E hënë, 22 dhjetor, 2014

Lajme / Ballkani

Fullani: "Shlyerja e borxheve nxit ekonominë"

Fullani: "Ne mendojmë se e rëndësishme është që t’i vihet çatia borxhit"

Ilirian Agolli
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, tha sot se shlyerja e borxheve të qeverisë ndaj bizneseve është një kërkesë urgjente dhe e domosdoshme. Kjo masë, sipas tij, do të ndihmojë ekonominë, do të fshijë një pjesë të kredive të këqija dhe do t’u japë frymëmarrje një zinxhiri biznesesh të mëdha e të vogla.
 
Zoti Fullani thotë se Shqipëria ka nevojë të studjojë borxhin publik dhe ta vendosë në hulli ligjore, pavarësisht nga masa e tij. Banka e Shqipërisë ka përgatitur një paketë masash për të ndihmuar ekonominë, duke zhvilluar tregun e kolateraleve bankare, në mënyrë që bankat të rifuqizohen për të shtuar kreditimin...

Zëri i Amerikës: Zoti Fullani! Viti 2012 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Rritja ekonomike u ngadalësua dhe ra në gati 1.5% nga 4.3% që ishte parashikimi. Përveç ndikimit të krizës në eurozonë, veçanërisht asaj në Itali dhe Greqi, çfarë faktorësh të brendshëm ndikuan në këtë rënie?
 
Ardian Fullani: Kriza botërore ishte një krizë me efekte tregtare, financiare, por sidomos me efekte të forta të besimit. Në këto kushte, një vend si Shqipëria, një ekonomi e hapur, e vogël, në zemër të krizës, midis dy vendeve të rëndësishme për të si Greqia dhe Italia, me të cilat zhvillon mbi 70 për qind të aktivitetit tregtar dhe financiar, kriza do të kishte padyshim efektet e saj.
Për t’u afruar më shumë me realitetin, do të thoja që 2012 e sapokaluar ishte një vit i surprizave. Ishte parashikuar se do të ishte një vit i vështirë, por ishte një vit i surprizave, sidomos gjatë tremujorit, por edhe gjatë tremujorit të fundit. Tremujori i parë ishte surprizues për arësye të një tkurrje masive të fortë e të menjëhershme të sistemit financiar të njërës prej bankave të mëdha, që operon në Shqipëri, për arsye të përpjekjeve të bankës mëmë për të kapur kriteret e autoriteteve ndërkombëtare për kapitalin dhe likuiditetin. Kjo tkurrje e menjëhershme nga tregu financiar dhe tregu bankar krijoi padyshim probleme të mëdha për ne. falë thjeshtësisë dhe zgjerimit të sistemit tonë bankar kjo nuk u ndje në treg. Natyrisht bankat e tjera ishin më active dhe morën pjesë aktivisht në shpërndarjen e këtij rreziku.
E dyta, ishte një vit i rënduar me klimën, e cila solli pengesa pengesa në transportin e mallrave dhe të shërbimeve. Së treti, ishte një vit kur disa nga privatizimet kryesore nuk ndodhën.
Në këto kushte të rënduara me një klimë më të ashpër të krizës në botë u krjiuan edhe këto probleme në ekonominë shqiptare dhe unë do të thoja se ishte shansi që ne përsëri prodhuam rritje ekonomike, dhe këtu do të verifikonim edhe efektet e mira krahasuese me disa ekonomi të tjera që na rrethojnë ne, u provua që ekonomia shqiptare tregoi që ishte e përgatitur për këto goditje. Ishte bërë një punë e mirë më përpara me masa prociklike përpara krizës.

Zëri i Amerikës: Institucionet financiare ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Shqipërisë të ketë kujdes me borxhin publik. Qeveria premtoi një vit më parë uljen e borxhit, por në dhjetor ai e kapërceu kufirin prej 60 përqind. Në buxhetin e ri e parashikoi deri në 62,6 përqind, ndërsa në programin e ri ekonomik e fiskal për vitet e ardhshme e ka rritur akoma në 63.8 përqind për 2013. Ndërkohë u hoq kufiri ligjor që përcaktonte një tavan për borxhin. Sa ndikon ky kërcim i borxhit në ekonominë e Shqipërisë?
 
Ardian Fullani: Dua të bëj një sqarim të rëndësishëm: ne nuk kemi patur një rregull fiskal, nuk kemi patur një kufi borxhi. Ka qenë një dakordësi e vendosur vite më parë, madje një dekadë më parë, me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me institucione të tjera ndërkombëtare për të patur këtë limit borxhi. Por nuk ka patur një rregull fiscal të plotë në mënyrë që të gjithë agjentët të jenë të aftë të verifikojnë borxhin dhe njëkohësisht të marrin masat e tyre ndaj këtij borxhi.
Në këtë kontekst, unë do të thoja që 60 përqindshi ishte më teoër një limit psikologjik, sepse nuk kishte në kohët e sotme një vlerësim se sa do të ishte borxhi shqiptar. Ajo që ne kemi ngritur shpesh dhe unë personalisht kam qenë mjaft vokal gjatë gjithë ksaj periudhe është që ne me doemos duhet të bëjmë një vlerësim të të borxhit shqiptar, duke patur fatin që shumë teori dhe praktika të borxheve në vende të ndryshme të botës tashmë janë mbi tavolinë dhe ka një vlerësim modern për borxhin dhe njëkohësisht një frymë se si do të shkojë borxhi në të ardhmen. Ka shumë teori, por ranë teoritë e forta që borxhi mund të shkojë deri në 90 për qind dhe këtë e tregoi shembulli grek.
Të gjitha teoritë e sotme flasin për konsolidim fiskal, një gjë që është e domosdoshme, por natyrisht duke i dhënë mundësinë vendit që të rritet, të prodhojë. Kjo është ajo që po diskutojmë me FMN për vendin tonë. Dhe për herë të parë FMN pas 20 vitesh diskuton për rritje ekonomike. Fondi gjatë gjatë gjithë 20 viteve, gjatë gjithë reformavë që ka patur me ne ka diskutuar një gjë: konsolidimi fiskal. Fondi tani del me një parrullë tjetër: të konsolidohemi, por njëkohësisht të krijojmë premisat për rritje, që është pak altruiste, megjithatë kërkon zgjidhje.
Unë mendoj se edhe lëvizjet e reja do të bëhen për t’u dhënë mundësi ekonomive që të rriten në afatgjatë. Kushtet janë optimale. Ne mendojmë që e rëndësishme është që t’i vihet çatija borxhit, njëkohësisht duke e krahasuar me një shtëpi, të ketë edhe dritaret, dhe derën, të ketë një transparencë, të ketë rregulla të qarta për rritjen dhe uljen e borxhit, dhe njëkohësisht të ketë mundësi dhe fleksibilitet që ky borxh të operojë në mënyrë të përshtatshme, por më e rëndësishmja, që borxhi të jetë transparent nga të gjithë, në mënyrë që agjentët ekonomikë të brendshëm dhe të jashtëm të jenë të qartë për perspektivat e tyre. në këtë kontekst do të thoja nuk ka rëndësi shifra. E rëndësishme është dakordësia e një vendi për reforma strukturore, dakordësia e një vendi për nivelin e borxhit, por në kuadrin e një rregulli fiscal, i cili nuk është një çelës i artë por është praktika më e mirë për të vënë borxhin në korniza të qarta dhe njëkohësisht për t’i dhënë vendit fleksibilitetin e duhur për rritjen ekonomike.
 
Zëri i Amerikës: Viti 2013 është një vit zgjedhjesh. Sa mendoni se do të ndikojnë ato mbi ekonominë shqiptare?
 
Ardian Fullani: kriza e sotme në ditët e sotme nuk është më një krizë e mundësive, nuk është më një krizë e oportuniteteve, por është një krizë e besimit, është një krizë e besimit të agjentëve ekonomikë, të konsumatorëve për të qenë aktivë në ekonomi, për të pastruar bilancet e tyre dhe për të shpenzuar, për të operuar në treg. Kjo është e rëndësishme sot në kushtet që ka Shqipëria. Nëse Shqipëria do të kishte kushte të tjera, do të kishim marrë masa të tjera që po merr Greqia, që po merr Italia, po merr Spanja, por merr Portugalia, po merr Amerika, po merr Europa në përgjithësi. Ky nuk është realiteti jonë. Realiteti jonë është që sistemi bankar dhe ai financiar janë konsoliduar, prodhojnë kapital, kanë likuiditet dhe janë solventë. Kjo është një dilemë që diskutohet në treg dhe ka ndonjëherë ngatërrime midis likuiditetit dhe solvencës. Duhet me doemos që ne të pastrojmë bilancet dhe të shohim nga e ardhmja.
Natyrisht gjatë periudhave zgjedhore, siç thuhet në gjuhën tonë, ekonomia mbetet pezull. Unë do të thoja që ne duhet të japim të gjitha mundësitë tona që ekonomia të mos mbetet pezull, sepse ky është një vit shumë i rëndësishëm për ne. Unë mendoj që nëse të gjithë aktorët e rëndësishëm politikë dhe ekonomikë shqiptarë do të vënë në funskion mundësitë e tyre, ne do të kemi një vit me rritje positive gati të ngjashme me atë të vitit të kaluar, ndonëse do të jetë një vit i rëndësishëm dhe sfidues. Është e domosdoshme që ne të identifikojmë këto mundësi dhe t’i vëmë ato në zbatim.
 
Zëri i Amerikës: Institucionet ndërkombëtare parashikuan një rritje prej rreth 1 % për ekonominë gjatë 2013, ndërkohë që qeveria parashikon rreth 4 përqind, dhe javën e shkuar e uli në 3.1%. Nëse ky parashikim nuk realizohet, siç ndodhi vitin e kaluar, çfarë nënkupton kjo për ekonominë?
 
Ardian Fullani: Banka e Shqipërisë dhe unë jemi përpjekur gjithmonë që të mos biem në rrjetën e shifrave të rritjes ekonomike. Shifrat e rritjes ekonomike janë një vlerësim dhe vlerësimet korrigjohen, jo vetëm këtu por edhe në botë. Një diskutim i sotëm që bëhet sot lidhur me një nga nismat e mundshme të Bankës së Anglisë për të ankoruar rritjen ekonomike në një shifër ekzakte nxit shumë debate. Janë shumë të kritikueshme, sepse shifra e rritjes ekonomike korrigjohet. Nëse dikush ankoron inflacionin, ai nuk mund të ankorohet në një objekt të lëvizshëm. Kështu që nuk mund të mbetet një shifër ekzakte. Vlerësimi i Bankës së Shqipërisë, si për inflacionin ashtu edhe për rritjen ekonomike gjatë viteve kanë qenë mjaft të përafërta me realitetin. Sivjet mendojmë se do të arihet një rritje ekonomike të ngjashme me atë të vitit të kaluar. 
 
Zëri i Amerikës: Kreditë e këqija që prej 2011 kanë shënuar një rritje të shpejtë. Sot ato janë 23% totalit të kredive, pra gati 1/4. Sa problematike është kjo situatë, kur bëhet fjalë për afër 1 miliard euro të bllokuara për bankat?
 
Ardian Fullani: Ne patëm një takim mjaft të rëndësishëm në parlamentin shqiptar lidhur me kreditë me probleme. Diskutuam orë me radhë me komisionin e ekonomisë lidhur me këtë problem. Gjatë këtij takimi doli se shifra e kredisë me probleme është e lartë, por krahasuar me vende të tjera nuk është aq e lartë, sepse veçoria e vendit tonë është se ne nuk futim në shifrën totale vlerën e kolateralit, e marrim atë të zhveshur, për arsyen që dihet se kolaterali tek ne ka akoma vështirësi ekzekutimi. Pra, shifra është bashkë me kolateralin, dhe në rast se do të zbritej vlera e kolateralit shifra do të ishte shumë më e ulët. Ndërkohë, rreth 56 për qind e kredisë me probleme është provizionuar plotësisht. Nesër bankat mund ta fshijnë këtë gjë nga bilancet e tyre, sepse është marrë për bazë në uljen e fitimit gjatë viteve. Më e rëndësishmja është se bankat vetë janë solide, kanë kapital të mjaftueshëm, janë likuide dhe janë solvente. Mbi të gjitha, bankat tona dolën nga kriza pa asnjë ndihmesë të fondeve publike. Bankat konsumuan kapitalin dhe likuditetin e tyre.
Bilancet e tyre natyrisht janë të rënduara me kredi të këqija, disa prej tyre. Por ne po mendojmë një paketë të re që është ndërtuar prej dy vjetësh. Duke patur parasysh se krizës po i vjen fundi, dhe kjo duket në ekonominë botërore; gjashtëmujori i dytë pritet të jetë ndryshe. Shpëtoi Greqia prej ikjes nga Europa, Italia ka shenja mjaft të mira gjallërimi për gjashtëmujorin e dytë, ka një rimarrje, ndonëse të dobët të ekonomisë amerikane, Europa shpëtoi nga një krizë mjaft e madhe në sajë të lëvizjeve të fuqishme të Bankës Europiane të drejtuar nga Presidenti Draghi. E gjithë kjo pos jell një frymë të re besimi edhe tek vendet e tjera. Kina është në pozita mjaft positive, po ashtu edhe Brazili, ekonomitë emergjente dhe kjo është koha më e mirë për Shqipërinë që të vijë me një paketë të re.
 
Zëri i Amerikës: A mund të shpjegoni disa pika kryesore të kësaj pakete të re masash nga Banka e Shqipërisë?
 
Ardian Fullani: kjo paketë e re është e ideuar në kohë dhe në përmbajtje. Ka tre shtylla kryesore: shtylla e parë është shtylla e rregullave, shtylla e anës ligjore. Kjo është fokusuar kryesisht në ekzekutimin e kolateralit, në masat që duhen marrë që bankat të kenë mundësi të ekzekutojnë në kohë kolateralin dhe të zhvillojmë tregun e shtiblerjes së tij, ta bëjmë këtë treg sa më efektiv, ta zgjerojmë dhe thellojmë këtë treg. Së dyti, do të jenë masa të rëndësishme të politikës monetare për ta bërë atë sa më efektive. Kjo do t’i japë mundësi mekanizmit të transmisionit të jetë sa më efektiv. Dhe e treat që është më e rëndësishmja është shtylla e makro-prudencës.
Ne jemi menduar një kohë të gjatë për ta dhënë stimul dhe mendojmë që është koha më e përshtatshme për ta dhënë tani, kur krizës po i vjen fundi dhe bankat kanë mundësi të marrin përsipër disa lehtësi, të cilat mund të shkojnë në favor të biznesit. Ne do t’u japim mundësi rregulloreve përkatëse të bankave që të jenë më ndihmuese për procesin e kreditimit, natyrisht duke ruajtur mjaft balancën e makro-prudencës. E shtrisë në kohë është një deri në tre vjet, sepse disa masa do të mërren gjatë këtij viti dhe disa masa të tjera kërkojnë kohën e duhur. Janë edhe disa masa të tjera që do të merren me marrëveshje dypalëshe financiare dhe tregtare me homologët tanë, ku ne kemi tregti dhe kryejmë eksportet tona për të lehtësuar eskportet e vendit tonë.
Ne mendojmë që është pjekur koha që në harkun kohor afatmesëm net ë kemi një institucion zhvillimi. Është e domosdoshme që lëvizje strukturore sa i përket titullit të tokës, kolateralit, zhvillimeve të rëndësishme në privatizimin e degëve kryesore, në miniera, në energji, në infrastrukturë, zhvillime të rëndësishme në tregun financiar dhe bashkëpunimi rajonal për t’a gjallëruar atë sa më shumë, duhet me doemos që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet e saj. Shqipëria gëzon kapacitete natyrore, demografike dhe të kapitalit të cilat janë nën potencial. Këto menjëherë ne duhet t’i vëmë në funksion të prodhimit.
 
Zëri i Amerikës: Institucionet financiare ndërkombëtare i ka kërkuar qeverisë që të shlyejë borxhet ndaj firmave që kanë kryer punime publike. Sa ka ndikuar në rritjen e kredive të këqija edhe borxhi që qeveria u ka firmave private, të cilat nuk mund të paguajnë kreditë e marra nëpër banka?
 Ardian Fullani: Është një pyetje mjafte rëndësishme dhe koherente. Shlyerja e borxheve që qeveria u ka kompanive private për kryerjen e punimeve publike është prioritet kryesor, urgjent, i domosdoshëm. Kjo ështe e lidhur me borxhin. Nëse do të ketë një dakordësi për një rritje të borxhit, është prerogativa kryesore, objektivi kryesor është shlyerja e borxheve të kompanive. Shlyerja e borxheve të kompanive është një injeksion direkt në qelizën e ekonomisë.
Asnjë veprim tjetër ekonomiko - financiar nuk mund ta kryejë këtë rol si shlyerja e borxheve ndaj kompanive. Lirohet një pjesë e bankave, rregullohet një pjesë e kredive të këqija dhe njëkohësisht një zinxhir biznesesh, deri në atë të fundit, marrin frymë. Jo vetëm që hidhet një para në ekonomi, por edhe hidhet me eficencë, hidhet me vrull dhe ritëm të tillë, i cili pa diskutim do të jetë pjesë e rigjallërimit të ekonomisë, në funksion të ësaj pakete që ne po ndërtojmë, dhe e cila do të ketë një ndikim të madh në rigjallërimin e kreditimit dhe të ekonomisë. Është programuar në të njëjtën kohë. Njëkohësisht me shlyerjen e bizneseve ne bëjmë shkallë shkallë zbatimin e paketës që përmenda më sipër.
 
Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje të fundit. Gati dy vjet më parë Banka bleu për rreth 30 milionë euro ish-Hotel Dajtin. Pati atëherë shumë polemika dhe akuza ndaj Bankës për një veprim të tillë. Ç’po ndodh me Hotel Dajtin?
 
Ardian Fullani: Lëvizje të rëndësishme institucionale gjithmonë janë të vështira për t’u tretur. Po bëjmë fjalë për simbolin e Shqipërisë, për Hotel Dajtin. Jo vetëm aq. Hotel Dajti ka qenë një simbol i arkitekturës ballkanike për vetë rëndësinë që kishte autori Bozio. Padyshim që do të trajtohej kjo në shoqërinë shqiptare. Ky nuk vetëm aq. Ky hotel është simboli i rinisë tonë. Është një simbol i ndaluar i joni, nganjëherë edhe për ta parë, jo vetëm për të hyrë brenda. Ajo është godinë plot me hije, bukuri, nostalgji. Duke qenë simbol, kur kryen një transaksion të tillë ke mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, jo vetëm për të sotmen por edhe për të ardhmen. Ky ishte shansi më i madh që iu dha Bankës së Shqipërisë, nuk diskutojmë këtu për çmimin, i cili është një opotunitet i shtuar për Bankën e Shqipërisë.
Me blerjen e Hotel Dajtit përfundojmë konfigurimin e Bankës së Shqipërisë. Në fund të këtij viti në mbarojmë rindërtimin e godinës kryesore, e cila është një vepër arti, është katër kate nëntokë, rreth 20 metra poshtë nën tokë. Do të lehtësojë qarkullimin e Tiranës me rreth 100 makina dhe jo më kto ka numrin një në Tiranë pranë sheshit Skënderbej. Përfunduam vitin e shkuar godinën teknologjike moderne të përunimit të bankënotës. Kështu që do të kemi një mundësi tashmë e tutje një përpunim modern dhe lehtësim të punës së bankave dhe do t’i japim mundësi konsumatorëve ta përdorin më me efektivitet dhe të jenë më dinjitozë për paranë që ata kanë në kuletat e tyre. Përfundimi hotel Dajtit mbyll këtë trekëndësh dhe është mjaft i rëndësishëm për ne. Do të mundohemi që të ruajmë traditën dhe njëkohësisht të bëjmë një godinë moderne pa ndryshuar asgjë nga fasada e saj. Njëkohësisht edhe duke e ristrukturuar. Tashmë që ne jemi Brenda dhe po bëjmë punime në të kuptojmë që është një godinë e vjetër, ka nevojë për shumë punë, për shumë ristrukturim. Pa dyshim që do të jetë po ai simbol për shqiptarët, por me një vello të re.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
14.02.2013 20:57
Fullani endra ne diell Shqiperia eshte ne krize ekonomike te thelle,ku konsumi ka rene ndjeshem dhe 30% e shqipetareve e marin ushqimet me liste pasuria kombetare eshte perqendruar ne duarte te 5% te politikaneve si Berisha me femijet e tij dhe miqte Meta me miqte e tij Fatos Nano dhe miqte dhe disa sherbetore dhe servile te ketyre politikaneve borxhi publik eshte 62.7% ku ke mbi 30% te bizneseve me kredi te keqija dhe kompanite private dhe Qeveria Berisha jane piramida ku kane borxh njera tjetren krimi i organizuare lulezon shteti hesht,Bankat greke ne Shqiperi jane te falimentuar por i mban me oksigjen Fullani ndersa INSTAT jep shifra te deformuara per llogari te Berishes..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
21.12.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Përparimi i luftëtarëve peshmerga

Udhëheqësi i kurdëve të Irakut, Massoud Barzani vizitoi malin Sinjar pasi luftëtarët kurdë peshmerga thyen rrethimin e zonës nga luftëtarët e Shtetit Islamik
Më tepër

Obama komenton për problemet e Rusisë

Në një intervistë të dielën, zoti Obama e hodhi poshte sugjerimin se zoti Putin është një “mjeshtër shahu”
Më tepër

Trenat me avull në Bosnje

Një qytet minator në Bosnje ka riparuar dhe rikthyer në përdorim trena me avull
Më tepër

Shkodër, Panair i kulturës amerikane

Ambasada amerikane dhe Bashkia e Shkodrës mbështetën, panairin e organizuar nga të rinjtë e njërit prej gjimnazeve të qytetit
Më tepër

Sulmi kibernetik ndaj Sony-t

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e rifutjes në Koresë së Veriut në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Two foreign-flagged fishing boats registered in Papua New Guinea are destroyed by the Indonesian Navy after they were seized earlier for supposedly illegal fishing off the coast of Ambon, Maluku.
  • Police officers leave candles at an impromptu memorial near the site where two New York City police officers were killed in the Brooklyn borough of New York. Police say Ismaaiyl Brinsley ambushed officers Rafael Ramos and Wenjian Liu in their patrol car in broad daylight on Dec. 20, 2014, fatally shooting them before killing himself inside a subway station.
  • Some of the 1,600 papier-mache pandas are displayed at Independence Square in Kuala Lumpur, Malaysia, as part of their first appearance in the city.
  • An Aymara indigenous woman carries her pet to a Christmas costume contest for dogs in El Alto, Bolivia, Dec. 20, 2014.
  • Concertgoers wearing cake-shaped decoration wait outside Tokyo Dome before the concert of a Japanese pop idol group in Tokyo.
  • A man carries a weapon box left behind by forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad at the Azaalana checkpoint in the southern Idlib countryside, Dec. 20, 2014.
  • Pope Francis greets children during a meeting with faithful of Pope John XXIII Community in Paul VI hall at the Vatican, Dec. 20, 2014.
  • A man walks near the recently damaged Savur Mogila monument to Red Army soldiers fallen during World War II, near the eastern Ukrainian city of Snizhnee.
  • Mac Bohonnon of the U.S. competes in the FIS Freestyle Ski World Cup team aerials in Beijing, China.
  • A large balloon of a face of "ojisan", a middle-aged man, floats above the grounds of Nishiki elementary school in Utsunomiya in Tochigi prefecture, 100 km north of Tokyo, Japan. Members of art group "Me", meaning "eye" in Japanese, and the Utsunomiya Museum of Art launched an art installation "The Day an Ojisan's Face Floated in the Sky", a 15-meter by 10-meter face balloon of the depicted man, who was auditioned in the city, looking down on his home town from the sky.

Interaktive