E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Bota

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Ministri i Jashtëm Egjptian Mohammed Kamel Amr e bëri njoftimin në Kajro përkrah Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton

x
Madhësia e gërmave - +
Armëpushi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, i ndërmjetësuar nga Egjipti hyrë në fuqi mbrëmë, por jo pa shkëmbime zjarri mes forcave Izraelite dhe militantëve të Hamasit që drejtojnë këtë enklavë palestineze.
        
Banorët e Gazës dolën nëpër rrugë pas fillimit të armëpushimt, duke shtënë në erë për të festuar.
        
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Bob na informon nga qyteti i Gazës se sulmet izraelite nga ajri duket se janë ndërprerë.

Ministri i Jashtëm Egjptian Mohammed Kamel Amr e bëri njoftimin dje në Kajro përkrah Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

Njoftimi erdhi disa orë pas bisedimesh intensive diplomatike që përfshinë zonjë Clinton si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Zonja Clinton vlerësoi qeverinë e re të Egjiptit për marrjen e rolit kryesor në përpjekjet e armëpushimit dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti do të punojnë së bashku për të mbështetur hapat e ardhshëm në proces. “Ky është një moment kritik për rajonin,” tha sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton në një konferencë shtypi dje në Kajro.  

Njoftimi erdhi një ditë pasi sulmet me raketa nga të dyja palët në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës lane më shumë se 140 palestinezë dhe 5 izraelitë të vrarë.

Udhëheqësi Hamasit, Khaled Meshaal, tha në Kajro se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e Hamasit për armëpushimin. Ai tha se sulmet ajore izraelite janë një aventurë e dështuar.

Në Jeruzalem, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu falenderoi sekretaren Klinton dhe Presidentin Barak Obama për përpjekjet e tyre dhe tha se Izraeli do të respektojë një armëpushim afatgjatë dhe të qendrueshëm. Por ai theksoi edhe një herë se Izraeli do të bëjë ç’është e mundur për të mbrojtur popullin e tij.

Ministri izraelit i Mbrojtes, Ehud Barak, tha gjithashtu se Izraeli kishte realizuar shumicën e objektivave të tij, duke shkatëruar raketa dhe shtrat-heshëse, si dhe bunkerë të Hamasit. Ai tha gjithashtu se sistimi mbrojtës izraelit, i njohur si Kupola e Hekurt, kishte interceptuar mbi 500 raketa të hedhura në teritorin e Izraelit nga Rripi i Gazës.

Në në deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama vlerësoi kryeministrin izraelit “duke theksuar se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
21.11.2012 20:20
Egjypti mori inisiativen per armepushimin midis Izraelit dhe Hamasit kjo tregon nje sinjal pozitiv per Egjyptin,mirpo duhet nje paqe afatgjate ku vendet si liga arabe,Turqia,Rusia te marin masa per ti eliminuar keto organizata teroriste radikale islamike si Hamasi.Hesbullall dhe Xhihadi islamik qe sponcorizohen nga Irani.Siria,Rusia dhe Koreja e Veriut si te hiqen keto organizata teroriste te behet paqe afatgjate midis Izraelit dhe Palestines e keqja e kesaj pune eshte se futur ne keto shtete ish agjenti KGB I quajtur Putin me metoda te agjenturave te luftes te ftohte..Sot Hamasi mori pergjesine ne vendosjen e bombes ne nje autobuz Tel Aviv ku u plagosen 27 izraelite..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive