E premte, 06 mars, 2015

Lajme / Evropë

Itali, lojrat e fatit infektojnë gjithnjë e më shumë njerëz

Lojrat e fatit janë tani një virus që është përhapur mjaft në Itali dhe që, si shumë dukuri të tjera ka prekur edhe vendin fqinj, Shqipërinë

italyitaly
x
italy
italy

Italia është bërë një treg i madh i lojrave të fatit, më i madhi në Evropë dhe ndër më të mëdhenjtë në botë, gjë që i ka dëmtuar shpenzimet e konsumatorëve në një kohë kur ekonomia po kalon nëpër një recesion të madh. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës. Virusi i kumarit është përhapur mjaft, duke prekur edhe vendin fqinj me Italinë, Shqipërinë.

Në fund të janarit, në Itali do të fillojë tenderi i një mijë lejeve për hapjen e kazinove të reja dhe kjo ka shtuar shqetësimet se numri i kumarxhinjve do të rritet.

Në një lagje pranë mureve të lashta të Romës, mund të luash lojra fati të çdo lloji, me monedha, bingo e të tjera. Mund të luash nëpër bare apo në një sallë të dikurshme kinemaje. Ndërkohë, dyqanet shesin lloj-lloj biletash llotarie. Madje edhe në një zyrë postare shiten karta të tipit scratch-and-win.

Shumë nga njerëzit që vijnë këtu thonë se janë klientë të rregullt por merren me baste të vogla.

"Luaj një herë në muaj,” thotë kjo grua, e cila sapo ka dale nga salla e bingos herët në mëngjes.

"Luajmë sepse jemi të varfër. Politikanët na i kanë gllabëruar të gjitha paratë.”

Liberalizimi i lojrave të fatit në Itali filloi në vitin 1992, kur vendi kishte nevojë të ngutshme për të ardhura nga taksat, sepse ndodhej në krizë ekonomike pak a shumë si kjo e tanishmja. Lojrat e fatit u shtuan gjatë qeverisjes së Silvio Berluskonit, i cili erdhi në fuqi në vitin 2001.

Në fillim, kjo industri solli mjaft të ardhura dhe i dha goditje tregut të paligjshëm të kontrolluar nga krimi i organizuar.

Por rritja e të ardhurave është ngadalësuar ndjeshëm, ndërkohë që mafia thjesht i ka zhvendosur operacionet e saj në kumarin e ligjshëm.

Sot, njerëzit vënë baste, në një mënyrë ose në një tjetër, duke shpenzuar zakonisht deri në 5 euro në javë.

"Luaj sepse kam shpresë se mund të fitoj diçka. Çdo javë ble një biletë,” thotë pensionisti Mario Gerardo.

Shifrat tregojnë se numri i italianëve që marrin pjesë në lojrat e fatit është shtuar më tepër se kurrë.

"Ata luajnë me shpresën se do të fitojnë shumë,” thotë kjo shitëse, e cila shet qindra bileta llotarie në ditë. “Disa edhe fitojnë, thotë ajo. Unë u kam dhënë disa fituesve nga 10 mijë euro”.

Disa njerëz kënaqen me pak.

"Unë luaj Superenalotton sepse përpiqem të fitoj dhe pastaj blej një biletë prej një euro dhe e lë me aq,” thotë kjo grua, e cila është kliente e rregullt. Ajo thotë se fiton diçka gjatë muajit por jo më shumë se pesë euro.

Të tjerë thonë se është thjesht ndjenja e të qënit fitues që i bën të luajnë.

"Puna është të fitosh, pavarësisht nga shuma. Ka njerëz, që edhe kur fitojnë pesë euro ndihen fitues, thotë Antonio, i cili sapo ka vënë një bast për një garë me kuaj.

Ligjvënësit thonë se liberalizimi i lojrave të fatit i ka kaluar caqet dhe se duhen vënë rregulla të reja, por deri tani askush nuk ka dalë me propozime konkrete.

Lojrat e fatit janë tani një virus që është përhapur mjaft në Itali dhe që, si shumë dukuri të tjera ka prekur edhe vendin fqinj, Shqipërinë.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
06.01.2013 09:07
Kumari eshte bere mode ne Itali ,ne kohe krizash ekonomike ky biznes lulezon por eshte nje imitim ne shqiperi ku ne cdo lagje ne Tirane dhe qytete te tjera eshte perhapur shume ku po shesin cdo gje deri ne shtepi pa llogaritur vrasjet.vetvrasjet kjo i sherben Qeverise sepse mer taksa te majme nga lojrat e fatit dhe eliminohen shume njerezit kjo i shkon pershtat Qeverise Berishes,,kryetari i Bashkise Z Basha tha se lorat e fatit do ti cvendoste ne periferi te Tiranes por nuk e beri ,lojrat e fatit jane hapur ne cdo lagje dhe cdo rugice kjo eshte puna qe ka hapur Berisha..VEPRO TANI USA DHE BE..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
05.03.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Kosovë: Pezullohen dy policë serbë

Pezullimi i tyre është pjesë e hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011
Më tepër

Intervistë me deputeten Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokrate morri pjesë në forumin Rrjeti për Demokraci i Grave
Më tepër

Çështja Doshi, tension në parlament

Akuzat për një plan për vrasje, deputeti Tom Doshi 6 orë përpara grupit hetimor. Prokuroria kërkon dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të Shtetit dhe disa deputetëve
Më tepër

Gjyqi ndaj Dzhokhar Tsarnaev

Avokatja mbrojtëse e Tsaenavit, pranoi dje para trupit gjykues se klienti i saj kishte ndihmuar në realizimin e sulmit vdekjeprurës të 2013-ës, por shtoi se vëllai i madh ishte ideatori i planit
Më tepër

Klinton: Publikoni email-at

Zonja Clinton shkruante mbrëmë në twitter se do që emailet e saj të bëhen publike dhe të shqyrtohen nga Deparatmenti i Shtetit, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Hostesses pose for photos outside the Great Hall of the People during the opening session of the annual National People's Congress in Beijing, China.
  • Bangladeshi workers unload goods from a boat in the Buriganga River in Dhaka.
  • The 4.6-meter high bronze sculpture "Gift Horse", which portrays a skeletal horse by German-born artist Hans Haacke, stands above Trafalgar Square after it was unveiled as the new commission for the Fourth Plinth, in London.
  • A girl slips on an icy street while walking with her sister in the Brooklyn borough of New York. The girls were dressed as clowns for the Jewish celebration of Purim.
  • Policemen take position behind shields near Yangon City Hall after a crackdown on a peaceful demonstration supporting the student protests which demand an amendment to the National Education Bill in Yangon, Myanmar.
  • Arthur Ward stands with his Pyrenean Mountain Dog Cody during the first day of the Crufts Dog Show in Birmingham, central England.
  • The moon sets in the early morning hours as a man walks along an ocean pier in Oceanside, California.
  • Male Afghan women's rights activist wear burqas to show their solidarity to Afghan women ahead of International Women's Day in Kabul.
  • Firecrackers go off next to people during the Beehive Rockets Festival, ahead of the Chinese Lantern Festival in Tainan, southern Taiwan, March 4, 2015.
  • People sing and dance while celebrating Holi, the Festival of Colors, in Kathmandu, Nepal.
  • Kristy Fogden, right, of New Zealand, hands her friend Dave Shaw a guitar as they stand on a sand dune at dusk in White Sands National Monument, New Mexico, March 4, 2015.
  • A foreign tourist screams as another puts color on her face during celebrations marking Holi in Kolkata, India.

Interaktive