E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Buxheti i ri parasheh investime e rritje ekonomike

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Qeveria dhe opozita debatuan sot në komisionin parlamentar të ekonomisë mbi projekt-buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, veçanërisht për rritjen e mëtejshme të borxhit publik. Ministri i financave, Ridvan Bode, duke shpjeguar projekt-buxhetin e ri deklaroi se dy janë qëllimet e tij kryesore; të sigurojë një rritje ekonomike 4 për qind, dhe të vazhdojë investimet publike. Zoti Bode tha që, pavarësisht nga kriza ekonomike në rajon dhe nga afrimi i zgjedhjeve, investimet publike dhe rritja ekonomike do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, pagat dhe pensionet do të rriten me tëj. Sipas tij, “të gjitha do të bëhen pa borxhe të reja, dhe po mbulohen nga shkurtimi i shpenzimeve dhe nga mbledhja më e mirë e taksave dhe të ardhurave brenda vendit pa marrë financime nga jashtë”.
 


Zoti Bode tha se projekt-buxheti është fokusuar tek rritja ekonomike, edhe pse kriza në rajon po ushtron presionin e saj edhe në Shqipëri. Ai tha se niveli i borxhit është mbajtur nën kontroll dhe treguesit makroekonomikë janë të qëndrueshëm.
 
Por opozita shprehu shqetësim për rritjen e mëtejshme të borxhit publik në 62,6 për qind nga qeveria, duke tejkaluar dhe hequr fare madje kufirin maksimal të deritanishëm prej 60 për qind. Deputetja socialiste, Mimi Kodheli tha se “ekonomia është në gjendje të vështirë dhe mbi të po rëndojnë borxhe të reja dhe të vjetra, borxhe të dukshme dhe të fshehura, ndaj bizneseve vendase e të huaja, për punë publike të kryera dhe të papaguara”.
 
Projekt-buxheti parashikon investime sa 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, gjë që opozita e sheh me shqetësim se do të rritet më tej pa kufizim niveli i borxhit publik. Banka Botërore dhe FMN kanë parashikuar një rritje ekonomike të papërfillshme për Shqipërinë vitin tjetër, vetëm 0,5 për qind dhe u kanë kërkuar autoriteve që të ulin sa më parë nivelin e borxhit publik, i cili është afër tavanit ligjor prej 60 për qind.
Ato madje kanë sugjeruar që të hiqet dorë nga rritja e pagave dhe pensioneve në kohë krize dhe një pjesë e madhe e parave nga privatizimi i kompanisë Albpetrolit të përdoren për të shlyer borxhet, të cilat po frenojnë investimet e huaja dhe kompanitë prodhuese.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Vasel Malaj nga: SHBA
24.11.2012 16:08
Ne kohen e Diktatures komuniste kur Populli ishte duke ngordhur urie dhe komunizmi po shkermoqej si ne gjithe Europen Lindore edhe ne Shqiperi, komunistet thonin: Shqiperia qendron si shkem "Graniti" ne brigjet e Adriatikut!!!. SHqiperia nuk njef kriza!!!! Kapitalizmi eshte duke dhene shpirte!!! E tjera, e te tjera pallavra qe sot i ndigjojme nga Komunsto-Hajdutet Sali Berisha dhe Ridvan Bode. Pjella e PPSH e vendosur djathtas e majtas po rraposin Shqiperine e popullin shqiptar sa andej kendej me vjedhje, mashtrime, trafiqe e krim te organizuar. Poshte kjo pjelle e keqe e mbare njerzimit dhe e popullit shqiptar.


nga: Anonim
24.11.2012 08:48
Miratimi i projekt buxhetit ne komisionin ekonomise ishte nga me te dobtit per 22 vjet demokraci dhe ajo qe u vu re eshte se borxhi publik nga 60% qe ishte eshte shtuar ne 62,5% kjo tregon paaftesine per te rigjenuar ritjen e prodhimit neto..Z Bode shtepie dhe shteti nuk mbahen me miell hua sepse mbetesh borxhli i keq dhe faqezi.pse Z Bode nuk beni investime ne bujqesi duke bere reforma te perbashketa me opoziten sepse bujqesia eshte ceshtje e te gjithe shqipetareve ku mer produkte bujqesore dhe blegtorale rreth 500 milion euro inporte nga vendet e rajonit dhe Evropa.pse e lejove Cez dhe sistemin energjitik ne nje piramide si ajo e vitit 1997 ku institucionet e shtetit nuk paguajne faturat e dritave si dhe zonat veriore te Shqiperise,, Z Bode ne Shqiperi ne shqiperi ke 55 pasanike te medhenj pse nuk paguajne pak me shume duke vene taksen progresive ,pse nuk mer shembull nga 200 milioneret Patriote amerikane te cilet do te paguajne me shume per te ballancuar ekonomine dhe duke ja lehtesuar dhimbjen shtresen te varfer dhe te mesme..por ke gjetur menyre per te shtypur te varferit shterngoni rypin kush te jetoje le te jetoje,,Politika Z Bode eshte art dhe nuk eshte gje tjeter Politike ,por shprehje e koncentruar e ekonomise...fut mendjet e ndritura ne specialitetin ekonomise dhe te huaj dhe bej nje projek buxhet ambicioz dhe kurajoz per ta bere ekonomine te forte..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive