E shtunë, 19 prill, 2014

Lajme / Ballkani

21 Janari 2011, të pafajshëm komandantët e Gardës

Prokuroria kishte akuzuar për vrasje komandantin Ndrea Prendi dhe oficerin Agim Llupo duke kërkuar 48 vite burg. Gjykata a Tiranës: Nuk ka prova. Reagon ashper opozita

x
Madhësia e gërmave - +
 Në Shqipëri gjykata e Tiranës vendosi sot të shpallë të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë zjarri gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011 të cilat cuan në përleshje të dhunshme me forcat e policisë që mbronin selinë e kryeministrisë në Tiranë. Gjykata vlerësoi se nuk ka prova që të mbështesin akuzën e prokurorisë për vrasje me dashje. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Ndaj vendimit reagoi ashpër opozita e cila braktisi punimet e parlamentit, ndërsa kryetari Edi Rama tha se kryeministri Berisha i ka kthyer gjykatësit në ekzekutues të Drejtësisë
 


“Gjykata krijoi bindjen se akuza e prokurorisë në ngarkim të të pandehurve për veprën penale të vrasjes me dashje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë persona nuk qëndron. Si përfundim Gjykata vendosi deklarimin të pafajshëm të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo”, shpalli kreu i trupit gjykues Besnik Hoxha.
Ndërsa theksoi se drejtuesit e Gardës ishin në mbrojtje të institucioneve gjykatësi Besnik Hoxha iu referua në vendimin e tij edhe gjykatës të të drejtave të njeriut të Strasburgut.
 
Prokurorët të cilët e kishin akuzuar si zotin Prendi ashtu dhe zotin Llupo pas ekspertizës së ardhur nga FBI amerikane, kërkuan javën e shkuar 48 vite burgim për të dy drejtuesit e Gardës.  Pas vendimit të sotëm Prokuoria njoftoi se do të marrë një vendim për veprime të mëtejshme sapo të marrë të zbardhur arsyetimin e trupit gjykues për cështjen.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës. Në sallën e parlamentit ku po zhvillohej seanca e zakonshme u krijua jo pak tension. “Po ju them ne emër të familjarëve të Aleks Nikajt, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, askush nuk do i shpëtojë drejtësisë. Ne s’kemi më punë sot në këtë sallë. Vazhdoni vetë diskutimet”, u shpreh nënkryetari i grupit parlamentar socialist Saimir Tahiri, ndërsa deputetët braktisën punimet. “Këta janë mësuar që në këtë sallë, 50 vite, të bënin edhe prokurorin edhe gjykatësin dhe kërkonin varje në litar. Harrojeni. Kohët kanë ndryshuar”, u kundërpërgjigj kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli.
 
Pak më vonë edhe kryetari socialist Edi Rama do të reagonte nga selia e partisë së tij duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Sali Berisha: “Pafajësia e vrasësve i duhet më shumë edhe se vetë atyre, kryeministrit që i ka kthyer gjykatësit në gardistë togëzinj të cilët me urdhër nga lart, e pushkatojnë në publik drejtësinë njësoj siç pushkatoi garda katër dëshmorët e 21 janarit”.
 
Nga ana e tij zoti Berisha evitoi të komentonte vendimin e sotëm të gjykatës: “Sot dhe asnjëherë nuk do më gjeni ju mua kurrë të komentoj vendime gjykatash. Ky vend ka sistemin e drejtësisë dhe sistemin e akuzës”
 
Reagime të forta pati edhe nga familjarët të cilët i deklaruan mediave të këtushme se do ta vinin vetë në vend drejtësinë. Cështja e 21 janarit ka qenë ne fokusin edhe të komunitetit ndërkombëtar. Në vigjilje të përvjetorit të dytë të kësaj ngjarje ambasadorët e BE, Shteteve të Bashkuara dhe Osbe-së kishin bërë thirrje për një proces të paanshëm dhe të pandikuar nga politika.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ilir nga: UK
07.02.2013 17:00
SHBA dhe ambasadori Amerikan dhane garanci publike se do ndihmojne ne zbardhjen e ceshtjes se 21 Janarit. Ambasada Amerikane vetem para disa ditesh ju shkruajti familjeve te viktimave dhe perseriten premtimin e tyre. FBI Amerikan ndihmoi ne hetimin dhe pergatiti provat per 21 Janarin qe inkriminon direkt te akuzuarit.

Kujt ti besoj populli shqiptare tashme?


nga: Tani nga: Zvicer
07.02.2013 16:31
Une nuk jam per tu denuar njerez te pafajshem, po eshte e turpeshme qe ne kete shekull, kur edhe Shqiperia aspiron per te hyre ne familjen Evropiane, nje anetar de juro i NATO-s ( them de juro se de facto nuk e merriton dhe turp per Qeverine Amerikane qe e ka perkrahur per kete) te mos jete e afte te gjej fajtoret per humbje jetesh. Kjo s'do te thote qe fajtoret jane vetem ne krahun e qeverise, ata mund te jene edhe te opozites, por ama FAJTORE apo njerez qe GABUAN ka dhe ata dueht te dalin para drejtesise. Ne te kundert ne Shqiperi do te kete VETEGJYQESI. Keshtu ndodhi me Gerdecin, me 21 Janarin, e me shume e shume raste te tjera. TURP !


nga: nje qenie pa vlere nga: kopesht zoologjik
07.02.2013 14:30
Rrofte "burri i shtetit" ne kete kopeshtin tone zoologjik ! Po e shtypin susten tej mundesive te tyre ! Askush nuk mendon per pasojat ! Pa natyra do ta vendose ekuilibrin nje dite ! Kjo me patjeter .....! Nuk ka asnje force qe te pengoje ligjet e natyres , as "burri i shtetit " .....


nga: Anonim
07.02.2013 14:25
Drejtesia shqipetare ka vdekur njehere e mire ku krimi i organizuare Berisha-Meta drejtojne gjykatat shqipetare,te japesh pafajsine per ngjarjen e 21 janarit ku u vrane 4 shqipetare,Sot Gjykata e Tiranes i dha pafajsine Ndrea Prendi dhe Agim LLupo te cileve Prokuroria i dhe denimin 23 vjet per Ndrea Prendi dhe Agim LLupo 25 vjet.kur provat i siguroj FBI Amerikane me ekspertize profesionale eshte nderin e FBI dhe Ambasades Amerikane ne Tirane te vere para pergjegjsise Drejtesine shqipetare dhe kupolen e krimit urdherues Berisha--Meta..kjo dyshje kane veprimtari tradhetare kundra interesave te kombit shqipetar dhe ate amerikan me Mareveshjen e shitjes te ujrave teritoriale per llogari te Greqise..apo lidhja e utbashin Damir Fazllic i cili drejton pushtetin e Berishes,,Berisha ka ne kabinetin e Ministrit Spiro Ksera anetarin e Agimit te Arte neonazistin Theofan Kaliviotis dhe Meta po ben mareveshje me Vangjel Dulen e minoritetin grek te drejtuar nga Agimi i Arte per te prishur vendimarjen ne KQZ ..Z Nishani President i R Te Shqiperise duhet te vere drejtesi per ngjarjen e 21 janarit dhe lufte krimit te organizuare kur gjykata ka vdekur Shish te zbatoje kushtetuten e Shqiperise dhe interesat Amerikane dhe te Nato-s Vepro Tani..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
18.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Histori: Çfarë ka ndodhur më 19 prill?

1824 - Lord Bajroni vdes në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane….
Më tepër

Obama nënshkruan ligjin për bllokimin e Abutalebit

Ligji pengon ardhjen në Shtetet e Bashkuara të Hamid Abutalebit si ambasador i Iranit në Kombet e Bashkuara
Më tepër

SHBA: Sanksione ndaj Moskës nëse shkelet marrëveshja

Këshilltarja e Presidentit Obama, Susan Rice tha se Rusia ka përgjegjësinë të përdorë influencën e saj për të frenuar dhe tërhequr ekstremistët pro-rusë në Ukrainën lindore
Më tepër

Maqedoni: Opozita akuzon kryeministrin për korrupsion

Kryeministri Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat si manipulime dhe avokati i tij ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq drejtuesit e opozitës
Më tepër

Planet i ri me përmasa sa Toka

Planeti i ri, i sapo zbuluar duket i përshtatshëm për të jetuar, thonë disa astronomë nga vende të ndryshme.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
18.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tourists, one holding some flowers she picked, take pictures in a field of tulips near Lisse, western Netherlands. Tourism peaks around the Easter weekend with thousands flocking to the fields to admire field of tulips left to blossom to harvest the bulbs later.
  • Students at Danwon High School in Ansan hold messages for missing schoolchildren who are among the unaccounted for passengers trapped in a South Korean capsized ferry.
  • A parked car suffered damage when a adobe wall collapsed on it after a strong earthquake shook Chilpancingo, Mexico.
  • Pope Francis lies on the floor as he prays during the Celebration of the Lord’s Passion on Good Friday at St Peter's Basilica at the Vatican.
  • A flag in the colors of the Ribbon of Saint George, which has become a symbol of pro-Russian sentiment, flutters as pro-Russian supporters gather outside the mayor's office in Slaviansk, Ukraine.
  • Christian worshippers carry a cross during a procession along the Via Dolorosa on Good Friday during Holy Week in Jerusalem's Old City.
  • Six-week-old Ewan Bingham, takes a look at his dad, Lt. Chris Bingham, of Cranford, New Jersey, after Chris disembarked from the USS Harry S. Truman in Norfolk, Virginia. The carrier strike group is returning from a nine-month deployment. There were 171 babies born to sailors aboard the ship during the deployment.
  • Indian Hindu devotees walk through a dust storm after taking a holy dip at the Sangam, the confluence of the rivers Ganges, Yamuna and mythical Saraswati, in Allahabad.
  • Brazilian soccer fan Anderson poses in front of the media after picking up his 2014 World Cup tickets in Rio de Janeiro. FIFA venue ticketing centers were opened in the World Cup host cities.
  • A man reads a newspaper with front page headlines about the death of Nobel laureate Gabriel Garcia Marquez, in Aracataca, the town were he was born in Colombia's Caribbean coast. Garcia Marquez died in Mexico City on Thursday.
  • Wearing ghilli suits, Iranian army troops march in a parade as one of them hold up his weapon, marking National Army Day in front of the mausoleum of the late revolutionary founder Ayatollah Khomeini just outside Tehran.
  • A visitor takes a picture in one of the greenhouses of the Royal Palace in Laeken, near Brussels, Belgium. The Royal Greenhouses open once a year to the public for a blooming extravaganza of 5,000 plants including giant ferns and exotic trees, some 250 years old.
  • Penitents from "Los Dolores" brotherhood gather prior to a Holy Week procession in Cordoba, southern Spain. Hundreds of processions take place throughout Spain during the Easter Holy Week.
  • Fog surrounds the mountains in Goncalves, in the state of Minas Gerais in southwestern Brazil.

Interaktive