E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

John Kerry, kandidat i pritshëm për Sekretar Shteti

Senatori demokrat ka një përvojë të pasur në skenën botërore, që e ka fituar gjatë një karriere të tërë në shërbimin publik

x
Madhësia e gërmave - +

Turnetë nëpër botë nuk janë diçka e re për John Kerrin, pesë herë senator dhe aktualisht kryetar i komisionit të jashtëm të senatit. Puna e ka çuar atë shpesh në zona konflikti dhe e ka mbajtur në kontakt të ngushtë me udhëheqës kudo në botë.

I lindur në vitin 1943, zoti Kerry u maturua gjatë presidencës së John Kennedit, që për të ishte burim i vazhdueshëm frymëzimi.

“Kur isha në shkollë të mesme, John Kennedy i bëri thirrje brezit tim që të angazhohej. Ishte fillimi i një rruge të gjatë, koha për të marshuar në favor të të drejtave të njeriut, të drejtat e votës, për mjedisin, për gratë, për paqen. Ne besonim se do të ndryshonim botën. Dhe e ndryshuam.”

Pasi mbaroi Universitetin Yale, zoti Kerry mori pjesë në luftën e Vjetnamit në fund tyë viteve 60, ku u nderua me medalje. Pas kthimit, ai e dënoi luftën dhe ato që pa me sytë e tij në Vjetnam.

“Trupa të copëtuar, vrasje civilësh, fshatra të rrafshuar.”

Fushata e tij kundër luftës dhe politika e qendrës së majtë nuk i pengoi ambiciet e tij politike. Një dekadë pasi u diplomua për drejtësi, në vitin 1984 zoti Kerry vuri kandidaturën për në Senat në shtetin e tij Massachusetts dhe fitoi.

Ndonëse shpesh i eklipsuar nga Edward Kennedy, një tjetër senator i këtij shteti, zoti Kerry u dallua në hetimet rreth çështjes Iran-Contra gjatë administratës së presidentit Reagan në fund të viteve 1980. Ai ka punuar për çështjen e ushtarëve të humbur në Vjetnam, për mospërhapjen e armëve dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Në vitin 2004, zoti Kerry vuri kandidaturën për president dhe fitoi emërimin e Partisë Demokrate.

“Unë e di se deri ku shkon fuqia jonë dhe e njoh fuqinë e idealeve tona. Ne duhet ta bëjmë edhe një herë Amerikën një fanar në botë. Kemi nevojë të na respektojnë dhe jo vetëm të na kenë frikë”.

Ai humbi por mbeti anëtar i senatit. Në vitin 2009, zoti Kerry kryesoi seancën e konfirmimit të sekretares së shtetit, Hillary Clinton.

“Hillary Clinton ka demonstruar inteligjencën për t’u përballur me çështjet e ndërlikuara përpara nesh.”

Analisti politik Thomas Mann thotë se zoti Kerry është i përshtatshëm për t’u bërë kryediplomati i Amerikës.

“Senatori Kerry është i mençur dhe me pervojë. Mendoj se ai do të jetë një diplomat dhe partner i efektshëm në formulimin e politikës së jashtme të administratës.”

Ndaj kandidaturës së zotit Kerry nuk pritet të ketë kundërshtime serioze nga kolegët e tij të senatit. Senatori republikan John McCain kohët e fundit la të kuptohet se konfirmimi i zotit Kerry do të ishte i sigurtë, madje ai iu referua Kerrit si “Zoti Sekretar”.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive