Viezzoli:   Dua të sqaroj fillimisht domethënien e të qenit vend anëtar. Anëtarësia për një vend  do të thotë se BERZH mund të fillojë operacionet e veta. Pra, mund të angazhohemi me projekte të gjera në sektorin privat, përfshirë mbështetjen pas privatizimeve. Ne mundet gjithashtu të angazhohemi në transaksione në sektorin publik, siç janë projektet për transportin, për ndërtimin e rrugëve, urave, hekurudhat, transaksionet për energjinë; projekte bashkiake, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së njerëzve, si uji, kanalizimet, mbeturinat, pra me të gjitha këto ne mund  të merremi  në të ardhmen. Anëtarësimi ka shumë rëndësi për ne dhe ne shpresojmë se nga kjo do të përfitojë edhe vendi.  Kosova do të ketë shumë sfida, edhe BERZH do të ketë të tilla. Unë do të përqëndrohesha tek sfidat në fushën makroekonomike,  për Kosovën si dhe ato mikroekonomike për BERZH-in.  Për Kosovën do të jetë shumë i rëndësishëm integrimi rajonal,  rrugët, hekurudhat,  linjat e transmisionit. Të gjitha këto kanë bëjnë me integrimin rajonal, me një rol më të mirë të Kosovës në rajon dhe ky është edhe parakusht për të ardhmen e vendit drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian në periudhë afatgjatë. Për BERZH-in do të jetë një sfidë fillimi i punës me partnerët tanë në Kosovë në mënyrë konstante, që do të thotë se ne do të duhet të fillojmë të punojmë me autoritetet publike dhe në nivel bashkish. Ne e dimë se do të kemi sfida të rëndësishme kur është fjala tek aftësitë e administratës lokale dhe pikërisht në këtë fushë ne duhet të ndihmojmë, që kjo administratë ta ngushtojë dallimin që ekziston në mes të këtyre aftësive gjatë muajve dhe viteve të ardhshme.
 
Zëri i Amerikës:  Papunësia është një nga problemet më madhore  me të cilat ndeshet vendi, me një shkallë prej 45 për qind, një shifër kjo nga më të lartat në rajon. Si do ta ndihmojë BERZH Kosovën ta përmirësojë këtë situatë?
 
Claudio Viezzoli:   Fillimisht, ne do të angazhoheni sa më shumë që të jetë e mundur, në financimin e ekonomisë dhe bizneseve lokale. Bazuar në përmasat e ekonomisë së Kosovës, tek pozita e saj në rajon dhe tek gjendja e ekonomisë botërore sot, bizneset lokale janë si palca kurrizore për zhvillimin ekonomik të vendit. Ka një arsye, përse ne kemi investuar kaq shumë kohë, burime dhe para në ndihmë të disa prej bizneseve vendase në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim bizneset e vogla dhe ato të mesme, sepse besojmë se ato janë baza për krijimin e vendeve të punës.
 
Zëri i Amerikës:  Një nga pasuritë më të mëdha që ka vendi është linjiti. Qeveria e Kosovës është në procesin e ofrimit të një koncesioni për sektorin privat, për të investuar në një kapacitet të ri gjenerimi për vendin. Në se do të jetë e nevojshme, a do ta ndihmonte BERZH sektorin privat të financonte një projekt të tillë, që njihet si Kosova e Re?
  
Claudio Viezzoli:   Përgjigja e kësaj pyetjeje, është PO,  në kuptimin që ne jemi dakord me vlerësimin, se në Kosovë, energjia është një sektor strategjik dhe në veçanti, Kosova C, apo Kosova e Re.  Çështja kryesore është përcaktimi i teknikaliteteve financiare dhe i modaliteteve të  këtij projekti. Pra përgjigja është PO, ne do të angazhohemi dhe jemi angazhuar tashmë në diskutimin  dhe përgatitijen e këtij projekti me autoritetet Kosovës dhe insitucionet ndërkombëtare  që tashmë i kanë filluar diskutimet për këtë çështje prej disa kohësh. Ne kemi disa parakushte për ta vazhduar këtë projekt, për financimin e tij. Një prej tyre është që tenderat për këtë projekt të zhvillohen me drejtësi dhe ndershmëri, sipas procedurave transparente në shkallë botërore.  Parakushti i dytë është ekzistenca e një operatori të sektorit privat, që të jetë i gatshëm të rrezikojë paratë në këtë investim,  që ai të jetë i sigurtë.   Dhe së treti, janë parakushtet e tjera teknike. Ne duam që ky termocentral të ndërtohet sipas strandarteve teknologjike dhe atyre më të mira mjedisore; që ai të mbështetet edhe nga shoqëria civile në Kosovë, duke patur parasysh që ky projekt do të ekzistojë në afat të gjatë. 
 
Zëri i Amerikës:  Zoti Viezzoli, kohët e fundit në Kosovë u privatizua  kompania e shpërndarjes së energjisë. A ka BERZH plane të ofrojë financime për kompaninë që fitoi tenderin?
 
Claudio Viezzoli:   Po. Ne kemi filluar bisedime me kompanitë që morën pjesë në procesin e privatizimit, ne do të marrin pjesë; por do të marrim pjesë nëse do të kemi garanci që ky process do të zhvillohet me transparencë dhe sipas standarteve ndërkombëtare; që  fituesi do të ketë burime financiare të besueshme dhe të sigurta, dëshirën dhe aftësinë për të investuar. Atëhere ne do të biem dakord ta financojmë projektin.
 
Zëri i Amerikës:  Si do t’u vijë në ndihmë BERZH bizneseve të vogla dhe të mesme, përfshirë sektorin e agrobiznesit, që është i rëndësishëm për vendin?
 
Claudio Viezzoli:   Ne kemi një numër objektesh dhe mekanizmash që përdorim në rajon  dhe në Ballkanin Perëndimor, për të financuar ndërmarrje të suksesshme të vogla dhe mesatare, fillimisht përmes bankave tregtare, që ato të financojnë ato biznese që janë të përkushtuara. Por ne investojmë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë tek këto biznese, përmes letrave me vlerë dhe tashmë kemi zhvilluar një sërë invetsimesh të kësaj natyre në Kosovë.
 
Zëri i Amerikës:  A do ta shqyrtojë BERZH mundësinë e ndihmës për fituesin e tenderit për privatizimin e postës dhe telekomunicioneve në Kosovë?
 
Claudio Viezzoli:   Po, ne po e shqyrtojmë këtë, madje kemi filluar të angazhohemi me kompanitë që marrin pjesë në procesin e privatizimit. Përsëri, theksoj se duam të sigurohemi që procesi të jetë  i drejtë dhe transparent. Në varësi të këtij kushti dhe të një plani të mirë biznesi, ne do ta financojmë edhe këtë projekt.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Adnan Ibrahimi nga: Prishtina
06.02.2013 12:29
U permend privatizimi i kek-ut. Mendoj se pjese te vecanta mund te privatizohen, por si do te privatizohej tere kek-u kur dihet se perfshine hapesire aq te madhe-veshtire te besohet. Me respekt Adnani

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
24.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kostoja e arsimit në SHBA

Dokumentari Ivory Tower flet për koston e lartë të arsimimit në SHBA
Më tepër

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

Me siglimin e dokumentit shënohet edhe përfundimi zyrtar i procesit negociator dhe dakordimi i të dyja palëve mbi tekstin e negociuar të marrëveshjes
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?

1984 - Kozmonautja sovjetike Svetlana Savitskaya bëhet gruaja e parë që ecën në hapësirë.
Më tepër

Konferenca Ndërkombëtare e SIDA-s 2014

Konferenca në Melburn të Australisë trajtoi një pafundësi temash, që nga shkenca rreth sëmundjes deri tek çështjet sociale
Më tepër

Hollandë: Askush nuk mbijetoi nga Air Algerie

Avioni u rrëzua dje në Mali, gjatë rrugës nga Burkina Faso për në Algjeri, me 116 persona në bord
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A convoy of hearses carry the remains of the victims of the Malaysia Airlines flight MH17 plane crash from an airbase in Eindhoven to Hilversum, The Netherlands, drives through Waardenburg after a Dutch Air Force C-130 Hercules plane and an Australian Royal Air Force C17 transporting the remains arrived from Kharkiv, Ukraine.
  • A Palestinian man cries after bringing a child, wounded in an Israeli strike on a compound housing a U.N. school in Beit Hanoun, in the northern Gaza Strip, to the emergency room of the Kamal Adwan hospital in Beit Lahiya.
  • Light streaks and smoke trails are seen as rockets are launched from Gaza towards Israel, July 23, 2014.
  • Migrant workers sleep under a mosquito net beneath an overpass in Mumbai, India.
  • Race leader Astana team rider Vincenzo Nibali of Italy pushes away a spectator as he cycles to win the 145.5km 18th stage of the Tour de France cycling race between Pau and Hautacam.
  • In this photo provided by the Vatican newspaper L'Osservatore Romano, Pope Francis meets Meriam Ibrahim, from Sudan, with her daughter Maya in her arms, in his Santa Marta residence, at the Vatican. The Sudanese woman, who was sentenced to death in Sudan for refusing to recant her Christian faith, has arrived in Italy along with her family, including the infant born in prison.
  • A visitor takes a nap on a couch at the National Museum of Emerging Science and Innovation, in Tokyo, Japan.
  • A man stands in his backyard and looks at the wreckage of a TransAsia Airways turboprop plane that crashed on Taiwan's offshore island Penghu.
  • Buses are stranded in a flooded street in Fuzhou, Fujian province, China. Typhoon Matm headed into China after hitting Taiwan and it was downgraded from typhoon to tropical storm.
  • A worker installing the bronze statue of Pope John Paul II at St. Mary's Cathedral in Hangburg, Germany gestures.
  • People watch the cruise liner Costa Concordia moving anticlockwise during the refloat operation maneuvers at Giglio Island, italy, July 23, 2014. A convoy of 14 vessels, led by the tug boat Blizzard, towed the Concordia to a port near Genoa in northern Italy where it is going to be broken up for scrap.
  • Candidates of the Miss Las Pinas Water Lily beauty pageant pose with their gowns made from dried water lilies during a media presentation in Las Pinas city, south of Manila, Philippines.
  • A couple look at stone sculptures at the Remic Rapids in the Ottawa River during sunset at Ottawa, Canada, July 23, 2014.
  • German pianist Stefan Aaron plays an orange piano on a "flying carpet" platform suspended from a helicopter, over the Munich airport, July 23, 2014.
  • Chris Keyes is seen outside the convention center during preview night at the 2014 Comic-Con International Convention held in San Diego, California, USA, July 23, 2014.

Interaktive