E premte, 30 janar, 2015

Lajme / Bota

Shinzo Abe emërohet kryeministër i Japonisë

x
Kryeministri i ri konservator i Japonisë Shinzo Abe emëroi kabinetin e tij të dominuar nga aleatë të ngushtë ndërsa kthehet në post me premtimin për të rigjallëruar ekonominë e dobët të vendit dhe për të mbajtur një qëndrim më të prerë për sfidat territoriale me fuqitë fqinje. Shinzo Abe është konfirmuar si kryeministër i ardhshëm i Japonisë, duke shënuar një kthim në pushtet për politikanin veteran dhe partinë e tij Liberal Demokrate.

Dhoma e ulët e parlamentit të Japonisë sot me shumicë dërrmuese votash i dha mandatin zotit Abe për të formuar një qeveri të re, dhjetë ditë pasi partia kondervatore mundi Partinë Demokratike të Japonisë në zgjedhjet parlamentare.

Zoti Abe është kryeministri i shtatë i Japonisë në gjashtë vite. Në vitin 2006 ai mori postin e kryeministrit, por një vit më vonë dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.

“Unë dua të mësojë nga përvoja e administratës sime të mëparshme, përfshirë vështirësitë, dhe synojë ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme”.

Partia Demokratike e Japonisë mori pushtetin në vitin 2009, duke i dhënë fund sundimit të gjatë dhjetëra vjeçar të Partisë Liberal Demokrate, por humbi mbështetjen e votuesve për shkak të dështimit  në përpjekjet për të përmirësuar ekonominë dhe perceptimit për mungesë të një udhëheqje të fortë.

“Ne do t’ia kalojmë administratës së ardhshme një vit e tre muaj të përpjekjeve që kemi bërë për trajtimin e çështjeve të rëndësishme të vendit. Shpresojmë se qeveria e ardhshme do t’i trajtojë këto çështje në një mënyrë të përshtatshme”.

Zoti Abe ka udhëhequr Partinë Liberal Demokrate drejt fitores me një platformë e cila bënë thirrje për lehtësimin e politikave monetare dhe rritjen e shpenzimeve publike për të ringjallur ekonominë japoneze. Ai gjithashtu u zotua se do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës për mosmarrëveshjet territoriale në Paqësor.

Zoti Abe emëroi ish-kryeministrin Taro Aso në postin e ministrit të financave. Fumio Kishida, një ish ministër i shtetit për çështjet që lidhen me ishullin Okinawa, do të marri postin e ministrisë së jashtme.

Partia Liberal Demokrate ka fituar 293 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 480 vende, ndërsa partneri i saj i koalicionit New Komeito ka fituar 31 vende. Partia Liberal Demokrate ruajti kontrollin në dhomën e lartë të parlamentit e cila ka më pak fuqi.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Beogradi mohon akuzat për krime lufte ndaj shefit të ushtrisë serbe

Autoritetet më të larta politike serbe reaguan me zemërim ndaj pohimeve se shefi i shtabit të ushtrisë serbe është përfshirë në krime lufte në Kosovë.
Më tepër

Ende pa zgjidhje gjendja e pengjeve të ISIS-it

Familjet e një gazetari dhe një piloti ushtarak jordanez vazhdojnë të jenë në pritje të një njoftimi për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa skadoi edhe një tjetër afat për mundësinë e shkëmbimit të tyre me një të burgosur
Më tepër

Parlamenti shqyrton Gjykatën e Lartë dhe KQZ-në

Shumica rrëzoi dekretet e Presidentit Nishani mbi Gjykatën e Lartë dhe Kontrollin e Shtetit dhe zgjodhi 3 antarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Më tepër

SHBA: Përmirësohet tregu i punës

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës thuhet se kërkesat për përfitimiet e papunësisë ranë në nivelin më të ulët në 15 vjet
Më tepër

Jacobson: Dhuna në protesta – e papranueshme

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive