E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Bota

Kubeja anti-raketë kalon provën e parë

Ushtria izraelite thotë se Kubeja e Hekurt ka interceptuar të paktën 80% të raketava të hedhura nga Gaza

Iron Dome
Iron Dome
Madhësia e gërmave - +
E ashtuquajtur "Iron Dome" apo Kubeja e Hekurt për mbrojtjen nga raketat e ka kaluar me sukses provën e parë, duke ndaluar qindra raketa të hedhura nga Gaza kundër qyteteve izraelite në ditët e fundit.

Ushtria izraelite tha të martën se Kubeja e Hekurt ka interceptuar të paktën 389 raketa te Hamasit, që kur Izraeli filloi ofensivën kundër militantëve në Gaza me 14 nëntor. Një zyrtar izraelit i mbrojtjes tha se kjo shifër përfaqëson të paktën 80 për qind të të gjitha raketave që janë hedhur nga Gaza drejt Izraelit gjatë kësaj periudhe të sulmeve.  

Robert Powell, analist i Lindjes së Mesme me Njësinë e Kundërzbulimit Ekonomik në Nju Jork, thotë se programi izraelit i mbrojtjes nga raketat ka bllokuar raketa me rreze të shkurtër që zakonisht janë të vështira për t'u kapur.

Kubeja e Hekurt ose Iron Dome është zhvilluar nga Rafael Defense Systems, një kompani shtetërore izraelite, me mbështetjen e dy firmave të tjera izraelite, ELTA Systems dhe mPress Systems.  

Izraeli filloi zhvillimin e mburojës ajrore pasi grupi libanez ekstremist Hezbollah qëlloi mijëra raketa në komunitetet veriore izraelite në një luftë të shkurtër në vitin 2006.

Që nga viti 2011, Izraeli ka vendosur pesë bateri në kuadër të Kubesë së Hekurt në jug dhe në qendër të vendit, për të interceptuar dhe goditur raketat në distancë prej 5 km deri në 70 kilometra.

Izraeli tashmë ka shpenzuar 560 milionë dollarë për këtë mburojë, ndihmuar nga një fond amerikan prej 275 milionë dollarësh. Qeveria izraelite ka në plan të shpenzojë një tjetër shumë prej 190 milionë dollarësh për të vendosur më shumë bateri brenda këtij sistemi.

Sipas ministrisë izraelite të mbrojtjes, çdo interceptim rakete i kushton qeverisë mijëra dollarë. Por kjo lloj mburoje raketore gjithashtu ka parandaluar viktima izraelite që mund t'a shtynin qeverinë në një luftë tokësore shumë më të kushtueshme.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive