E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Marrëdhëniet Izrael-Iran

x
Madhësia e gërmave - +
Analistët dhe formuliesit e politikave parashikojnë që konfrontimet mes Izraelit dhe Iranit, si dhe ato mes izraelitëve dhe palestinezëve, do të jenë sfida për vitin e ardhshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Bobb njofton nga Jeruzalemi:

Me përfundimin e vitit 2012, analistët politikë në Izrael parashikuan se tensionet me Iranin lidhur me programin bërthamor mund të jenë sfida më e madhe për Izraelin vitin e ardhshëm. Në fjalimin e tij me rastin e fundit të vitit, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi për rreziqe në rastin e pasurimit të uraniumit nga Irani, për ndërtimin e një arme bërthamore.

“Dua t’ju them se vlerësimi im nuk ka ndryshuar. Irani është dy muaj e gjysëm pranë realizimit të synimit të vet dhe nuk ka dyshim që kjo do të jetë sfida më e madhe për vitin e ardhshëm.”

Zoti Netanjahu tha se Izraeli është përgatitur të sulmojë objektet bërthamore të Iranit dhe në se do të jetë e nevojshme, ta bëjë këtë pa mbështetjen amerikane.
Irani thotë se programi i vendit është për synime paqësore dhe se në do të sulmohej, do të hakmerrej.

Një analist i Institutit për Studime për Sigurinë Kombëtare, Shlomo Brom, thotë se udhëheqja e Iranit, megjithë retorikën, do ta shmangte një konfrontim ushtarak. Dhe ai beson se Izareli i ka aftësitë ushtarake për t’i rezistuar një sulmi Iranian.

“Për këtë arsye, unë nuk shqetësohem për ndërlikime të mundshme ushtarake të Izarelit, por shqetësohem më tepër për ndërlikime politike.”

Analisti Brom thotë se në se Irani kryen sulme ndaj objektivave jo-izraelite, si psh. rrugët e transportimit të naftës, kjo do t’i fuste fuqitë perëndimore në konflikt dhe do të krijonte ndjenjën e fyerjes kundër Izraelit mes qytetarëve perëndimorë. Megjithatë, analistë palestinezë e shohin çështjen më shqetësuese në rajon, si shumë pranë tyre.

Drejtori i Qendrës për Bashkëpunimin dhe Paqen Ndërkombëtare në Jeruzalemin Lindor, Rami Nasrallapërh, thotë se udhëheqësit izraelitë  e mohojnë konfliktin e tyre me palestinezët. 

“Çështja nuk është strategjike. Jam i sigurtë që Izraeli mund t’i ketë zgjidhjet strategjike ndaj kërcënimit Iranian. Por ata do të përpiqen të gjejnë insturmentin, se si të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre.”

Përsëri, pak shpresa ka që bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve do të rifillojnë në të ardhmen e afërt.

Marrëdhëniet u keqësuan në nëntor, pas një operacioni ushtarak të Izraelit, që synonte neutralizimin e raketave që hedhin militantë palestinezë në Gazë. Të dyja palët deklaruan fitoren pas konfliktit 8-ditor.

Izrarli pati sukses në pakësimin e kërcënimit me raketa nga Gaza për disa kohë. Por analisti nga Gaza Mkhaimar Abusada, thotë se konflikti e forcoi mbështetjen për grupin islamik Hamas, udhëheqësit e të cilit janë zotuar se do ta shkatërrojnë Izraelin.

Për më tepër, thotë ai, konflikti dobësoi Presidenti e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, të njohur si Abu Mazen, lëvizja Fatah e të cilit mbështet zgjidhjen e konfliktit përmes negociatave.

“Hamasi vendos për ndalimin e luftimeve, ose vazhdimin e tyre. Nuk është Abu Mazen, apo elementët laikë në shoqërinë palestineze.”

Konflikti i Gazës lehtësoi izolimin e Hamasit, ndërsa disa ministra të jashtëm  nga rajoni vizituan për herë të parë zonën, që kur grupi mori pushtetin 5 vjet më parë.
 
Një javë pas ndalimit të luftimeve, zoti Abbas shkoi në Kombet e Bashkuara, ku Asambleja e Përgjithshma miratoi me shumicë dërrmuese votash ngritjen e nivelit të palestinezëve në një shtet jo-anëtar, me rol vëzhgues.

Izraeli reagoi me zemërim, duke autorizuar ndërtime të reja në Bregun Perëndimor dhe ndërprerjen e remitencave nga taksat për Autoritetin Palestinez.

Analisti nga Jeruzalemi Lindor, Nasrallah, thotë se votimi në OKB e fuqizoi, por pak e ndryshoi pozicionin e palestinezëve për zotin Abas.

“Ishte vetëm një mbështetje morale, simbolike për palestinezët, por asgjë më tepër. Ditën tjetër u harrua.”

Analisti nga Izraeli Brom thotë se shqetësim për Izarelin është se shumë vende evropiane abstenuan, ose votuan në favor të rezolutës palestineze, por nuk e kundërshtuan atë.

Ndjenja e izolimit e Izraelit po bëhet më komplekse nga përmbysjet në shtetet arabe fqinjë dhe nga fuqizimi i islamikëve.

Palestinezë të moderuar mendojnë se çështjes së tyre nuk do t’i kushtohet rëndësi ndërsa udhëheqësit arabë përqëndrohen fillimisht tek problemet e tyre të brendshme. Militantët palestinezë megjithatë, kanë shpresë se udhëheqësit e rinj që do të vijnë në rajon, do t’i mbështesin më shumë aspiratat e tyre, si dhe metodat e nevojshme për arritjen e këtyre aspiratave.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA do të vazhdojnë goditjet me avionë pa pilot

Presidenti Obama mbrojti përdorimin e avionëve të tillë nga ana e administratës
Më tepër

Pastrimi i përmendores së Luftës së Vietnamit

Përmendorja e Veteranëve të Vietnamit në Uashington është një nga më të vizituarat e kryeqytetit
Më tepër

Maqedoni, dëmtohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir

Drejtori i Shtëpisë-Muze, Gazmend Hoxha thotë se dokumentet e ekspozuara kanë qenë kopje; Nuk dihen ende autorët e këtij akti vandal
Më tepër

Konferenca e paqes për Sirinë

E pamundur të caktohet data për shkak se nuk është e qartë ende se kush do të flasë në emër të opozitës siriane
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry fillon turneun në Afrikë

Zoti Kerry do të zhvillojë bisedime për sigurinë rajonale me zyrtarët afrikanë dhe do të marrë pjesë në festimet për 50-vjetorin e Bashkimit Afrikan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive