E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Izraeli pezullon mbledhjen e taksave palestineze

Vendimi ndërmerret si ndëshkim, pasi palestinezët siguruan statusin e vendit vëzhgues në OKB

x
Madhësia e gërmave - +
Izraeli thotë se do të pezullojë një fond prej mbi 120 milionë dollarësh nga taksat që mbledh për Autoritetin Palestinez, me qëllimin për t’i dënuar palestinezët pas arritjes historike që siguruan në Kombet e Bashkuara, ku morën statusin e vendit vëzhgues në organizatën ndërkombëtare.

Ky vendim u mor në Izrael ndërsa presidenti palestinez Mahmud Abas u prit me brohoritje nga turmat në Rramallah të Bregut Perëndimor, pas fitores së javës së kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zoti Abbas deklaroi para turmës së rreth 5 mijë palestinezëve: “Tani ne e kemi një shtet”.

Si reagim, Ministri izraelit i Financave tha se qeveria e tij do t’i përdorte paratë që i jepeshin palestinezëve për të paguar borxhet ndaj kompanisë së energjisë dhe kompani të tjera izralite.

Po sot, kabineti qeveritar izraelit miratoi njëzëri një rezolutë, e cila hedh poshtë vendimin e Kombeve të Bashkuara për statusin e palestinezëve në organizatën ndërkombëtare. Në rezolutën e miratuar njëzëri në kabinetin izraelit, thuhet se nuk do të ketë negociata bazuar tek njohja nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shtetin palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Ky ishte veprimi i dytë ndëshkues i Izraelit. Të premten Tel Avivi tha se do të vazhdojë ndërtimin e mijëra banesave për kolonët në Bregun Perëndimor.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
02.12.2012 20:17
OKB eshte nje organizate qe ka humbur legjimitetin e saj per zgjidhjen e krizave ne rang global..OKB duhet te gjente mekanizma per te vendosur paqe afatgjate midis Palestines dhe Izraelit duke eliminuar tre organizatat teroriste radikale islamike sic jane Hamasi,,Hesbullal dhe Xhihadi islamik te cilat sponcorizohen nga IRANI,SIRIA,RUSIA DHE KOREJA E VERIUT duke dhene armatim dhe raketa,ndersa Jezuzalemi te ngelet nje qytet peligrinazhi per gjithe boten.por Rusia me sllavofonine dhe ligen arabe ku eshte futur dhe Turqia me Erdoganin radikal islamik ku i ben presion shteteve te votojne pro Palestines dhe Berishes duke e quajtur fricak ,Erdogani ka kaluar ne ekstremizmin islamik ky zotni kishte miqesi me AL ASSAD DHE AMEDINEZHAT ,por shtrohet pyetja ku i ka ,keta ishin armiqte numur nje te Turqise,ku Rusia kishte plane nepermjet bazes ushtarake ne SIRI te destabilizonte Turqine,ndersa Amedinezhat flet ne menyre te hapur per ta fshire nga harta Izraelin.ben dhe manovra ushtarake drejt Jeruzalemit,,IZRAELI ka bere nje pune te paster me rezoluten ku nuk e njeh votimin e OKB PER PALESTINEN..IZRAELI DUHET TI JAPE NJE MESIM TE ASHPER IRANIT DHE SIRISE SEPSE PO KREKOSEN NGA RUSIA KUR AJO ESHTE NJE GJENDJE KATASTROFALE..ESHTE INDENTIKE KUR JU SULEN NE VITIN 1913 NE KOFERENCEN E AMBASADOREVE NE LONDRES SHQIPERISE DUKE E COPTUAR ISHTE RUSIA TEPER E ASHPER NE SINKRON FRANCA DHE AS MISH AS PESHK ANGLIA,NE NDIHME TE SHQIPETAREVE AUSTOHUNGARIA,ITALIA DHE PAK GJERMANIA.ME KETO KOMBE ESHTE BERE PADREJTESI E MADHE EDHE ZOTI ESHTE ME KETO KOMBE,VONON POR NUK HARON..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Oklahoma: 91 të vdekur nga tornadoja

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të paktën 20 fëmijë të cilët ndodheshin brenda një shkolle, kur tornadoja goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive