E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

Netanjahu: Izraeli i gatshëm të zgjerojë sulmet

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar sot se Izraeli është i gatshëm që të zgjerojë në mënyrë domethënëse sulmet ndaj Rripit të Gazës, të kontrolluar nga Hamasi. Që nga shpërthimi i konfliktit ditën e mërkurë, 49 banorë të Gazës janë vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre 14 fëmijë. Më shumë se 500 raketa janë hedhur nga rripi i Gazës, duke shkaktuar vdekjen e tre izraelitëve.

Izraelitët kanë sulmuar edhe sot rripin e Gazës nga ajri e deti, në përgjigje të raketave që palestinezët nisin drejt tyre.

“Forcat Mbrojtëse izraelite  kanë sulmuar më shumë se 1 mijë celula terroriste në rripin e Gazës dhe vazhdojnë operacionet e tyre edhe në këto momente. Këto sulme kanë shkatuar dëme serioze për armët që i janë drejtuar Izraelit,  dhe njerëzve që i mbështesin e drejtojnë ato.  Gjithë kjo histori ka një çmim të lartë për Hamasin dhe Forca Mbrojtëse e Izraelit është e pregatitur që të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme veprimet e veta”.

Gjatë sulmeve të sotme izraelite janë goditur edhe dy ndërtesa mediatike në qytetin e Gazës. Sipas dëshmitarëve, 8 gazetarë janë plagosur si pasojë e sulmit.
Sipas burimeve vendase, në tre sulmet e sotme, mes të vrarëve ishin edhe tre fëmijë. Ndërkohë,  palestinezët kanë goditur me raketa një kompleks banimi në qytetin e Ashkelonit, ndërsa një gjatë bombardimeve të mëparshme janë plagosur dy njerëz në shtëpinë e tyre në këtë qytet.

Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius  u nis sot për në Jeruzalem për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi.

Ministri i jashtën britanik William Hague paralajmëroi Izraelin se do të humbasë mbështetjen ndërkombëtare, nëse nis një ndërhyrje tokësore në Rripin e Gazës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Shkupi nga: Paris
19.11.2012 09:51
cfar te ben amerikanet te shliruan kosoven? po pse vlla vetem amerikanet ishin po europa nuk ishte apo pse ju jetoni ne amerike i vetmi eshte amerikani a thua vlla pse amerika nuk e shliroj kosoven para se te vriten 1O mi civil kosovar apo shliroj kosoven kur e pa se ushtria e kosoves filloj te mar shum pozicione te kriminelve serbe edhe aty u futen keta per interesat e tyre duke ber baza ushtarake une kam shok qifut por dhe ki shan ata qe jan andej ki pranon vet per okupimin e palestinez qe kanber qifutet


nga: Hasani nga: SH-B-A
18.11.2012 23:40
skisha me shtu asgje ma shum se ky( shqiptari)me emer kam njejtin mendim me vend asht.duhet te jem ata qe jem (SHQIPTAR VETEM NJI JEM)jo arab po jem ilir.


nga: Shqiptar
18.11.2012 21:30
Eshte interesant se si disa muslimane te cilet flasin shqip dhe pretendojne te jene shqiptare (nga Maqedonia) vene fene mbi Atdheun. Amerika cliroi Kosoven e perkrah ceshtjen shqiptare. Hamasi eshte kunder Amerikes dhe Izraelit. Me ke duhet te jene shqiptaret? Algjeria, Tunizia, Libia, Libani, Maroku etj vende muslimane nuk e kane njohur Kosoven, kurse vende mike si Amerika, Anglia, Gjermania e njohen qe diten qe u shpall. Shqiperia ka 20 vjet qe e njoh Palestinen si shtet. Pse Palestina nuk e njeh Kosoven???? Pra ndani fene nga politika dhe interesat e Atdheut. Si Shqiperia dhe Kosova deshirojne te jene pjese e Perendimit modern dhe respektojne demokracite si Izraeli. Na vjen keq per viktimat e te dyja paleve, por fatkeqesisht Palestinezet kane ne krye nje qeveri terroriste qe nuk do paqe.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive