E dielë, 26 prill, 2015

Lajme / Ballkani

Retorikë nacionaliste në Shqipëri e Kosovë?

x
Ardita Simicia
Disa thirrje të dëgjuara muajt e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat mjaft vëzhgues i quajnë retorikë nacionaliste, kanë hapur debate dhe kanë zgjuar reagime të forta nga Shtetet e Bashkuara. Dy ish-zyrtarë amerikanë, ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker dhe ish-analisti i CIA-s David Kanin komentojnë lidhur me domethënien e këtyre deklaratave në kontekstin e zhvillimeve politike në Ballkan:

Komentet e fundit me nuanca nacionaliste si në Shqipëri dhe Kosovë kanë bërë bujë të madhe në shtyp dhe nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së autoriteteve amerikane.    David Kanin, ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht pedagog në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, thotë se komente të tilla janë një temë e njohur në Ballkan. Ai e shikon retorikën e kryeministrit Berisha si një manovër politike për të forcuar pozitat para zgjedhjeve:

"Mendoj se ai thjesht kërkon të ruajë pushtetin, prandaj nuk besoj se ka ndonjë përparësi thelbësore që e motivoi në këto deklarata. Përparësia është ruajtja e pushtetit,” shprehet ish-analisti i CIA-s.
 
Objektivi i komenteve mund të jetë afat-shkurtër, shprehet zoti Kanin, por tronditja do të vazhdojë të ndjehet edhe pas zgjedhjeve:

“Për fat të keq fjalët dhe emocionet mbeten. Ai mund ta ndryshojë mesazhin, politikanët bëjnë gjëra të tilla, por mesazhi për popullatën jo-shqiptare në rajon do të mbetet. Ata do të tregohen të vëmendshëm sepse e kanë të qartë që i njëjti mesazh do të ngrejë përsëri krye. Sepse nëse kryeministri Berisha mendon se kjo është mënyra për të siguruar vota tani, ndoshta dikush tjetër do të mendojë të njëjtën gjë më vonë,” paralajmëron analisti David Kanin.

Ndjenja të tilla vërehen në të gjithë Ballkanin, shprehet analisti. Por ai shton se nevojitet një analizë gjakftohtë në ballafaqimin me realitetin brenda territoreve shqiptare dhe jashtë tyre:

“Nuk është aspak e papritur që të shprehet kjo ndjenjë. Shqiptarët nuk janë unikë në këtë sjellje. Por ngrihet pyetja: A është vërtetë e njëjta popullatë. Ka dallime linguistike, ka dallime ekonomike. Njerëzit jetojnë ndryshe në pjesë të ndryshme të Shqipërisë krahasuar me njerëzit në Kosovë apo Maqedoni. Ka dallime sociale, pasi jetojnë në rajone të ndryshme. Dhe jetojnë në shtete të ndryshme, pra dallojnë edhe për sa i përket jetës politike. Si rezultat ka dallime në mesin e shqiptarëve dhe dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve. Pra nuk është një univers i njëtrajtshëm shqiptar që mund të bashkohet automatikisht. Do të ketë probleme konkurrence me vendet e tjera. Sa shtete do të ketë, si do të hartohen kufijtë. Nëse ndryshohen kufijtë, si do të ndryshohen – me marrëveshje apo me konflikt?” pyet zoti Kanin. 

Zoti Kanin pohon se nuk është absurde që të ngrihen për diskutim tema të tilla, por ai shton se politikanët që i hapin këto tema duhet të jenë të përgatitur për reagimet dhe kritikat që vijnë pas. Dhe reagimet nuk kanë munguar. Është plotësisht e pritshme që Shtetet e Bashkuara të mbajnë qëndrim ndaj këtyre deklaratave, thotë ish-ambasadori amerikan në Nato, Kurt Volker:

“Kjo për faktin se Shtetet e Bashkuara luajtën një rol aq të rëndësishëm për të sjellë qëndrueshmëri në Ballkan, për të ndalur konfliktin në Kosovë, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO; të gjitha këto përfitime nuk duhen vënë në rrezik me retorika të tilla,” thotë ish-ambasadori amerikan në NATO.

Zoti Volker e pranon se integrimi evropian nuk ka ecur me ritmin e duhur, duke shkaktuar një padurim dhe shpesh edhe irritim të natyrshëm në vendet ballkanike që aspirojnë antarësimin. Duke u ndalur tek komentet e Kryeministrit Thaçi, pas ngecjes së liberalizimit të vizave me BE-në, ai paralajmëron që probleme të tilla të mos përdoren si shkas për t’i kthyer shpinën Perëndimit.

Kosova, shprehet ai, nuk ka alternativë tjetër përveç antarësimit në BE. Ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kurt Volker u bëri thirrje shqiptarëve në Ballkan t’u përmbahen përparësive immediate që i shërbejnë të ardhmes afat-gjatë:

“Marrëdhëniet më të ngushta, hapja e kufijve, udhëtimi i lirë, heqja e pengesave për punësim, të gjitha këto janë të mirëpritura. Ajo që është shqetësuese është kur diskutohet ideja që, në mungesë të integrimit në BE, të ndryshohen kufijtë për të krijuar një Shqipëri të madhe”. “Në Ballkan kemi shtete shumë delikate dhe loja me kufijtë e këtyre vendeve në një moment të tillë, kur nuk ka institucione të forta politike, nuk ka një kulturë të mirëfilltë respekti të ndërsjellë dhe pajtimi ndëretnik, situata mund të acarohet nga retorika të tilla", shprehet zoti Volker.       

Deklaratat dhe reagimet pritet të fashiten pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të analistëve, por kjo temë nuk duket se do të zhduket nga debati publik në një të ardhme të afërt. Zoti Kanin thotë se asgjë nuk është zgjidhur në territoret që shtrihen në jug të lumit Sava. Ndalja e konflikteve të viteve ’90 mund të ketë mbyllur një kapitull të përgjakshëm, por nuk ka eliminuar pikëpyetjet dhe pretendimet e popujve ballkanikë mbi hartën politike të gadishullit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ibrahim nga: Gjermani
07.03.2013 13:07
Dergova diten e djeshme Dy komente dhe mendova se po i bej komentet Tek zeri Amerikes,Por si duket ato paskan shkuar tek Vladimir Putin,cenzuruesi kryesore i lirise apo bijte e Enver hoghes.turp te keni.edhe zeri i popullit do ti botonte sepse bullgaret maqedon rrahin dhe vrasin ende shqiptare,po ashtu serbet,e qfare jemi ne shqiptaret te na perdore kur te doje Amerika ta zeme te na ler 50 vite nen e rusi se bashku me be dhe tash te formoj republika srbska ku te doje.une e di se ne zerin e amerikes ende ka stalinista te perbetuar shqiptare edhe pse komunizmi eshte i ndaluar atje.


nga: imer nga: imeri
03.03.2013 13:45
Na miq e tan nuk duhet ti harrojna, po ne duhet tja
qartosjm miqvme tan se na jena té gjith SHQIPTAR! nuk
jan vetem tè Shqiprijes Shqiptar, e tjert jané Kosovar, maqedon, e
malazez, Cam, edhe do vetem popullat e Lugines : Presheves
Pér vec Shqiprijes; e te kto tjeret vende MOHOHEN, edhe sot
nè menyr tradicionale.E te kto pika duhen Politikant Shqiptar Unik me qen ,.


nga: shqiptar nga: austri
27.02.2013 14:27
Do te ishte nje kontribut i vlefshem per demokratizimin e Ballkanit nese do te mund te benim dallimin midis kesaj "retorike" nacionaliste shqiptare qe u imponua nga atmosfera e festimeve te 100 vjetorit te pamvarsise, dhe veprimeve ultranacionaliste genocidale qe kane ndermare ne vazhdim fqinjet tane serbe e greke ndaj nesh.
"E pyeten popullin keta njerez qe leshuan thirrje HISTERIKE nacionaliste ?" thote njefare Xhevahiri nga Durresi qe eshte bere si korespondent i regullt i VOA.
Mire zoterijte Kanin e Volker qe mbase nuk paten rastin te shohin ato qindra mijra shqiptare qe ne menyre spontane, pa organizim politik u grumbulluan nga te gjitha viset shqiptare per te shfaqur dashurine e tyre per kombin ne 100 vjetorin e festes se tyre kombetare, po si eshte e mundur qe nuk e paska pare kete Xhevahiri ne Durres ?
A ishte Berisha e politikanet e tjere qe nuk e pyeten popullin, apo e kunderta. Ishte populli qe nuk i pyeti ata ?


nga: D
24.02.2013 20:36
Deklaratat nacionaliste te Berishes jane shume te demshme dhe do ti kostojne pushtetin. Shqiperise e Kosoves i duhet te ngrene ekonomine e mireqenjen e popujve ne dy anet e kufirit. Lufta sjell vetem shkaterrim jete te njerezve. Anglisht flet Australia, USA, Kanada e angli por jane shtete te ndryshme ashtu sikurse Belget e Francezet flasin frengjisht e Austriaket e Gjermanet Gjermanisht. Vetem politikanet pa vizion ballkanas kane mbetur me mentalitetin e shekullit e 19-20. Me vjen keq se vendi do perfundoje ne dore te Rames por nga pikepamja globale me mire nje te korruptuar si Rama sesa dikush qe i hedh zjarr benzines e mund te shkaktoje tragjedi per mijera njerez.


nga: sali bollati nga: new york
23.02.2013 16:59
Te kerkojsh te drejtat e popullesise shqiptare te Camerise martire, nuk eshte nacionalizem!
Nacionalizem jane pretendimet mesjtare greke per Shqiperine e Jugut. Ato duhen kritikuar dhe denuar konforme ligjeve nderkombetare ne fuqi!.
Kerkesa me se e drejte ndaj Genocidit te 1944-1945, qe ushtruan qarqet shoviniste greke ndaj Shqiptareve autoktone mijeravjecare te Camerise eshte nje detyre ecdo shteti per bashkeatdhetaret e tije, kudo qe ndodhen. Kjo nuk eshte nacionalizem. Kerkesa qe te cfuqezohet ligji i luftes se 1940, eshte kerkese per te eliminuar nje fiasko diplomatike qe dy vende antare te NATOs qenkan ne lufte??! A nuk e dine nderkombetaret se kush eshte "Greqia europiane". Ajo nxit ne te gjitha format nacionalizmin bizantin ballkanik! Ajo, dembelja dhe lypsja e Europes dhe njekohesisht nxitese e trazirave duhet te perjashtohet nga BE dhe NATO nje dite e me pare!!


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
22.02.2013 18:30
Shtrohet pyetja: E pyeten popullin keta njerez qe leshojne thirrje hesterike nacionaliste? Mire, do te dalim dhe te luftojme me mullinjte e res. Po ku kemi ushtri ne, ku jane topat e tanket, ku gjenden avionet dhe municioni? Mire, shume mire. Po kemi miell e vaj apo do te hame edhe ne levore e bar si partizanet? Mire se do te dalin me lufte. Po cilet do te na prijne, ata qe nuk kane lene xhep pa vjedhur dhe na jane bere deputet, ministra e politikane? Ja do degjojme Ata dhe do vemi ne lufte. Po kur te fitojme luften keta do i kemi ne pushtet e politike?

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.04.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Dilema greke

A po tërhiqet Greqia nga Eurozona ?
Më tepër

Si ndoshi termeti në Nepal ?

Agjencia Gjeologjike Amerikane jep spjegimet
Më tepër

Konferenca shkencore mbi tranzicionin dhe demokracinë shqiptare

Studiuesi i njohur Biberaj tha se shkelja e ligjit është bërë një dukuri e përphapur dhe kjo ndikon për keq në ndarjen e pasurive të vendit me punë të ligjshme.
Më tepër

Përvjetori i Luftës Civile amerikane

Përkujtohet 150 vjetori i përfundimit të Luftës Civile
Më tepër

Obama vlerëson komunitetin e zbulimit

Presidenti shprehu keqardhje për vrasjen e dy pengjeve civile
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • People attend a commemoration ceremony to mark the centenary of the mass killing of Armenians by Ottoman Turks at the Tsitsernakaberd Memorial Complex in Yerevan, Armenia.
  • An Egyptian youth carries a lit flare as supporters of the Muslim Brotherhood gather in the El-Mataria neighborhood of Cairo, to protest the 20-year sentence for ousted president Mohammed Morsi and verdicts against other prominent figures of the Brotherhood.
  • A view of the Calbuco volcano in Puerto Varas, Chile. Southern Chile remained on alert Friday for another eruption from the volcano after it burst into life this week in spectacular, fiery fashion for the first time in half a century, forcing 5,000 people to evacuate and lighting up the night sky.
  • A girl drinks water from a faucet amid an acute shortage of clean drinking water in Sanaa, Yemen.
  • Old photographs of Australian soldiers are projected onto an office building alongside a bronze statue at the Cenotaph war memorial on ANZAC (Australian and New Zealand Army Corps) Day in Sydney. Commemorations on Turkey's Gallipoli peninsula on Friday marked the 100th anniversary of a World War I battle that helped shape the birth of new nations.
  • Special Forces soldiers of the Shanghai Cooperation Organization (SCO) member states take part in joint military exercises in the Shamshi gorge, some 100 km of Bishkek, Kyrgyzstan.
  • People sleep on the floor as they line up for the opening of a new Apple Store in Hangzhou, Zhejiang province, China. The 19th Apple Store in mainland China and second one in the city opened on Friday.
  • Members of the Korean Confederation of Trade Unions shout slogans while raising banners reading "Let's end Park Geun-hye and Let's go on general strike" during a rally against government policy in Seoul, South Korea. Thousands of protesters marched in cities across the country denouncing the labor policies of the increasingly unpopular president.
  • A relative of a victim cries in front of a monument erected in memory of the victims of the Rana Plaza building collapse as they gather at the spot on its second anniversary in Savar, near Dhaka, Bangladesh. Bangladesh suffered its worst industrial disaster when the illegally-built, multi-storied building collapsed in 2013 killing 1,127 people and injuring about 2,500.
  • Two tigers play at the Tiger Temple in Kanchanaburi province, Thailand. Thai wildlife officials began a headcount of nearly 150 tigers kept by monks at the controversial temple which has become the center of a dispute over the welfare of the animals.
  • A robot sits between students at the RoboCup German Open 2015 in Magdeburg, Germany. Around 200 teams from 14 countries demonstrate state-of-the-art robotics with competitions using soccer, rescue, and service robots.
  • A man takes pictures of the art installation "Overcoming Boundaries" by German conceptual artist Ottmar Hoerl in Berlin. The project, consisting of some 1,000 sculptures of the Einheitsmaennchen (Unity Man) is to commemorate the 25th anniversary of German reunification.
  • Nepal’s Kumari, or living goddess, adjusts her ornament as she watches the Rato Machindranath chariot Festival in Lalitpur. Nepal's living goddesses are young pre-pubescent girls considered by devotees to be incarnations of a Hindu goddess. Selected as toddlers, living goddesses usually keep their positions until they reach puberty.
  • A man fishes while sitting on a bench on the Stanley Bridge in the Stanley neighborhood of the Egyptian port of Alexandria.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.