E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Evropë

Itali: Papunësi rekord mes të rinjve

x
Madhësia e gërmave - +
Një nga vendet e Eurozonës që po vuan pasojat më të rënda të papunësisë, është Italia ku një në çdo tre të rinj janë të papunë, sipas statistikave të fundit. Ndërsa shifra e përgjithshme e papunësisë në Itali mbeti në një nivel rekord në nëntor, papunësia mes të rinjve arriti një rekord të ri mbi 37 për qind, sipas shifrave të sotme, duke u dhënë një argument më shumë kritikëve të kryeministrit Mario Monti para zgjedhjeve të përgjithshme në shkurt.
 
 Vështirësitë e të papunëve dhe veçanërisht të të rinjve, janë një çështje delikate para zgjedhjeve dhe zoti Monti, që drejton një koalicion të qëndrës akuzohet nga kundërshtarët e majtë dhe të djathtë se po dëmton ekonominë me përpjekjet e tij për të mëkëmbur financat publike.

Në një proces përzgjedhjeje në Romë, në fund të dhjetorit, qindra-mijëra vetë shpresonin të merrnin pjesë në një provim për 11 mijë vende pune në kopshte fëmijësh në rajonin e Lazios.
        
Duke pritur në radhë, shumë vetë thanë se pothuajse i kishin humbur shpresat për punë.

“Nuk kam absolutisht aspak besim tek vendi im. Nuk ka asnjë rrugëdalje. Ose duhet të ikësh, ose nëse rri këtu, je i dënuar. Nuk ka alternativa, edhe nëse do të bësh diçka për vete, nuk ke mundësi. Është një vend për të moshuarit. Duhet të ikim dhe t’ia lëmë vendin pensionistëve”, thotë Rosaria Resciniti.

Papunësia e të rinjve në Itali është sa trefishi i përqindjes kombëtare dhe kompanitë zakonisht u orftojnë të rinjve vetëm kontrata të përkohëshme me sigurime shoqërore të kufizuara, çka do të thotë që shumë prej tyre jetojnë me prindërit ose ikin jashtë vendit.

27 vjeçarja Aurora Boison sapo është kthyer nga jashtë dhe nëse nuk gjen punë do të jetojë me prindërit.

“Sapo kam dalë në shtëpi më vete dhe shpresoj të arrij t’i paguaj faturat”.
        

Ulja e papunësisë do të jetë një nga çështjet kryesore për kryeministrin që do të marrë detyrën pas zgjedhjeve të 24-25 shkurtit.
        
Presidenti i Institutit Kombëtar të Statistikave Enrico Giovanni është i bindur se rritja e papunësisë mes të rinjve i atribuohet pjesërisht faktit se Italianët e kanë kuptuar se kriza ekonomike nuk do të zhduket shpejt.

“Prandaj nuk ka arsye të presësh për përmirësimin e gjendjes në javët dhe muajt e ardhshëm. Mendoj se kjo shpjegon se pse disa njerëz po shohin në mënyrë më aktive për punë, ndërsa më parë nuk ishin aktivë”.
        
Në një nga agjencitë e punësimit në Romë, shumë njerëz që kërkonin punë thanë se kishin humbur kontratat e përkohëshme.
        
“Unë kam vetëm shkollë të mesme. Do të pranoja çdo gjë. Të presim”.
        
Analistët thonë se rritja e vështirësive financiare në familje po i detyron gjithashtu të rinjtë të kërkojnë punë në vend që të shkojnë në universitet, pasi u duhet të shtojnë të ardhurat. Italia ka një nga nivelet më të ulëta të punësimit në botën e industrializuar, veçanërisht mes grave, të rinjve dhe të moshuarve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
09.01.2013 12:52
Italia eshte rekord ne papunesine e te Rinjeve ku shifra kap 37% dhe me e prekur eshte Italia e jugut qe rezikohet nga varferia,indentike papunesia eshte ne Shqiperi ku papunesia eshte galopante deri 50% kryesisht te Rinjte dhe zonat veriore te Shqiperise ne varferi apsolute ,ku borxhi publik i kalon mbi 62.7% dhe Reth 38% e popullsise e marin ushqimet me liste,kjo dukuri negative vjen se nuk aktivizohet prodhimi neto nga sektore primare sic eshte Bujqesia,Energjitika dhe Mineralet nuk ka politika prodhuese per ti aktivizuare keta sektore..sepse i pengon krimi i organizuare qe ka kapur te Qeverite..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: A i dëmton shpendët energjia e erës?

Turbinat me erë thuhet se janë shkaktare të vrasjes aksidentale të 500 mijë shpendëve në vit
Më tepër

Një austriak mjeshtër i ecjes mbi litar sensacion në Vjenë

Waldner ka bërë më parë edhe ecje të tjera të ngjashme mes ndërtesash të larta, por ai tha se ky ishte ishte akti i tij më i guximshëm
Më tepër

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive