E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

IPhone 5 del në shitje

x
Madhësia e gërmave - +
Adhuruesit e Iphone 5 në Azi dhe Australi kanë qenë të parët që e kanë patur këtë produkt në duart e tyre mëngjesine sotëm. Specialistët mendojnë se brenda muajit shtator kompania Apple do të arrijë të shesë rreth 10 milionë aparete Iphone 5.

“Kam 7 orë që pres” shprehet një nga njerëzit e shumtë që e kanë gdhirë ditën përpara dyqaneve të I Phone-it në Sidnei të Australisë. Por ka patur edhe të pasionuar të tjerë mbas teknologjisë që kanë pritur që prej tre ditësh përpara dyqaneve të Appel-it për të  blerë Iphone 5.

Australia dhe Japonia ishin dy vendet e para ku dyqanet e kompanisë Apple shitën modelin e Iphone-t 5.

Në Hong Kong punonjësit e dyqaneve ishin po aq entuziastë sa edhe blerësit në rradhët e gjata për daljen e Iphone 5 në shitje.

E njëjta situatë ishte edhe në Francë ku njerëzit kishin orë të tëra që prisnin në rradhë për të blerë Iphone 5.

Gilles Guillax 38 vjeçar thotë:
“ Mbërrita dje në mbrëmje. Nuk fjeta gjithë natën por ia vlejti; jam shumë i lumtur që e kam këtë produkt”.

Por në Francë shitja e Iphone 5 u shoqërua me protesta përpara njërit prej dyqaneve të kompanisë Apple. Punonjës dhe ish të kësaj firme në Francë të saj protestuan për kushte jo të mira pune, çka i sjell kompanisë fitime tejet të mëdha. Ndërsa shpërndarësit janë të zemrëuara pasi hapja e dyqaneve të firmës Apple do të sjellë humbjen e vendev të punës.

Ndërsa në Gjermani një grup të rinjsh në Mynih pritën meorë të tëra  në temperatura të ulëta për të blerë Iphone 5.

“Mendoj se temperatura është rreth 3 gradë celcius . Është ftohtë dhe kemi kohë që presim, jemi këtu që nga ora 3 e pasdites së djeshme”.

Blerësi i parë i modelit IPhone 5 në këtë dyqan të Mynihut ishte 21 vjeçari Ralf  Marth i cili kishte 48 orë që priste për të qenë blerësi i parë.
Analistët presin që kompania Apple të shes rreth 10 milion aparate të rinj Iphone 5 brenda muajit shtator.

Iphone 5 është më elegant se paraardhësi i tij dhe është më i përparuar përsa i përket rrjetit të telefonisë lëvizëse.

Ndërkohë, edhe në Nju Jork jashtë dyqaneve të kompanisë Apple janë krijuar radhë të gjata të njerëzve të cilët duan të blejnë telefonin e ri Iphone 5. Ata thonë se telefoni i ri është më i madh, ka një ekran me diametër 10.16 centimetra dhe është më i lehtë se modelet e tjera të telefonave Apple.  

Apple ka marrë më shumë se 2 milion porosi për telefonin Iphone 5 në 24 orët e para të shitjes, dy herë më shumë se sa dita e parë e shitjes së telefonit Iphone 4S. JP Morgan tha se telefoni i ri i kompanisë Apple mund të krijojë një rritje prej 3,2 miliard dollarësh për ekonominë amerikane në tremujorin e katërt. Kjo shumë parash është pothuaj sa ekonomia e Fixhit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive