E premte, 31 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Prokuroria: Vendimi për 21 Janarin do të apelohet

Burime të sigurta konfirmuan se çështja do kalojë në Apel. Amb. Arvizu takon kryeprokurorin Llalla. Gjykata e Tiranës: Ambasada ndërhyn në proces

x
Armand Mero
Në Shqipëri burime të Prokurorisë së Përgjithshme i thanë sot Zërit të Amerikës se do të bëhet ankim në gjykatën e Apelit ndaj vendimi të djeshëm të Gjykatës së Tiranës e cila shpalli dje  të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë zjarri gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011. Sot në mëngjes prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati një takim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu i cili rikonfirmoi qëndrimin ndaj vendimit të djeshëm të gjykatës, e cila përmes një njoftimi e cilësoi sot deklaratën e ambasadës amerikane si një ndërhyrje në proces. Por sipas ambasadorit Arvizu akuza të tilla ishin të pabaza
 
Prokuroria shqiptare deklaroi dje se ajo do të priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për cështjen e 21 janarit, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrte. Sot burime nga Prokuroria e Përgjithshme, i thanë Zërit të Amerikës se vendimi që shpalli të pafajshëm dy drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, "do të cohej në Gjykatën e Apelit", pavarësisht motivacionit mbi të cilin u mbështet dje Gjykata. Më herët në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ishte ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.
 
Dje ambasada u shpreh e tronditur nga vendimi i pafajësisë për komandantët e Gardës duke vlerësuar se një vendim i tillë sipas saj “ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”. Që në mëngjes herët Gjykata e Tiranës ishte kundërpërgjigjur duke theksuar se “deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor përmes komenteve mbi një cështje përpara zbardhjes së vendimit, përpara qëndrimit të prokuorirsë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit” duke bërë thirrje që të “shmanget cdo qëndrim paragjykues ndaj këtij procesi”.
 
Por ambasadori Arvizu e kundërshtoi deklaratën e Gjykatës: “Me gjithë respektin për deklaratën e Gjykatës së Rrethit Tiranë sot në mëngjes, që sugjeronte se SHBA po ndërhyn në një proces gjyqësor, nuk jam dakord. Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbështet nga qeveria e Shqipërisë”, tha ambasadori amerikan duke ju referuar asistencës teknike që u ofrua për hetim. Laboratori Byrosë amerikane të hetimit, Fbi realizoi ekspertizën nga e cila rezultoi se tre manifestuesë ishin vrarë me plumba të dalë nga arma e komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe përgjegjësit të njësisë speciale Agim Llupo.
 
Ambasadori amerikan I bëri komentet e tij në përfundim të takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla i cili më pas pasdite u thirr nga presidenti Bujar Nishani. Për ngjarjen reagoi sot edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë Ettore Sequi. Ai i bëri jehonë komenteve të mbrëmshme të komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, i cili edhe një herë kishte përsëritur se “një sistem gjyqësor i papanshëm që të sigurojë procese gjyqësore të drejta është një parakusht në rrugën drejt BE dhe kishte bërë thirrje për shmangien e cdo polarizimi”.
 
Edhe Komiteti shqiptar i Helsinkit përmes një deklarate u shpreh i shqetësuar për vendimin e gjykatës i cili sipas këtij Komiteti “nuk të bind për drejtësinë dhe paanshmërinë e tij. Në të kundërtën, rrit edhe më tej mosbesimin e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë”. Komiteti Helsinikit vlerëson të gabuar edhe faktin që Gjykata ju referua një vendimi të Gjykatës së Strasburgut për të motivuar vendimin e saj, duke bërë, sipas Komitetit të Helsinkit “interpretime subjektive dhe të kundraligjshme”. Gjykata sipas këtij Komiteti nuk ka mbajtur parasysh se sipas Kodit penal të vendit “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: zefi nga: tirane
09.02.2013 07:09
A thua sikur mos te vinte ambasadori ne prokurori, a dota apelonte prokuroria vendimin e gjykates? une mendoj se JO, pasi prokuroria njejt si gjykata e ka te njejtin SHEF.


nga: Ilir nga: UK
09.02.2013 00:52
Edhe komiteti i helsingut i Edi Rames dhe "komunistave" eshte? Edhe Ambasada Amerikane dhe BE te Edi Rames dhe "komunistave" jane?

Djallezia dhe injoranca Berishiane nuk paska kufi. Me vjen keqe per z. Arvizo deshperimi dhe zhgenjimi i tij personal ishte mjaft evident dhe dallohej qarte gjate intervistes per ate qe di pak anglisht.


nga: albani nga: tirane
08.02.2013 22:19
Ky kryeminister e shkatrroj Shqiperin dhe e plaqkiti tan popullsine e Shqiperise me skemat piramidale qe i pat formu vet.
Ky kryeminister tentoj be bej grushte-shtet ne vitin 98 ku hini me dhune ne kryeminsteri.
Ky kryeminister vrau 23 vete ne Gerdec.
Ky kryeminister vrau 4 vete ne demostratat e tiranes.
Ky kryeminister ka uzorpu te gjitha institucionet e pa varura.
Ky kryeminister e ka turperu Shqiperin tue e shendrru ne vendi me korrupsion mate lart ne historine e shtetit shqipetare.
Ky ryeminister vodhi votat ne 2009
Ky kryeminister vodhi fitoren ne 2011 ne Tirane para syve te nderkombetareve.
Ky kryeministe.......
Dhe per gjitha keto ende nuk ka dhane kurrefar pergjegjesie.


nga: sami nga: shqiperi
08.02.2013 19:55
Po ku ka prokurori ne Shqiperi,
duhet te vij ambasadori ne prokurori, qe te jau qel syte juve prokuroreve se duhet te punoni diqka TURP per ket prokurori.


nga: bamir nga: itali
08.02.2013 19:08
Apeloni dhe harroni Komitetin e "Helsikit" te Edi Rames, por veproni si tha sot ambasadori amerikan: kush e nxiti demostraten, kush sulmoi policine dhe ne fund garda dmth. Edi Rama duhet te shkoje ne gjyg per 2 gjera nxitjen dhe sulmin e policise. Pas kesaj besoj se do kete drejtesi ne Shqiperi.


nga: edi asllani nga: tirane albania
08.02.2013 18:57
Do kisha dashur ti bej nje pyetje z.Mero,se nga i merr informacionet o. gazetar i nderuar, biri i nje ish antari te K.Q.te P.P.SH.Shkrimet tuaja gjithmone paraqisin nje koherence me platformen e opozites pra te P.S. ose pinjolles te P.P.SH.Nuk e kuptoje si VOA te paguan ty si gazetar i saje ,apo te tilla jane edhe pikpamjet e ekipit te seksionit shqip teVOA. Shame to you.


nga: Ilir nga: UK
08.02.2013 18:55
Te gjithe e dine ne Shqiperi se kjo deklarate e Gjykates se Tiranes eshte e shkruar nga dora e Sali Berishes te cilin ambasadori amerikan e quajti "burre shteti".

Mendoj se ambasadori amerikan ka pergjegjsin e larte qe perfaqson SHBA dhe duhet te tregohet burre e tu kerkoj falje familjeve te viktimave dhe popullit shqiptare qe i premtoi per drejtesi.

Ne Tirane njerezit e dine qe drejtesia e ka humbur besimin tek ata vite me pare gjate shqyrtimit te qeshtjes Gerdeci. Por, ajo qe ben dallimin kete here eshte besimi tek Amerika si garant i drejtesise, demokracise dhe te drejtave njerezore eshte minuar.


nga: halil nga: itali
08.02.2013 16:23
C'fare do ambasadori amerikan ne prokurori dhe ben presion te apeloje vendimin, ai me mire te bej presion te coj ne prokurori Zonjen Klinton o kedo tjeter per aty cfare i ndodhi ambasadorit amerkan ne LIBI.


nga: Anonim
08.02.2013 15:18
Eshte ne nderin dhe prestligjin e Prokurorise te Pergjithshme per ta apeluar vendimin e Gjykates te Tiranes per ngjarjen e 21 janarit ku i dha pafajsine gardisteve Ndrea Prendi dhe Agim LLupo ,Drejtesia ka vdekur ku bajlozet e drejtesise shetisin me makina te shtrenjta dhe me tre pale shtepi dhe bejne pazare te ndyra per gjyqet..Ish Prokurorja e Pergjithme Znj Ina Rama kerkoi ndihme per ekspertize Qeverise Amerikane dhe investigimim e beri FBI ,kjo kerkese u miratua nga Qeveria shqipetare e kualicionit Berisha--Meta..tani keta dy kopuke te cilet jane nga zonat periferike ku han pula gur njeri nga nje fshat i quajtur Vicidol dhe tjetri nga nje fshat i Skraparit te cilet kerkojne te vrasin shqipetare dhe te pasurohen ne menyre maramendese ,ne vitin 1997 vrate 2000 shqipetare dhe cdo dite po vrisni .Monika dhe Argita vrau ne mes te Vlores gjyqtarin Skerdilajd Konomi per Gjirin e Lalzit..bemat tuaja nuk kane te sosura por le te meret Shish me Visho Ajazi dhe PROKURORIA ME Z Adriaik LLalla..VEPRO TANI..


nga: ibrahim nga: gjermani
08.02.2013 15:02
Prokurori te filloi nga 20 janari,me ftesen per gjak dhe vrasje te rames ruqit,ngjeles e gjinushit,pastaj me 21 janarin kur u sulmua kryeministria dhe mos reagimin e kreut te shikut,presidentit dhe prokurorit.dhe ne fund me gardistet.kjo po qe do te ishte drejtesi.kush eshte fajtori dhe shkaku te zbardhet APO kujton se rama prap han ngjala tash me llallen.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Ministrja Kodheli takon sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli u takua sot me sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara Chuck Hagel.
Më tepër

SHBA, Banka Qendrore ndërpret blerjen e bonove

Politika disa vjeçare e blerjes së bonove të thesarit i ka mbajtur interesat bankare të ulëta
Më tepër

Llalla: Kemi dërguar para drejtësisë edhe zyrtarë të lartë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se janë arritur rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit
Më tepër

Çfarë rrezikon Pres. Obama në zgjedhje

Për presidentin Barack Obama zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongresin, që zhvilllohen të martën, janë shumë të rëndësishme
Më tepër

40 vjet nga ndeshja historike Ali-Foreman

Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin Kinsasha të Kongos e njohur si “Uturimë në xhungël” i shërbeu Aliut për të rifituar titullin e kampionit në boks për peshat e rënda
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Yeoman Warder walks through ceramic poppies that form part of the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" at the Tower of London in London Oct. 29, 2014. Each poppy represents a soldier killed during the WWI.
  • With the crowd of supporters reflected in the windows behind her, Kentucky Democratic senatorial candidate Alison Lundergan Grimes, right, speaks as former President Bill Clinton looks on during a rally in Louisville, Ky.
  • Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a press conference with Chile's President Michelle Bachelet at the Moncloa Palace in Madrid, Spain. Bachelet is on an official visit to Spain.
  • Military helicopters operate during a Greek joint military exercise ''Pyrpolitis'' at the Saronic Gulf, south of Athens.
  • An elderly man walks past a cartoon character painted on a school wall in Suruc, near the Turkey-Syria border, across from the Syrian town of Kobani, Oct. 29, 2014.
  • A worker paints one of the tombs at a cemetery in Manila ahead of the traditional All Souls' day on November 1. Millions across the Philippines will visit cemeteries to pay their respects to their dead.
  • A Hindu devotee pushes the foam away to make space for other devotees to worship the Sun god Surya in the polluted waters of the river Yamuna during the Hindu religious festival of Chatt Puja in New Delhi.
  • Picture taken on Oct. 29, 2014 with low speed exposure shows the class 40 monohulls by night in Saint Malo, western France, before the 10th edition of the Route du Rhum sailing race to start on Nov. 2, 2014.
  • The San Francisco Giants celebrate after Game 7 of baseball's World Series against the Kansas City Royals, Oct. 29, 2014, in Kansas City, Mo. The Giants won 3-2 to win the series.
  • Burlesque dancer Karis Wilde performs with a hoop during the Lucha VaVoom "Night of the Vampire" performance in Los Angeles, California, Oct. 29, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.