E enjte, 07 maj, 2015

Lajme / Bota

Palestinezët fajësojnë Izraelin për vështirësitë

x
Palestinezët në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor po përballen me vështirësi për shkak të krizës ekonomike në territoret palestineze, e nxitur kjo nga rënia e nivelit të ndihmave që vijnë nga jashtë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Setareh Sieg gjatë një vizite në këtë qytet, bisedoi me disa banorë të Ramallahut të cilët fajësojnë Autoritetin Palestinez dhe Izraelin për problemet e tyre.

Banorët e Ramallahut janë mësuar me presionet e pushtimit izraelit dhe qyteti ka gëzuar një rritje ekonomike. Por, ndërkohë që rajoni po përballet me vështirësi ekonomike, disa banorë në Bregun Perëndimor po hedhin dyshime në aftësitë e udhëheqësve të tyre në Autoritetin Palestinez në këtë qytet.

“Unë nuk pres ndonjë ndihmë. Ndoshta pas themelimit të një shteti, por për aq kohë sa Autoritetit Palestinez varet nga ndihma e huaj, gjërat nuk do të përmirësohen”.

“Autoriteti Palestinez i trajton izraelitët më mirë se ne”.

Këta të rinj jetojnë në kampin e refugjatëve Amari në Ramallah, ku banojnë 7 mijë familje që u bënë refugjatë në luftën e vitit 1948 pas së cilës u themelua shteti i Izraelit.

Ata janë qeverisur nga Autoriteti Palestinez, i cili varet nga ndihmat e huaja për të plotësuar nevojat e buxhetit të tij.

Ndërkohë që ekonomia globale po kalon në vështirësi, ndihmat e huaja janë përgjysmuar duke rënë në më pak se një miliard dollarë në vit. Autoriteti Palestinez nuk mund t’i paguajë në kohë punonjësit.

Familja Omeir mbështet tre breza dhe dy familje në këtë shtëpi të vogël. Nour Omeir është mbështetja e tyre kryesore. Ajo është mësuese që paguhet nga Autoriteti Palestinez dhe muajt e fundit nuk e ka marrë rrogën.

“Autoriteti Palestinez nuk është në gjendje të administrojë siç duhet”.

Bashkëshorti i saj, Naziri është zdrukthtar. Ai nuk ka punuar për më shumë se një vit pasi pak njerëz kanë para për të paguar për shërbimet e tij. Por ai është pragmatik.

“Ne duhet të jemi fqinj të mirë me Izraelin. Pastaj mund t’i hapim kufijtë për tregti”.

Por ashtu si shumica e banorëve në Ramallah, ai beson se prania e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor është duke e bërë gati të pamundur paqen.

“Izraelitët kanë vënë pengesa, sepse ata nuk mund të pajtohen me zhvillimin e negociatave për çështjen e refugjatëve. Që nga ndërtimi i vendbanimeve, negociatat janë bllokuar. Vendbanimet janë pengesa më e mëdha për arritjen e paqes”.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat thotë se vetëm pavarësia do t’i çlironte palestinezët nga vështirësitë ekonomike.

Ish ministri palestinez i ekonomisë, Mazen Sinokrot thotë se papunësia, e cila qëndron në rreth 25 për qind, është një kërcënim i madh.

“Shumë palestinezë janë të deshpëruar sepse nuk mund të gjejnë punë. Ne kemi nevojë të krijojmë një milion vende të reja pune në tetë vitet e ardhshme. Pra, kjo është një përgjegjësi e madhe dhe sfidë për të gjithë, përfshirë komunitetin ndërkombëtar”.

Niveli i varfërisë po rritet. Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, këta nxënës nuk do të kenë një të ardhme të mirë në Bregun Perëndimor. Pothuajse gjysma e familjeve në kampet e refugjatëve në Bregun Përëndimor janë klasifikuar nga OKB-ja në kategorinë e njerëzve pa siguri ushqimi.
Për disa, si familja Omeir, mbijetesa bazohet te huatë që ata marrin nga miqtë. Prandaj ata janë të shqetësuar.

“Unë dua që fëmijët e mi të kenë një të ardhme premtuese dhe perspektivë të mirë, por aktorët e jashtëm nuk po na ndihmojnë”.

Kjo ka të ngjarë të vazhdojë. Izraeli ka kërcënuar se do të hakmerret, ndoshta duke i mos paguar borxhet tatimore Autoritetit Palestinez, nëse palestinezët kërkojnë që OKB-ja të votojë ngritjen e statusit të tyre të përfaqësimit. Dhe kjo mund ta bëjë jetën edhe më të vështirë për palestinezët në territoret e pushtuara.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Jakov nga: Israel
10.12.2012 13:57
Si fillim dua te them se kohet e fundit nuk mi kini botuar komentet
Sa per ato qelexova dua te them se ate shtet qe kerkuan e formuan edhe pa deshiren tone , kjo s'ka rendesi .Ata se bashku me ata qe i perkrahen duke ngritur doren ne OKB , le ti ndihmojne e t'i mbajne me qe ate donin dhe qe e brohoriten me ovacione e me renie boriesh temakinave sa u degjuan edhe ne Europen plake .Se s'kemi asnje detyrim ndaj tyredhe mireqenies se tyre Nga ne te mos presin miresira mbasi ne prej tyrekemi pritur vetem raketa qe na ka kushtuar nje djall e gjysem per ti eliminuar ne ajer .Po te ken kellqe , ta mbajne ate shtet qe e kerkuan aq shume , por jo me ndihmen tone dhe as tregeti me neve nuk do te kene .ne s'kemi asnje interes te merremi me ata qe na konsiderojne armiq -Faleminderit

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
06.05.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Protestë paqësore para parlamentit maqedonas

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të kabinetit të tij qeveritar
Më tepër

Parashikimet për zgjedhjet në Britani

Analistët po i quajnë këto zgjedhje më të paparashikueshmet dhe më të rëndësishmet e brezit
Më tepër

Greqia i paguan FMN-së interesat e borxhit

Greqia i pagoi sot FMN-së interesat e borxhit që kapën shifrën e 222 milionë dollarëve
Më tepër

Kosovë: Hapat drejt liberalizimit të vizave

Qeveria e Kosovës është zotuar që deri në fillim të muajit qershor, të përmbushë kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe t’i raportojë përparimin këtij komisioni
Më tepër

BSH rishikon në ulje rritjen ekonomike

Pritshmeritë e Bankës së Shqipërisë për 2015 më të ulta se parashikimi fillestar për një rritje prej 3 përqind. Ngadalësim i aktivitetit ekonomik dhe në tremujorin e parë të vitit
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, Prime Minister of the United Arab Emirates (UAE) and ruler of Dubai (C) takes part in a ceremony to unveil UAE's Mars Mission in Dubai.
  • Boys sit in a tree under a partly cloudy sky in an open field in Karachi, Pakistan.
  • People walk through the garden of Changgyeonggung Palace in Seoul.
  • A boy jumps into the Ganges river to cool himself off on a hot summer day in Kolkata, India. Temperature in Kolkata is expected to reach 37 degrees Celsius (98.6 degrees Fahrenheit).
  • A couple uses a smartphone as they wait for the start of a shadow play performance at Changgyeonggung Palace in Seoul.
  • A man drives the "Iris viseo", an electric surveillance vehicle with a telescopic cockpit designed and manufactured in France at the car park of a shopping center in Noyelles-Godault.
  • A Buddhist monk catches an aerial view of Kathmandu from the damaged Swayambhunath Stupa premises in Kathmandu, Nepal.
  • A woman sits underneath a sculpture at a financial district in Beijing, China, May 5, 2015.
  • A view of the Great Falls of the Potomac River on the Virginia side of the river, about 25 km upstream from Washington, D.C. (photo by Diaa Bekheet)
  • The unmanned SpaceX Crew Dragon lifts off from launch pad 40 during a Pad Abort Test at the Cape Canaveral Air Force Station in Cape Canaveral, Florida.
  • Fabio Fognini from Italy serves during his Madrid Open tennis tournament match against Grigor Dimitrov from Bulgaria in Madrid, Spain.
  • Kaydann Marshall runs through a park fountain in Cincinnati, Ohio, May 5, 2015.Temperatures rose past 80 degrees Fahrenheit for the second consecutive day as warmer weather settled into the region.
  • View of the Villarrica volcano, one of Chile's most active, picture taken from Pucon, some 800 km south of Santiago.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.